Zjarri përfshin godinën e spitalit/ Kirurgët kryejnë operacionin e zemrës mes flakëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ekip mjekësor në një spital rus përfundoi me sukses një operacion të zemrës së hapur mbi një pacient ndërsa zjarrfikësit luftuan për të vënë nën kontroll flakët që kishin përfshirë çatinë e ndërtesës së vjetër.

Më shumë se 120 njerëz u evakuuan dhe nuk u raportuan lëndime në spitalin në Blagoveshchensk të Rusisë.

Puna e kirurgëve vazhdoi falë një kablloje elektrike të urgjencës që drejtohet në sallën operative në katin përdhes ndërsa disa njerëz përpiqeshin të mbanin tymin jashtë.

Evakuimi i pacientit që po operohej u realizua më vonë.

‘’Ne duhet t’a shpëtonim këtë person dhe bëmë gjithçka që ishte e mundur’’- u shpreh kirurgu kryesor Valentin Filatov.

Tetë mjekë dhe infermierë u përfshinë në operacionin dy orësh, i cili filloi pak para se të shpërthente zjarri.

Ministria e emergjencave ruse tha se spitali u ndërtua në 1907 në epokën cariste dhe flakët “u përhapën si vetëtima nëpër tavanet prej druri”. Një qark i shkurtër mendohet se ka shkaktuar zjarrin.

Të fundit

Berisha mbrojti aferën korruptive të “Bankers”/ Murrizi paralajmëron skandalin e radhës!

Myslim Murrizi ka reaguar ndaj atyre që mbrojnë aferën korruptive të “Bankers”. Një prej tyre është edhe Sali Berisha, që...

Evi Kokalari: Urime mami Gridës për lirimin e djalit

Evi Kokalari ka komentuar lirimin e Ervin Salianjit nga burgu. “S'me ka ardhur aspak keq per burgun qe beri Saljani, sepse po te njejtat mashtrime...

Tabaku: Europa na sheh si europianë, qeveria jo!

Kryetarja e Komisionit të Çështjeve Europiane, Jorida Tabaku, ka reaguar në rrjetet sociale pas debatit të zhvilluar dje në Parlamentin Europian mbi raportin për...

Pse amerikanët nuk mund të blejnë makinën elektrike më të mirë në botë

Nga Michael Dunne Me shumë gjasa keni dëgjuar për BYD. Një lojtar mesatar në industrinë e automobilave vetëm disa vite më parë, prodhuesi kinez i makinave...

Donald Trump e ka kërcënuar Putin se do të bombardonte Moskën nëse…

Donald Trump pretendoi gjatë një mbledhjeje fondesh private vitin e kaluar se e kishte kërcënuar Presidentin rus Vladimir Putin se do ta bombardonte Moskën...

Lajme të tjera

Web TV