Dita Botërore e Shëndetit/ Manastirliu në qendrën e re shëndetësore në Krrabë: Këtë javë ulim fashën e grupmoshës së vaksinimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Ditën Botërore të Shëndetit Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ishte ne Qendrën e re Shëndetësore të Krrabës, në periferi të Tiranës, ku po vijon vaksinimi anti-COVID i të moshuarve, i cili tashmë është shtrirë në mënyre kapilare në të gjithë Shqipërinë.

“Brenda kësaj jave synojmë që të ulim fashën, grupmoshën për vaksinim. Por nga ana tjetër, paralelisht do të vijojmë me planin tonë të vaksinimit për ata të cilët janë më vulnerabël. Duke filluar nga dita e sotme fillon edhe vaksinimi i farmacistëve. Ndërkohë që po vijojmë me vaksinimin e efektivëve të policisë, po vijojmë me vaksinimin e stomatologëve në të gjithë vendin. Jemi duke ecur me ritme të shpejta për vaksinimin masiv të popullatës sipas grupmoshave, por nga ana tjetër dhe të grupeve të cilat janë grupe të rrezikuara, duke bërë pikërisht vaksinimin e kombinuar, atë që ne kemi përcaktuar në planin tonë të vaksinimit kombëtar”, tha Manastirliu.

Dukë bërë me dije finalizimin e programit të rehabilitimit të 300 qendrave shëndetësore, Manastirliu deklaroi se sistemi parësor shëndetësor tashmë është transformuar dhe ofron shërbime dhe kushte dinjitoze për qytetarët dhe personelin mjekësor.

“Unë jam shumë e kënaqur që edhe sot në Ditën Botërore të Shëndetit, ne kemi çfarë bilanci të bëjmë, për punën që kemi bërë në transformimin e sektorit shëndetësor. Jam krenare që tashmë program ynë i 300 qendrave shëndetësore, që ka siguruar përmirësimin e infrastrukturës së shërbimeve të kujdesit parësor në të gjithë vendin, tashmë është finalizuar. Jemi këtu në qendrën shëndetësore të Krrabës, e transformuar rrënjësisht, ku më shumë se 4 mijë banorëve u ofrohet një shërbim cilësor, por nga ana tjetër sigurohen edhe kushte shumë më të mira pune për mjekët dhe infermierët”, deklaroi Manastirliu.

Lexo edhe :  Liga e Arsimit të Lartë: Synojmë ta kthejmë Shqipërinë në një destinacion akademik

Në Ditën Botërore të Shëndetit Manastirliu ka falënderuar stafet mjekësore, duke vlerësuar punën e bërë në këto muaj të vështirë të pandemisë.

“Në këtë Ditë Botërore të Shëndetit, do të doja që të falënderoja nga zemra të gjithë ekipet tona të shëndetësisë, jo vetëm për punën që ato kanë bërë përgjatë gjithë kësaj kohe, por edhe në këtë vit të vështirë, shumë sfidues për shëndetësinë, për atë që ato kanë mbajtur si peshë, për sakrificën, profesionalizmin dhe përkushtimin”, tha Manastirliu.

Procesi i vaksinimit anticovid vijon në të gjithë vendin, në qendrat e vaksinimit të përqendruar si dhe në qendrat shëndetësore. Deri tani janë kryer 221,680 vaksinime, nga të cilat 153,495 janë të moshuar të vaksinuar në të gjithë vendin.

Të fundit

“Shqiptarët na thanë në zgjedhje që mos t’i besohet më Berishës”

Ditën e sotme kemi hyrë në ditën e shtatë të rinumërimit. Ky proces është fare larg pretendimit se procesi...

Breshëria e kallashnikovit në Fushë Krujë, babai i Mond Vogës: E di kush e ka bërë

Babai i Mondi Vogës, personi që ka në pronësi lokalin në Fushë Krujë ku mëngjesin e së premtes u qëllua me breshëri kallshanikovi, ka...

Historike! Shqipëria do të presë Samitin e NATO-s në vitin 2027

Shqipëria do të presë e Samitin e NATO-s, në vitin 2027, duke shënuar herën e parë në historinë e vendit tonë që Tirana do...

Vila, makina e truall, 45-vjeçarit nga Gjirokastra i sekuestrohet pasuria

Një mori pronash, përfshirë këtu godina banimi dhe truall toke, por edhe makina, i janë sekuestruar një 45-vjeccari nga Gjirokastra. Operacioni për sekuestron e pronave...

Qielli shqiptar është kthyer në rrugën e re të ekonomisë

Shqipëria, vendi i detit dhe maleve, po ndryshon lojën. Qielli mbi ne është kthyer në rrugën e re të ekonomisë, ku fluturimet drejt Tiranës...

Lajme të tjera

Web TV