Balla: Basha bashkë me babain e tij politik Sali Berishën, të vrisnin po të protestoje, në 2009 bënte marrëveshje më bandat për të marrë vota

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Elbasanin, Taulant Balla zhvilloi një takim me të rinjtë e Elbasanit.

Ai analizoi mënyrën se si po e organizon Lulzim Basha fushatën elektorale, duke e konsideruar atë si një luftë.

“Më thanë djemtë e rinj se Lulzim Basha kishte bërë nje takim për të thënë “poshtë Taulant Balla”, imagjinoni të thotë dikush nga ju “poshtë Gaz Bardhi”, tani Gazi duhet të ngrihet lart pasi mbeti gjithmone poshtë. Prandaj ne nuk bëjmë idiotësi të tilla, ne jemi në garë elektorale dhe jo në luftë”, tha ai.

Balla iu tha të rinjve se përmes Partisë Socialiste do të jenë në gjendje të tranformojnë çdo ambient që duan.

“Sot çdo i ri dhe çdo e re duhet të jetë aleat me Partinë Socialiste, sepse vetëm Partia Socialiste është sot instrumenti i vetëm politik në duart e të rinjve dhe të rejave për të transformuar çdo ambjent ku ndodhen”, tha ai.

Më tej Balla iu kujtoi të rinjve që bandat për të cilat flet Basha, janë të njëjtat me të cilat kryetari i opozitës ka bashkëpunuar disa vite më parë.

“Lulzim Basha flet për bandat e Elbasanit, ai i cili kur ishte deputet në këtë qytet në 2009, bënte marrëveshje më bandat për t’i liruar nga burgu dhe për t’iu marrë votat. Ky i “virgjëri” që vjen natën pas orës 8 në Fushë-Mbret për të marrë ndonjë vote”, tha ai.

Më tej ai rikujtoi protestën e 2011 ku me qeverisjen e Partisë Demokratike u vranë njerëz. Ai e krahasoi këtë me protestën e 2018 kur qeveriste Partia Socialiste dhe ku studentën arritën qëllimin e tyre dhe nuk lejuan opozitën t’iu vidhnin protestën

Lexo edhe :  Zelensky: Sapo fola me Edi Ramën, e informova çfarë po ndodh

“Në 2011 Lulzim Basha bashkë me babain e tij politik Sali Berishën, të vrisnin po të shkoje të protestoje para xhamave të kryeministrisë. Të rinjtë e të rejat protestuan për ditë të tëra para ministrisë dhe në fund e arritën qëllimin e tyre. Kjo ka qënë protesta më e mirë pas asaj të vitit 90.  Protesta e të rinjve në 2018 na dha një shuplakë të mirë neve të Partisë Socialiste, por neve na dhanë shuplakë ndërsa Lulit i dhanë një derr grushti në kuptimin politik. Kjo pasi të rinjtë ishin shumë herë më të acaruar me opozitën e cila u përpoq t’u vidhte studentëve protestën. Nuk duhet të harrojmë paktin për universitetin sepse ne vazhdojmë t’u qëndrojmë besnikë”, u shpreh Balla.

Balla e përfundoi fjalën e tij duke iu bërë thirrje të rinjve që të votojnë Partinë Socialiste me 25 prill.

“Ne kemi nevojë ta çojmë përpara Reformën në Drejtësi, e cila mund të rrezikohet nëse ne bëjmë atë që bën Luli, të flemë deri në 11. Prandaj me 25 prill duhet të votojmë herët në mengjes”, përfundoi Balla.

Të fundit

“S’jam penduar për objektivin”/Mesazhi i japonezit që kurseu gati 800,000 euro në 20 vite

Një burrë japonez kaloi mbi dy dekada duke jetuar në kushte ekstreme për të arritur lirinë financiare, por një...

Ligj i ri në Britani: Kriminelët e huaj do të deportohen menjëherë pas vendimit

Shumica e kriminelëve të huaj të dënuar nga gjykatat britanike do të deportohen menjëherë, në vend që të vuajnë 30 për qind të dënimit...

11 gusht 1934 – U hap burgu federal i njohur me emrin Alkatraz

Një simbol i frikës, izolimit dhe dështimit të rehabilitimit Më 11 gusht 1934, në zemër të Gjirit të San Franciskos, mbi një ishull të vogël...

Horoskopi ditor, 11 Gusht 2025

Dashi Pas një periudhe paksa delikate dhe te paqëndrueshme për jetën tuaj ne çift, me ne fund do e stabilizoni situatën. Do jeni me te...

Izraeli nuk tërhiqet, tanket po përparojnë në Gaza

Forcat izraelite po vazhdojnë ofensivën e tyre në Rripin e Gazës, me tanke që përparojnë drejt korridorit të Moragut, zonë që ndan Khan Younisin...

Lajme të tjera

Web TV