Kryeministri Edi Rama sëbashku me ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu konfirmuan se brenda këtij muaji do të mbërrijnë 50 mijë doza vaksina Sputnik V dhe 20 mijë Pfizer. Deri ditën e djeshme kanë marrë të paktën një dozë 200 mijë qytetarë
Nga Fernada Cenko
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se brenda 10 ditëve, në Shqipëri do të mbërrijnë doza të tjera të vaksinës ruse Sputnik V. Referuar statusit të Ramës në faqen zyrtare të “Facebook”, ai shkruan se 50.000 doza të reja do të vinë. “Sapo kemi arritur marrëveshjen për të sjelllë në Shqipëri 50 000 doza të tjera të vaksinës Sputnik brenda 10 ditëve. Ne do ta fitojmë këtë luftë me forcën e karakterit e të kembënguljes sonë dhe do ta lemë shpejt pas tunelin e pandemisë, ku drita e daljes sa vjen e zmadhohet”, shkruan kreu i qeverisë në Facebook. Këto doza do të shërbejnë për të vijuar procesin e vaksinimit masiv në vend, me qëllim arritjen e objektivit prej gjysmë milioni të vaksinuar brenda muajit maj. Rama u shpreh optimist se ky objektiv, por edhe fitorja me COVID është e mundur. Kjo është sasia e dytë e dozave të vaksinës ruse Sputnik, e ndërsa vendi ynë po përdor aktualisht dozat nga kompania Pfizer, AstraZeneca dhe Sinovac (vaksina kineve). Në total, siç ka njoftuar më herët, Shqipëria ka 2.6 milionë vaksina të kontraktuara që pritet të mbërrijnë në vend në periudha të ndryshme kohore. Ndërsa vetëm javën e shkuar kryeministri Edi Rama së bashku me ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ai premtoi se në Shqipëri para zgjdhjeve do të vinon dozat e vaksinës Pfizer. Javën e shkuar, Manastirliu bëri me dije se krahas 20 mijë vaksinave Pfizer që pritet të vijnë në prill nga kontrata e drejtpërdrejtë, në qershor do të vijnë edhe 23 mijë vaksina të tjera Pfizer nga instrumenti Covax. “Do të kemi në prill rreth 20 mijë vaksina nga kontrata me Pfizer. Sot kemi marrë dhe një konfirmim për një nga dritaret ku kemi aplikuar me Covax. Në qershor do të kemi dhe 23 mijë vaksina të Pfizer, nëpërmjet Covax. Ndërkohë që presim dhe vijimin me vaksinat e AstraZeneca nga instrumenti Covax dhe gjithashtu edhe vaksinat Sinovac, sipas kalendarit”, tha Manastirliu. Procesi i vaksinimit në Shqipëri ka nisur që më 11 janar të këtij viti, ku në total janë vaksinuar 192.882 persona, e ndërsa prej 9 ditësh ka vijuar procesi i vaksinimit masiv ku janë përfshirë të moshuarit mbi 68 vjeç, gazetarët, operatorët dhe efektivët e policisë dhe policisë së burgjeve. “Ka përfunduar vaksinimi i arsimtarëve të arsimit publik dhe jopublik. Mjekët dhe infermierët kanë marrë dozën e dytë dhe ka përfunduar si proces. Në shkallë vendi në total jemi në nivel 192 mijë vaksinime deri dje (të dielën). Sot (dje) do të arrijmë në 200 mijë vaksinime”, tha ajo. Shqipëria ishte dje në ditën e 9 të nisjes së procesit të vaksinimit masiv. Deri dje që nga fillimi i fushatës së vaksinimit, përfshirë edhe mësuesit, të moshuarit e mjekët, janë bërë plot 192.882 qytetarë. Ndërkohë që sipas faqes ourëorldindata.gov Shqipëria ka shënuar rekord në injektimin e vaksinave antiCOVID për sa i përket dozave javore për 100 banorë, duke lënë mbrapa vendet më të të rëndësishme të BE-së.