Denis Saatçiu: Nevojat që ka vendi më bënë pjesë të politikës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Intervistoi: Aurela Xhika

“Vij nga një familje qytetare beratase me tradita të vjetra që ka kontribuuar shumë në qytetin e Beratit dhe ndjej një dashamirësi tek të gjithë njerëzit që takoj”

I angazhuar prej disa vitesh në mësimdhënie në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, pedagogu Denis Saatçiu, tanimë ka ambicie edhe politikën. Në një intervistë për gazetën “Fjala” ai thotë:

 

Pse vendosët që të bëheshit pjesë e politikës?

Unë kam lindur dhe rritur në qytetin e Beratit, mbarova shkollën e mesme aty dhe vazhdova studimet e larta në Universitetin e Tiranës. Pasi përfundova studimet qëndrova aty si pedagog dhe jam aty prej thuajse 13 vitesh. Gjatë kësaj periudhe kam patur mundësinë të kontribuoj për formimin tim personal, ku jam edhe doktor shkencash, por shumë projekte edhe për digjitalizimin e vendit. Mendoj se të gjithë intelektualët nuk duhet të kontribuojnë vetëm për formimin e tyre personal, por në momente të caktuara edhe më të madh dhe të shikojnë se ku është më e mira të investojnë për vendin. Në ndryshim nga herët e tjera, unë mendoj se tashmë jam më i pjekur sepse në zgjedhjet e kaluara kam patur një moshë edhe më të re dhe mendoj se ishte momenti i duhur për t’u angazhuar në politikë.

 

Ju renditeni i teti në listën e kandidatëve të Partisë Demokratike në Berat, sa i rrezikuar ndiheni për të fituar mandatin e deputetit?

Nuk ndihem aspak i rrezikuar, e shikoj pak më ndryshe. Unë nuk kam qene më parë i angazhuar në parti, sikurse e përmendja kam qenë i fokusuar në formimin tim personal dhe jam pjesë e procesit të afrimit të figurave të reja në Partinë Demokratike. Kalova të gjitha fazat, që nga propozimi në degë, miratimi nga Komisioni dhe votimi në degë dhe duke parë kodin aktual, Partia Demokratike ka përzgjedhur një listë që është shumë e plotë. Është mëse e kuptueshme që nuk mund të jenë të gjithë të parët, ka pozicione politike, njerëz që janë faktor të zonës, por në listë janë përfshirë edhe persona që kanë një kontribut, jo vetëm në zonë, por edhe në shoqëri. Sot, kodi të lejon që njerëzit të votojnë kë kanë dëshirë, kështu që Partia Demokratike ka përzgjedhur një larmishmëri figurash dhe profilesh. Unë dëshiroj dhe shpresoj se qarku i Beratit të votojë për të rinjtë.

 

Jeni çdo ditë në terren në takime me njerëzit, sa dashamirës janë ata kundrejt jush personalisht dhe Partisë Demokratike?

Unë kam patur një dilemë në lidhje me angazhimin politik. A duhet të lija jetën profesionale dhe të angazhohesha në politikë? Nevoja që ka vendi sot dhe thirrjet e vazhdueshme që më ishin bërë që të bëhesha pjesë e politikës, por edhe qyteti ku jam lindur dhe rritur më bënë të përfshihesha. Unë vij nga një familje qytetare beratase me tradita të vjetra që ka kontribuuar shumë në qytetin e Beratit dhe ndjej një dashamirësi tek të gjithë njerëzit që takoj. Veç njohjes personale me mua apo me familjen time vë re që njerëzit më takojnë me shpresë shumë të madhe. Ata kanë kaluar një kohë shumë të vështirë dhe shikojnë tek partia Demokratike dhe tek të rinjtë një shpresë për të ardhmen, një shpresë për ndryshim.

 

Në Berat kandidojnë edhe figura të rëndësishme të partive të tjera, përmendim këtu z.Klosi, z.Naço, z.Maliqi. Si e shihni këtë “betejë” me kundërshtarët tuaj politikë?

Në fakt, un jam gëzuar kur kam dëgjuar emrat sepse e kam më të lehtë përballjen, Nuk ndihem i rrezikuar pasi un jam një figurë e re në politikë, kam arritjet e mia profesionale dhe i kam “armët” më të forta kundrejt kundërshtarëve.

 

Berati është një ndër qytetet më të pëlqyera nga vizitorët, qofshin këta vendas apo të huaj. Si kanë qenë investimet e qeverisë, duke patur parasysh se ministri i Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosi është deputet i kësaj zone?

Beratasit kanë një dashuri për qytetin e tyre, është një qytet shumë i bukur dhe i paqtë, por ky qytet ka një bukuri që nuk e kemi sjellë ne, por na e kanë lënë të parët tanë. Që në kohët e mëparshëm njerëzit kanë bashkëjetuar shumë mirë me njëri tjetrin edhe pse në hapësira aq të ngushta është e vështirë që njerëzit të mos kenë probleme dhe kjo gjë tregon se kanë patur qytetari shumë të lartë dhe ne duhet të bëjmë çmos që këtë qytetari që na e kanë lënë ta mirëmbajmë. Një ndër aspektet më pozitive që kemi është fakti se jemi pjesë e UNESCO-s, gjë që na jep një vizibilitet botëror shumë të lartë, por un sot dua të godas politikën pasi nuk arritur që ta bëjnë Beratin një atraksion turistik pak më të gjerë sesa vizitimi i tre lagjeve muze të Beratit. Sot nëse vjen në Berat mund të vizitosh tre lagjet muze, të konsumosh një drekë dhe më pas të largohesh, pra ende nuk është arritur të bëhet një lidhje turistike me njëra tjetrën dhe të ofrojë një program të mirëfilltë që thithtë turistë që të mund të qëndronin në Berat, të shfrytëzoni hotelerinë, restorantet dhe baret, Në këtë aspekt nuk është bërë asgjë dhe sa i përket investimeve më lejoni t’iu them se ministri i Turizmit nuk e ka mbajtur fare me hatër Beratin. Vetëm pak kohë më parë në rrugën e Kalasë janë hapur punimet dhe shpresoj që e gjithë kjo të mos jetë vetëm për fushatë, ndërkohe edhe ato investime që janë bërë nuk kanë një jetëgjatësi, pasi po tentojnë të ribëhen.

Lexo edhe :  "Nëse fitoj do kuroj djalin", Meritoni shpërthen në lot teksa tregon për të birin

 

Një tjetër problematikë e njohur në Berat ka qenë edhe infrastruktura rrugore, sa ka ndikuar kjo tek turistët?

Në këndvështrimin tim, Berati ka një problem pasi është disi i veçuar, pra ndryshe nga disa qytete të tjera, qytetarët duhet të vijnë posaçërisht. Mua më vjen shumë mirë që në programin e Partisë Demokratike është dhe ngritja e bushtit të jugut, që e bën edhe Beratin një pikë kalimi dhe për pasojë do të sjellë edhe më shumë vizitorë. Qeveria e ka në hije Beratin, ndonëse ky qark është etiketuar si i majtë, investimet nuk janë aty ku duhet të ishin.

 

Duke patur parasysh programin e Partisë Demokratike, sa do t’i vijë ai në ndihmë qytetarëve beratas?

Për herë të parë, një forcë politike ka një program i cili është i matshëm, me pika konkrete dhe i realizueshëm. Programi i Partisë Demokratike ka disa pika shumë të rëndësishme që lidhen posaçërisht me qytetin e Beratit dhe me problematikat që ka kjo zonë. Sot, Berati ka nevojë për një shkollë teknike për restauracionet dhe nëse një gjë e tillë do të mundësohej dhe kjo që mundësonte shkollimin të rinjve, jo vetëm të zonës, por edhe më gjerë. Në Shqipëri ka resurse dhe burime shumë të mëdha tek të cilat mund të investojmë dhe të bëhemi lider në rajon. Ngritja e shkolla teknike do promovojnë të rinjtë dhe do bëjnë që ata të punojnë dhe jetojnë në vend. Gjithashtu, Partia Demokratike ka në programin e saj edhe ngritjen e disa inkubatorëve në rajone specifike të vendit, ku bën pjesë edhe Berati dhe kjo është një tjetër arsye që të rinjtë të qëndrojnë. Me keqardhje të madhe e them, por shumë të rinj kanë vendosur të largohen nga Berati, por nga takimet me të rinjtë kanë vënë re që kemi të rinj shumë inteligjentë, të shkolluar dhe të etur për punë, por nuk kanë gjetur mundësi punësimi dhe dëshirojnë të largohen nga qyteti i Beratit.

 

Do i jap Partia Demokratike këtyre të rinjve një arsye për të qëndruar?

I gjithë programi flet për po dhe kjo është edhe arsyeja që un jam angazhuar pasi besoj se do e realizojmë. Besoj se ne do i ofrojmë një arsye të rinjve për të qëndruar dhe t’i krijojmë sa më shumë kushte punësimi.

 

Sa e vështirë është të zhvilloni fushatë në kushte pandemie, dhe si ndikon kjo gjë tek ju që jeni i ri në politikë?

Duke qenë se për mua është fushata e parë, më duket shumë normale, por duke qenë edhe ekspert në fushën e informatikës më krijohet mundësia që të kem më shumë akses në rrjete sociale duke zhvilluar takime “online” me shumë të rinj dhe profesioni më ndihmon që ta kem më të lehtë se kandidatët e tjerë.

Të fundit

I lumtur deri në… budallallëk

Nga Leonard Veizi Të lumtur në jetë të jetëve... Epo kjo është sentencë krejt folklorike. Sepse realiteti nuk do shumë mund...

Investimet e huaja/ Rama projekton rritje me 4 miliardë dollarë

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në mbledhjen e Këshillit Ekonomik Kombëtar, e sheh dialogun mes qeverisë dhe sipërmarrjes, si një nga rrugët...

Dosja “5 D”/ Korrupsion dhe shpërdorim detyre, SPAK  lëshon 9 masa sigurie

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dha detaje për arrestimin e 9 personave, zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës nën...

Horoskopi për ditën e sotme, 29 Mars 2024

Dashi Mund të keni bërë shumë shpenzime në të kaluarën dhe tashmë mund t’ju duhet të përballeni me pasojat. Si rezultat, mund ta gjeni veten...

Lajme të tjera

Web TV