“Belshi është Toskana e Shqipërisë”, Balla në Grekan: E transformuam Dumrenë, kemi ende punë për ta modernizuar këtë zonë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtuesi politik i PS në Qarkun e Elbasanit, Taulant Balla zhvilloi një takim me banorët e Grekanit në Belsh.

Gjatë fjalës së tij Balla tha se bashkia Belsh është një bashki ku PS dhe Edi Rama kanë vënë vulën e tyre të punës.

Balla shtoi se gjatë këtyre 30 viteve, vetëm në 5 vitet e fundit, Belshi ka marrë vëmëndjen e qeverisë.
Ai theksoi se qëllimi i Partisë Socialiste është që të krijojë sa më shumë vende pune.

“Prej vitit 2013 ne erdhëm në qeverisje, por me ato kryetarët e PD ishte e vështirë të punoje. Në ka një bashki në Shqipëri ku PS dhe Edi Rama kanë vënë vulën e tyre të punës dhe të transformimit është Bashkia Belsh. Bie tërësisht dakort me atë që thotë kryeministri: Ne na duhet mandati i ri për ti çuar përpara të gjitha punët që kanë nisur.
Jam shumë i sigurt që nuk kam lënë asnjë punë publike në 2-3 vitet e fundit që të ketë nisur në Belsh dhe të mos kem ardhur 4-5 herë për ta parë nga afër. Sepse unë besoj që një ndër problemet që ka sot Shqipëria është cilësia e punimeve. Ne investojmë por duhet të garantojmë që çdo qindarkë të shkojë tek rruga, uji i pijshëm, kanalizimet e ujërave të zeza etj.

Qëllimi ynë është që të krijojmë sa më shumë vende pune. Këto vende pune mund të krijohen duke shfrytëzuar bukuritë e kësaj zone. Belshi është Toskana e Shqipërisë dhe që ne të krijojmë të ardhura duhet të krijojmë kapacitete. Bujqësia mbetet prioriteti ynë. Shqetësimi i demokratëve është i drejtë, duhet të shpëtojnë PD-në duke votuar Edi Ramën. Kjo është një zonë që në 30 vite, vetëm në 5 vitet e fundit ka marrë vëmendjen e qeverisë. Investimi që po bëjmë sot për rrjetin e ujit të pijshëm në Belsh është një investim që nuk e bën dot asnjë qeveri tjetër, nëse nuk kemi Edi Ramën kryeministër.” tha ai.

Lexo edhe :  “Gjithkush me shumë pushtet”/ Shpërthen Braçe, ankesa publike për mbetjetet inerte

Në fund Balla vuri në dukje edhe rëndësinë që kanë këto zgjedhje dhe vota e qytetarëve.

“Zgjedhjet e 12 prillit nuk janë zgjedhje për kryeplakun e fshatit, as për rrugën e shtëpisë tate, këto janë zgjedhje se cilin drejtim do të marrë Shqipëria në 10 vitet e ardhshme. Unë mendoj se kryeministrin e kemi, është në detyrë dhe si i tillë ai duhet të vazhdojë rrugën e nisur, betejat që janë në zhvillim e sipër. Nuk besoj që në Gregan dhe në Belsh ka njeri që në këto kohë të vështira mund të mendojë që drejtimin e vendit më mirë mund ta bëjë Lulzim Basha. Ne kemi shansin historik ta kthejmë Elbasanin në kyçin e fitores sonë në 25 prill, duke votuar numrin 12, duke votuar Edi Ramën, duke votuar Partinë Socialiste.”, përfundoi Balla.

Të fundit

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër,...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës,...

Lajme të tjera

Web TV