Atentati ndaj Pllanajt/ Gazetarja tregon historinë e përplasjes së “Kumbarit” me policin: Kjo vrasja më e bujshme pas…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për herë të fundit emri i Bardhok Pllanajt u lakua në fund të 2020, si një person i shpallur në kërkim për sulmin me armë ndaj banesës të policit A. P. Por Pllanaj, qëndroi në kerkimin policor vetëm 12 ore. Ai u paraqit së bashku me tre të tjerët të kerkuar si ai , me alibinë në dore. Nuk kishte qenë në Shkoder,  në çastet kur në drejtim të shtepisë të policit të Shqiponjave po zbrazej një karikator me fishekë. Kështu që ai shpëtoi paq dhe çështja për sulmin për shkak të detyrës ndaj policit, edhe sot e kësaj dite mbeti pa zbardhur.

Në të vërtetë polici i Shqiponjave, u përplas me Pllanajt për një gjobë. Në 15 dhjetor kur ai guxoi të vendoste një gjobë, përpara fytyres ju përplas portreti i një të paprekshmi. Pllanaj dikujt i thoshte më zë te lartë; çojeni ku të doni, hiqeni prej këtej nuk e dua këtë polic në Shkodër.

Përplasja për gjoben ndodhi diçka mes datave 15 -16 dhjetor 2020. Sulmi me armë në datë 23 dhjetor. Por policia dhe prokuroria u gjet e papërgatitur të zbardhte nëse ky incident që i bëri policët e thjeshtë të dridhen në Shkoder, kishte lidhje me atentatin në shtepinë e të afërmëve të policit.

Pllanaj shpëtoi lehtësisht, dhe hetimi i 2018 për pastrim parash per objektin e sekuestruar u pushua. Se çfarë e bënte Pllanajn të fuqishëm, nuk u qartësua as kur nga hetimi për grupin e trafikanteve të Vilunit, të drejtuar nga një prokuror aktual në SPAK agjentët nuk munden dot ta hapnin derën e makinës së deputetit më të cilin ai po udhëtonte. Policët raportuan në atë kohë, pasi ngritën një postbllok në Kamëz për ta kapur Pllanajn, deputeti nuk pranoi të hapte derën e makinës.

Lexo edhe :  Theu xhamat e Bashkisë së Korçës, rrëfehet “Çekiçi”: Rama më sulmoi lagjen

Agjentët telefonuan prokurorin mbas 25 minutave përplasje me deputetin, por prokurori nga ana e tij thotë se ju kishte thënë në telefon : zbatoni ligjin.
Edhe në këtë rast, megjithë pergjimet njëvjeçare për këte trafik droge me skafe nga Velipoja, Pllanaj doli i palagur, pavarësisht se në atë kohë raportohej për emra potencialë me të cilet 46- vjeçari komunikonte.

Me nofkën “Kumbari”, për qytetarët e Shkodrës nuk donte shumë hetim të thelluar të kuptohej se diçka përfaqësonte ky shtetas, përderisa një lokal në këtë qytet nuk u arrit të mbyllej as gjatë pandemisë.

Për ata që njohin krimin në Shkoder, vrasja e tij në Dobraç konsiderohet si një nga ngjarjet më të rëndësishme kriminale pas ekzekutimit të Edmir Koçisë, ndodhur ne 2012.

Të fundit

Rusia nis eksportin e avionëve luftarakë Su-34M

Një avion Su-34M i konfiguruar për eksport, i lyer me një ngjyrë kamuflazhi të dallueshme, u vu re në...

Po gjuante për kafshë të egra, 53-vjeçari vret nga pakujdesia një shtetas

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Bogdan të Beratit. Një 53-vjeçar dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu me qëllim për të vrarë...

Reagon Ter Stegen, jep sqarimin pas akuzave mediatike

Pas kaosit të krijuar, heqjes së shiritit tē kapitenit, moslargimit dhe operimit, reagon portieri i Barcelonës, Ter Stegen. Deklarata e Marc-André Ter Stegen: “Këto muajt e...

Zjarr masiv në Kaliforni, evakuuohen mijëra njerëz

Një zjarr i madh që po përhapet me shpejtësi në veriperëndim të Los Anxhelosit ka shkaktuar evakuime të detyrueshme për mijëra banorë, pasi nxehtësia...

INSTAT: Një në dy shqiptarë ka një makinë

Një në dy shqiptarë ka një automjet. Të dhënat e INSTAT tregojnë se aktualisht në rrugët e Shqipërisë qarkullojnë mbi 1 milion mjete. Ndër to,...

Lajme të tjera

Web TV