U ankuan për kushtet/ Të burgosurit marrin peng gardianin, e rrahin dhe e therin (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të burgosurit në një burg në Oklahoma City kanë marrë peng gardianin, duke e rrahur dhe therur disa herë me thikë, ku pas ndërhyrjes së policisë, njëri prej të dyshuarve është qëlluar për vdekje.

Pamjet janë filmuar gjatë 27 marsit në qendrën e paraburgimit në Oklahoma, ku shihet se si i burgosuri Curtis Montrell Williams, 34 vjeç qëllohet me armë, teksa i mbante thikën në qafë gardianit Daniel Misquez.

Misquez, i cili ishte marrë peng për rreth një orë, shihet në kamerat e sigurisë duke u goditur në kokë dhe therur disa herë në këmbë nga një i burgosur tjetër.

Sikur kjo të mos u mjaftonte, ata spërkatën gardianin me spraj, e gjithçka filloi pas ankesave të burgosurve për kushtet në burg, me pretendimin se nuk kanë ujë të pijshëm dhe ushqim.

Dy zyrtarët policorë që qëlluan Williamsin që transmetuan live në mediat sociale, janë identifikuar si Coy Gilbert dhe Kevin Kuhlman. Që të dy janë pezulluar deri në përfundimin e hetimeve.

Jashtë burgut kanë shpërthyer protestat duke kërkuar që të shkarkohet stafi drejtues i burgut, teksa familjarët e Williamsit kanë pretenduar se ai u vra pasi kërkonte kushte më të mira në burg.

Të fundit

E vërteta, apatia dhe cinizmi

Nga Ben Andoni Beteja e radhës ndaj informalitetit e ka treguar kryeministrin Rama si të papërballueshëm në aksionet e tij...

1209 – Masakra në Béziers: Fillimi i Kryqëzatës kundër Albigensëve (Katharëve)

Më 22 korrik 1209, qyteti i Béziers në Languedoc (jug i Francës së sotme) u sulmua dhe u shkatërrua brutalisht nga forcat e kryqëzatës...

Horoskopi ditor, 22 Korrik 2025

Dashi Dashuria: Megjithë disa keqkuptime në marrëdhëniet në çift, do të jeni të durueshëm dhe do të përpiqeni ta bëni këtë një ditë pozitive. Bëni...

Elena Kocaqi: Politika shqiptare vuan nga mungesa e burrërisë

Kryetarja e Aleancës Kombëtare Shqiptare, Elena Kocaqi, ka komentuar përplasjen e fundit për mandatin e vetëm të “Nisma Shqipëria bëhet” mes Endri Shabanit dhe...

Rama me ndryshime, Ristanit i ngarkohet detyra e re

Në mbledhjen me dyer të mbyllura të zhvilluar pasditen e sotme, mësohet se kryeministri Edi Rama ka kërkuar që nga 4 nënkryetarë që ka...

Lajme të tjera

Web TV