Plator Nesturi: Dy imazhe që nuk konvenojnë të Lulzim Bashës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në këto ditë të fushatës, ndërsa kreu i PD-së ka shpeshtuar daljet e tij në terren dhe takimet qytetarët, vërehet se fjalori i tij ka ndryshuar së tepërti nga më parë. Madje duket sikur bëhet fjalë për dy njerëz të ndryshëm. “ Qeveria ime”, “ votoni për mua”, “ nën udhëheqjen time..” janë ndër togfjalëshat më të përdorur të Bashës gjatë takimeve. Po ashtu dhe në spotet publicitare e që bën vetë PD frazeologjia nuk ndryshon: “  ai që futi vendin në NATO dhe liberalizoi vizat” por dhe që “vetëm ai mund ta fusë vendin në BE”. Janë një sërë spotesh pra që po ngrejnë një kult të ri, një kult që nuk ka ekzistuar dhe me merita që as ka guxuar t’i mendojë se i ka patur. Kulti i Bashës, si vizionar, plot arritje të panjohura më parë si anëtarësime ndërkombëtare e  ku secila do të ish për dekorim Urdhër Skënderbeu, po dalin në dritë këto ditë. U desh kjo fushatë elektorale pra, që qytetari të zbulojë Bashën e arritjeve, kur deri më parë kritikohej si i plogët. Vërtetë duken si dy personazhe të ndryshëm. A thua bëhet fjalë për të njëjtin Lulzim Basha kur deri një muaj më parë, ndërsa kritikohej se nuk arrin të krijojë karizëm dhe personalitet të fortë, të  PD e aleatët e tjerë e mbronin se sidoqoftë Basha është një drejtues normal dhe se vendi ka nevojë për kryeministër normal, pa qenë nevoja e liderit të fortë e që kontrollon gjithçka.  Regjia duket se ka ndryshuar. Tashmë për zgjedhje duhet në Bashë tjetër, një më i fortë, më kërcëllitës e plot bëma, ndonëse këto bëma duhen sajuar se s’ke nga t’i gjesh. Është normale që stafi elektoral kërkon të ngrejë figurën e drejtuesit për të krijuar një imazh force e për të mobilizuar elektoratin në funksion të votës, por gjithsesi gjërat e kanë një masë. Në një vend të vogël si i yni ku shumëkush e njeh tjetrin, po ashtu njihet mirë Basha që ka qenë dje nga ai që kërkojnë të shesin sot. Duket si një xhaketë e vjetër e kthyer mbrapsht dhe për të sajuar një të re. Veçse për kostumin e ri të Bashës është dashur të përdoren e të shpërdoren dy kostume Berishe dhe një kostum Mete.

Të fundit

Ylli katalanas refuzoi 100 milionë euro nga Arabia Saudite

Pini Zahavi, agjenti i Robert Lewandowski-t ka zbuluar ofertën e bujshme që ka refuzuar lojtari i tij vetëm për...

Mjeshtri i Madh Bujar Asqeriu feston 69 vjetorin

Sot, aktori i madh dhe një ndër njerëzit më të vyer të skenës shqiptare, Bujar Asqeriu feston ditëlindjen. Në këtë 13 dhjetor, Mjeshtri i Madh...

Alizoti ironizon Ramën: Kryeministri s’i ndërpret pushimet

Deputeti demokrat, Tomorr Alizoti, ka komentuar në studion e Syri Tv situatën problematike të zjarreve në vendin tonë. Alizoti theksoi se Shqipëria vijon të...

Pas zjarreve, Greqia tani përballet me një tërmet

Sikur të mos mjaftonin zjarret shkatërrimtare, Greqia është përballur mbrëmjen e së mërkurës dhe me një tërmet të fortë. Sipas të dhënave nga EMSC, tërmeti...

“Tornado” godet shqiptarin në Itali, i gjenden të fshehura 700 mijë euro

Një shtetas shqiptar është vënë në qendër të një hetimi të thelluar nga autoritetet italiane, si pjesë e një organizate ndërkombëtare të trafikut të...

Lajme të tjera

Web TV