Balla inspekton punimet për rikonstruksionkn e ujësjellësit në Peqin: Ky është vetëm fillimi, Partia Socialiste do ta transformojë Peqinin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtuesi Politik i Partisë Socialise në qarkun e Elbasanit, Taulant Balla ka inspektuar punimet që po kryhen për rikonstruksionin e ujësjellësit të Peqinit.

Në fjalën e tij Balla tha se ky është një investim që Peqini e ka pasur shumë të nëvojshëm prej kohësh.

“Ky është një investim shumë i rëndësishëm pasi qyteti i Peqinit e ka vuajtur gjithmonë cilësinë dhe oraret e furnizimit me ujë të pijshëm. Gjatë mandatit tonë të ri në do të investojmë në gjithë njesitë administrative dhe sidomos në furnizimin më ujë të pijshëm” tha ai.

Më tej Balla theksoi se Partia Socialiste do ta transformojë Peqinin dhe se ky investim është vetëm fillimi.

“Ne nisim një fazë të re të transformimit të qytetit të Peqinit. Ky është investimimi i parë i shumë investimeve që do të bëhen. Bashkë më kryeministrin dhe kryetarin e bashkisë ne do ti kthejmë Peqinit atë vlerën reale që ka një zonë me njerëz me shumë vlera”, u shpreh ai.

Të fundit

Ishte larguar nga prindërit në plazhin e Shëngjinit, gjendet pas disa orësh 9- vjeçarja

Një 9-vjeçare ishte larguar nga prindërit teksa ndodheshin me pushime në plazhin e Shëngjinit. Punonjësit e Policisë në Shëngjin...

Operacioni i SPAK ndaj rrjetit shqiptar të drogës, si u përdor ‘Hawala’

SPAK godet një grup kriminal që trafikoi nga Amerika Latine drejt vendeve të Bashkimit Europian dhe Britanisë së Madhe mbi 6 ton kokainë me...

Zjarret në vend, dy avionë nga Kroacia dhe Italia ndihmojnë në shuarjen e flakëve

Dy avionë të tipit “Canadair”, të ardhur nga Kroacia dhe Italia, po ndihmojnë në operacionin për shuarjen e vatrës së zjarrit në zonën e...

A e ka menduar ndonjëherë t’i futet politikës?/ Linda Rama flet hapur

Në intervistën e saj për "Inside Albania", Linda Rama u ndal tek roli i grave në politikë dhe në jetën publike, duke dhënë një...

Zjarr i madh në Parkun Kombëtar të Prespës

Një zjarr i madh ka përfshirë Parkun Kombëtar të Prespës, me flakët e shfaqura mbi fshatin Pustec. Forcat zjarrfikëse dhe forcat pyjore, bashkë me banorët,...

Lajme të tjera

Web TV