E infektuar me Covid dhe në pritje të ëmbël/ Almeda Abazi tregon sekretin si luftoi me virusin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Familja e Almeda Abazit ka kaluar një periudhë të vështirë këto kohë. E gjithë familja e saj ka qenë e infektuar me Covid-19 dhe i pari që u prek ishte Tolgahan Sayisman, i cili po ashtu u shtrua në spital. Por ndjekësit ishin më së shumti të shqetësuar për Almedën, duke qenë se është edhe në pritje të fëmijës së saj të dytë.

Së fundmi dikush nga ndjekësit e ka pyetur se si ka qenë eksperienca e saj me Covid-19 dhe çfarë procedure ka ndjekur për t’u mjekuar, duke qenë se gratë shtatzënë nuk mund të marrin as ilaçe. Almeda ka treguar se infektimi i ka zgjatur rreth 20 ditë dhe se falë anës së fortë psikologjike, arriti që ta kalonte në gjendje të mirë shëndetësore.

“Kam marrë shumë mesazhe të këtij lloji dhe fatkeqësisht ka shumë nëna shtatzënë të infektuara me Covid-19. Uroj që Zoti t’ju ndihmoj. E di që është një proces shumë i vështirë dhe kërkon më shumë kohë, sepse nuk mund të marrim mjekim.

Mua më zgjati rreth 20 ditë, por gjëja më e rëndësishme është morali. Është e vlefshme për të gjithë njerëzit, por më besoni që është akoma më e rëndësishme për ne gratë shtatzënë dhe që ushqejmë fëmijët me qumësht gjiri. Ju lutem mbajeni moralin lart dhe mendoni që do të kalojë, mendoj se është më mirë të konsultohemi me mjekun tuaj për gjendjen dhe vitaminat që mund të merrni”, është përgjigjur Almeda.

Pak ditë më parë ajo zbuloi se të gjithë anëtarët e familjes ishin prekur nga koronavirusi, ndërsa Tolgahan ka dalë nga spitali dhe tashmë po vazhdon mjekimin në shtëpi.

Të fundit

VIDEO: Klubi brazilian tallet me Interin pas fitores 2-0

Fluminense jo vetëm që fitoi kundër Interit në Kupën e Botës për klube, por luajti pa frikë dhe shfaqi...

Fshati që u zhduk nga thatësira

Në luginën e thellë mes vargmaleve Hindu Kush dhe Himalaje, në fshatin budist të Upper Mustang në Nepal, 3,962 metra mbi nivelin e detit...

Trump: Projektligji i shpenzimeve do të jetë më i madhi në histori

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, sot vizitoi qendrën e paraburgimit të migrantëve "Alligator Alcatraz" në Florida. Sipas mediave të huaja, Trump u pyet për "projektligjin...

Një komedi e shfaqur publikisht sot nga Sali Berisha

Nga Spartak Ngjela Saliu... Grabitësi më i madh i votave në Shqipëri; po i kërkon Evropës ndihmë për votën e lirë në Shqipëri.... hahahahaha. Një komedi e...

14-vjeçarja shqiptare bie nga ura 10 metra e lartë, ndërron jetë në spital

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Greqi, ku një 14-vjeçare shqiptare ka humbur jetën në spital pasi ka rënë nga një urë 10 metra...

Lajme të tjera

Web TV