Vaksinimi masiv/ 150 mijë qytetarë marrin dozat anti-covid

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Fernada Cenko

Deri dje në Shqipëri, që prej fillimit të vaksinimit në muajin janar janë vaksinuar 150 mijë qytetarë. Këtë lajm e ka dhënë Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu. Nga Kavaja ku ndodhej me kryeministrin Edi Rama, Manastirliu tha se vaksinimi do të vijojë me intensitet të lartë. ”Sot (dje) arrijmë në mbi 150 mijë vaksinime, përfundojmë 50% të dozave që kanë ardhur. Vijojmë me intensitet për të moshuarit dhe më pas për të zbritur tek grupmoshat e tjera”, tha Manastirliu.

Po ashtu kryeministri Edi Rama njoftoi se brenda muajit maj do të vaksinojë gjysmë milioni shqiptarë, duke i hapur rrugën në këtë mënyrë edhe turizmit këtë vit. “Shqipëria sado ata përpiqen ta reagojnë si vendin që të merret fryma, sot ka filluar të buzëqeshë, sepse ne sot kemi marrë armët që e asgjësojnë armikun e padukshëm dhe duan s’duan këta, brenda majit arrijmë të paktën gjysmë milioni të vaksinuar”, tha kreu i Qeverisë Edi Rama dje në Kavajë. Vaksinimi masiv në Shqipëri ka nisur prej 5 ditësh, dhe deri më tani janë vaksinuar afro 150 mijë qytetarë, ku është finalizuar imunizimi i bluzave të bardha, dhe po vazhdon vaksinimi i të moshuarve, mësuesve dhe pedagogëve.

Shqipëria po merr aktualisht sasi të vogla vaksine nga Pfizer, me të cilin marrëveshja është për 500 mijë doza. Ndërsa po injektohen edhe doza të AstraZeneca, Sputnik V dhe Sinovac. Kryeministri Edi Rama zhvilloi dje një vizitë në qendrën e vaksinimit në Kavajë ku po kryhet procesi i vaksinimit masiv për grupmoshat mbi 70 vjeç. Rama përshëndeti disa prej të moshuarve që po kryenin vaksinën në ambientet e shkollës së re “26 marsi”.

Lexo edhe :  "Vota juaj më 11 maj, e rëndësishme"/ Basha: Klasa e vjetër politike bën sikur qan hallet

Ata e falënderuan Kryeministrin Rama për ardhjen dhe kryerjen e vaksinave anticovid. Në të gjithë vendin vijon vaksinimi masiv në qendrat e qyteteve e gjithashtu në qendrat shëndetësore në fshatra, afër vendbanimit për gjyshet dhe gjyshërit më të moshuar. Kryeministri Edi Rama së bashku me ministren e Shëndetësisë tha para dy ditëve se do të vinë shumë shpejt edhe vaksinat e tjera të Pfizer.

“Do të kemi në prill rreth 20 mijë vaksina nga kontrata me Pfizer. Sot kemi marrë dhe një konfirmim për një nga dritaret ku kemi aplikuar me Covax. Në qershor do të kemi dhe 23 mijë vaksina të Pfizer, nëpërmjet Covax. Ndërkohë që presim dhe vijimin me vaksinat e AstraZeneca nga instrumenti Covax dhe gjithashtu edhe vaksinat Sinovac, sipas kalendarit”, tha Manastirliu. Deri tani kanë mbërritur në Shqipëri 282,520 vaksina anticovid.

Të fundit

Rusia: Kemi filluar përgatitjet për një takim mes Trump dhe Putin

Zëvendësministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Ryabkov njoftoi sot se kanë filluar përgatitjet për një takim mes Donald Trump...

Reshjet e dendura të borës përfshijnë Stambollin, anulohen fluturimet

Për shkak të reshjeve të dendura të borës në Stamboll, të cilat vazhdojnë prej tre ditësh, qarkullimi i anijeve në Bosfor është mbyllur sot...

Lajmëtari i pavarësisë? Topi:Çfarë më tha presidenti Bush për Kosovën kur erdhi në Tiranë

  Ish-Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, ka folur për lidhjen e tij të fortë me Kosovën dhe angazhimin e tij për çështjen e saj gjatë...

Valixhja e Tundimeve/I vodhën zarfet Gjestit,Vëllai i Madh u kërkon banorëve t’i kthejnë!

Gjesti si lider i shtëpisë, mori një natë më parë nga “Vëllai i Madh” Valixhen e Tundimeve. Brenda saj ndodheshin 7 zarfe me shpërblime dhe...

Lazio zhgënjen ndaj Venezias, vetëm barazim

Lazio nuk shkoi më shumë se barazimi pa gola në fushën e Venezias. Pavarësisht rasteve në këtë takim, asnjë nga ekipet nuk shfrytëzoi rastet. Lacialët...

Lajme të tjera

Web TV