“Më hidhte sodë e maja buke në ujë që të abortoja”/ Ana rrëfen me lot në sy kërcënimet e të dashurit: Po e linde do ta…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ana Lolovic është një 28-vjeçare me origjinë nga Mali i Zi, e cila sot gjendet në mes të katër rrugëve të Shqipërisë. Ajo është rritur pa asnjërin prind pasi i ndërruan jetë në një aksident. Në atë kohë ishte e vogël dhe xhaxhai vendosi ta dërgonte në jetimore.

Pas 6-muajsh, gjyshja e saj shkon e merr Anën dhe jetojnë bashkë. Por kur ajo ishte 13 vjeç, gjyshja vdes dhe sërish mbetet vetëm. Në atë kohë, Ana njohur një djalë më të vogël se vetën dhe nisën të bashkëjetonin te familja e të dashurit.

Pas 4-vitesh e gjysmë bashkë, ajo ngel shtatzënë. Por këtë lajm, i dashuri i saj nuk e pret mirë, pasi ishin të vegjël. Në atë kohë ai ishte 18 vjeç dhe ajo 19 vjeçe. Ai i ka kërkuar që ta abortojë fëmijën, por Ana nuk donte.

Madje ai e ka kërcënuar duke i thënë se nëse fëmija lind do ta dërgonin në jetimore. E as këtë Ana nuk e donte, pasi vetë ka jetuar për pak kohë aty.

Sot ajo ishte në studion e “Shqipëria Live” për të rrëfyer historinë e saj të trishtë. Ana tani jeton në Shqipëri, por e ka të vështirë që të punojë pasi nuk ka letra.

Rrëfimi i plotë i Anës:

Në moshën 19-vjeçare ngela shtatzënë dhe e mora vesh pas 4-muajsh. Kishim folur për një fëmijë, por jo që të ndodhte tani. Kemi bashkëjetuar. Ka kaluar një kohë 4-vjeçare që ishim bashkë. Ai nuk e priti mirë në fillim, por pas 2-3 ditësh nisi e tha që nëse lind do e dërgojmë në jetimore. Unë një gjë të tillë nuk e doja. Ka tentuar që të më japë ilaçe, më hidhte sodë dhe maja buke në ujë që të abortoja. Nëse nuk do ta çosh fëmijën në jetimore duhet të abortosh, më thoshte, por mjekët thanë se ishte formuar bebi dhe nuk mund të bëhej një gjë e tillë.

Lexo edhe :  Jetuan bashkë për 74 vjet, vdiqën në të njëjtën ditë, historia prekëse e çiftit brazilian

Ai tentonte më gjëra të tjera që të abortoja. Nuk e di nëse donte të vdisja unë apo fëmija. Ai ishte një vit më i vogël se unë, e thoshte nuk kam moshë. Unë mendoj se ka pasur një lidhje tjetër. E kam parë në “Facebook”. Mbase ka dashur që të eliminojë fëmijën tim.  Më pas më nxori në mes të katër rrugëve, e më ndihmoi vëllai. Por unë nuk kisha shtëpi e asgjë. Kam lindur dhe kam ikur nga Mali i Zi.

Unë kam qëndruar edhe pa bukë, e çunin ta ushqej me lekët që më jep vëllai. Djali im është tetë vjeç. Kur ishte 3 vjeç vendosa të vija në Shqipëri. Kam tentuar në shumë vende se ku mund të gjej një punë, por duke mos pasur letra, nuk punoja dot.

Kam punuar pastruese, kameriere, nuk kam problem. Kam letrat e Malit të Zi, por kam frikë të shkoj atje nga ai. Kam qenë fshehurazi që ti nxjerrja djalit pasaportën, pasi nuk lëvizja pa pasaportë nga një vend në tjetrin.

Ai nuk ka pyetur në asnjë moment për djalin. E kam kërkuar në muajin e 9 të shtatzënisë, por nuk ka kthyer përgjigje. Nuk i ka dhënë atësinë djalit.

Të fundit

Chelsea ngre trofeun e Conference League, londinezët përmbysin Betisin brenda 45-minutave

Chelsea është fituesi i edicionit të katërt të Ligës së Konferencës, në të cilin që në fillimin e turneut...

Mahnitëse! Kur jahti 200 milionë dollarësh të kalon te dera e shtëpisë

Një superjaht luksoz në pronësi të miliarderit amerikan që e shndërroi Starbucks-in në një markë globale është parë duke kaluar nëpër një kanal shumë...

Shqiptarë, kujdes! Vesi jonë i keq në avion tani ndëshkohet me 70 euro

Turqia u ndalon pasagjerëve të ngrihen në këmbë përpara se të fiket shenja e rripit të sigurimit në avion, në të kundërt do të...

100 gramë kokainë dhe shkop bejsbolli në makinë, shqiptarët kapen mat në Itali

Tre të rinj shqiptarë u ndaluan nga karabinierët gjatë një operacioni antidrogë në periferi të qytetit, në Pesaro. Eefektivët ndërhynë në momentin që të dyshuarit...

Përdhunim, trafikim dhe prostitucion, konfirmohen 21 akuzat për vëllezërit Tate

Prokurorët në Mbretërinë e Bashkuar kanë konfirmuar për herë të parë se kanë autorizuar 21 akuza kundër Andrew dhe Tristan Tate, duke përfshirë përdhunim,...

Lajme të tjera

Web TV