Pse këta s’e vrasin Bashkimin?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Frrok Çupi

 

Bashkimi tani mund të quhet edhe një ‘baba’. Përderisa miqtë që i shkruajnë i thonë se ‘do të shihemi prapë në qiell’, nuk e tepron nëse thua ‘baba’. Babai është atje lart e nuk vritet

Jam çuditur hidhët kur kam lexuar nëpër rreshta disa të tjerë që i sulen.., s’e di kujt, ndoshta edhe këta i sulen hapësirës qiellore: ‘ça more, me Bashkim Finon, ditë zie kombëtare?!… Po për Pjetër Arbnorin pse nuk mbajtët?!’. I kam lexuar vetë dhe jam hidhëruar vërtet. Jo pse nuk e duan Bashkimin si ‘baba’ të kombit, por pse nuk e kemi edhe Pjetrin. Pjetrin, njeriun e pa cenueshëm, e vranë të bijtë.

Ja kaq e thjeshtë është:

Në hapësirën tonë politike nuk kemi thjesht dy parti, ose dy krahë idesh. Më duket se kemi dy grupe ‘fetare’, mes të cilave njëra e vret baballarët, ndërsa tjetra jo vetëm nuk i vret, por edhe i laton, i rikrijon, i thërret ‘papa’. Partia Socialiste, që tani prej tetë vjetësh ndodhet në maxhorancë, nuk e vrau Bashkimin; nuk ka vrarë asnjë nga të vetët. Partia Demokratike i ka vrarë të gjithë, edhe Pjetër Arbnorin; vrasjen e ka bërë rit.

Pse nuk u vra Bashkimi?

Po të ndodhte ky krim, fare lehtë mund të ndodhte në tre a katër herë. Hera e parë ishte ajo historia me helikopter, në 10 mars 1997. Bashkimi u nominua si kryeministër. Presidenti ishte në dy mendje: A për t’u larguar nga vendi, a për të gjetur një rrënjë ku të mbahej!?. Plot gëzim i tha Bashkimit me telefon nga Tirana në Gjirokastër se ‘po të dërgoj helikopter, ata rebelët mund të të vrasin’. Në atë moment Bashkimit i erdhi afër frika: Berisha mund ta vriste në ajër, ndërsa do të fajësonte ‘rebelët’. Por ia kishte nevojën ta kishte të gjallë në Tiranë… Hera e dytë ishte kur hyri në presidencë; të gjitha zyrat ishin kthyer në fjetore të luftëtarëve privat që mbronin presidentin; çdo gjë mund të ndodhte me njerëz të nxehtë. Hera e tretë- kur i zunë pritë po banditët e shtetit në hyrje të Shkodrës, maj 1997…

Lexo edhe :  Fenomeni Jorida Tabaku dhe Ilir Alimehmeti mund të jetë shpresë për PD-në

Por sidoqoftë, Bashkimin nuk e vrisnin të tijtë, domethënë Socialistët. Vrasja nga kundërshtari nuk quhet në këtë rast.

Po demokratët pse i vranë baballarët e vet?

Baballarët demokratë që u kositën menjëherë pas fitores së PD, në fakt, ishin kolosë; kolosë të mendimit, të guximit, të intelektualizmës. Por u qëruan nga brenda, që nga 4 dëshmorët e 2 prillit deri te Jozefina Topallli. Cila ishte arsyeja? Arsyeja vjen nga frika. Frika vjen nga posti, posti dhe frika janë bashkë që në epokën e Shekspirit ose që nga Republika Romake. Por në epokën moderne të vrasin edhe disa njerëz ‘të egjër’ që i çojnë studio më studio. Në Romën e lashtë vrasja e babait quhej ‘patricide’ (që vjen nga fjala latine ‘pater’ dhe fjala tjetër ‘suffix-cida) konsiderohej si krimi i vetëm për të cilin civilët mund të dënoheshin me vdekje.

Po pse ndodh dallimi te ne mes dy grupimeve ‘fetare’, ku njëra e kryen aktin e vrasjes së babait, ndërsa tjetra jo. Partia Socialiste, e cila e ka origjinën te Partia Komuniste, ku pa pushim janë ekzekutuar ‘baballarët’, tani nuk vret më. Kjo duket se vjen nga reflektimi; PS e ndjen se duhet ndryshuar në thelb dhe prandaj nuk vret. Ndërsa PD (feja që vret babanë) ka guximin që të zgjasë në kohë ritin e partive staliniste.

Kohët e fundit, brenda Partisë Demokratike, madje edhe mes udhëheqësve më të përkëdhelur nga Berisha, ka nisur të ligjërohet ‘vrasja e babait’, duke nënkuptuar vetë Berishën, i cili ka mbetur i vetmi ‘baba’ që i ka qëruar të gjithë të tjerët. Atëherë, çfarë është kjo? A mos vallë është aplikimi i ligjit të zhdukjes, i aplikimit mbi vetë autorin?

Po ndodh ‘patricide’, kjo duket qartë.

Të fundit

Macron flet nga Tirana: Rusia po refuzon mundësinë e armëpushimit pa kushte

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, përmes një statusi në Instagram bëri të ditur se presidenti rus Vladimir Putin nuk...

“Paqe minimaliste” në Stamboll, Ukraina dhe Rusia do të shkëmbejnë 1000 robër lufte

Ukraina dhe Rusia kanë rënë dakord që të shkëmbejnë të burgosurit e luftës. Ministri ukrainas i Mbrojtjes, Rustem Umerov ka informuar gazetarët ukrainas për...

Rrugët kthehen në lumenj në Spanjë, breshri zbardh zonat turistike

Një stuhi e madhe breshri dhe shiu ka goditur Spanjën Jugore, duke mbuluar me akull plazhet e njohura turistike dhe duke përmbytur rrugët në...

Vinicius po bën lojë të dyfishtë me Real Madridin, Perez kupton “filmin”

Vinicius Junior po negocion ende për rinovimin e kontratës me Real Madridin, por po bën lojë të dyfishtë, sepse agjentët e tij po flirtojnë...

“Kisha vënë bast”, Stresi zbulon takimin me Noizyn pas Zgjedhjeve

I ftuar në TAR, Stresi foli për karrierën e tij, planet e afërta muzikore dhe sigurisht, si gjithmonë kur bëhet fjalë për Stresin, për...

Lajme të tjera

Web TV