Facebook mbyll 300 profile të rreme të muxhahedinëve në Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Facebook mbylli më shumë se 300 llogari në Facebook dhe Instagram që u përkisnin anëtarëve të një grupi disident iranian me bazë në Shqipëri.

“Rrjeti shkeli politikën tonë kundër ndërhyrjeve të huaja, e cila është e koordinuar me sjellje jo-autentike në emër të një entiteti të huaj”, tha gjiganti i rrjeteve sociale në një raport të muajit mars të cilin e publikoi të martën.

Sipas raportit, rrjeti tashmë i fshirë ishte shumë aktiv në vitin 2017 dhe në gjysmën e dytë të vitit 2020.

“Njerëzit pas këtij aktiviteti mbështeteshin në një kombinim llogarish autentike dhe të rreme për të postuar përmbajtje në lidhje me MEK dhe për të komentuar postimet e tyre dhe të njerëzve të tjerë, duke përfshirë ato të organizatave ndërkombëtare të lajmeve si Radio Liberty, Zëri i Amerikës dhe BBC”, tha raporti.

Muxhahedinët e Popullit të Iranit, MEK, është një grup opozitar iranian, dhe shumë anëtarë të këtij grupi u zhvendosën në Shqipëri në vitin 2013 me këshillë të SHBA-së. Ata jetojnë kryesisht në një kamp në periferi të Tiranës.

Facebook shtoi se do të vazhdojë të monitorojë çdo përpjekje për të ringritur rrjetin nga njerëzit që qëndrojnë pas kësaj fushate.

“Operacioni mbështetej në llogari të rreme për të postuar dhe përhapur mesazhet e tij. Disa nga këto llogari ndryshuan vazhdimisht emër. Llogari të tjera përdorën emra të anëtarëve të vdekur të MEK. Disa pretendonin se ndodheshin në Iran, por operoheshin nga Shqipëria. Të gjitha llogaritë ishin të hapura në mbështetjen e tyre për MEK dhe në kritikat e tyre ndaj qeverisë iraniane”, vazhdoi raporti.

Disa nga llogaritë e rreme ishin shumë të vjetra, por shumica prej tyre ishin krijuar midis vitit 2014 dhe 2016. Ato ishin veçanërisht aktive në vitin 2017, ulën aktivitetin në vitet 2018-2019 dhe rifilluan në 2020. /birn/

Të fundit

Interi refuzon 45 mln euro nga Napoli: Nuk e shesim

Me dëmtimin e Romelu Lukakut, i cili pritet të qëndrojë jashtë fushave të lojës për të paktën 3 muaj,...

Ndahet nga jeta ish-kampioni i mundjes Virxhil Maçolli

Është ndarë nga jeta në moshën 72-vjeçare Virxhil Maçolli (Xhili), një nga emrat më të njohur të mundjes pogradecare, por edhe asaj shqiptare. Ish-mundësi kampion...

Hagë, protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK

Protesta e 7 gushtit në Prishtinë, ku u kërkua lirimi i ish-krerëve të UÇK-së, do të vazhdojë më 14 shtator në Hagë, njofton Organizata...

Djathi i kontaminuar vret 2 persona në Francë! Mund të jetë importuar edhe në Shqipëri

Dy të vdekur e dhjetëra të helmuar në Francë nga djathi i kontaminuar me bakterin e llojit të listerisë. Sipas lajmit të publikuar nga britanikja...

“Nuk duam turma!” Protesta kundër turizmit masiv në Europë

Qytete të njohura turistike në Europë po përballen me një valë të re protestash nga banorët vendas, të lodhur nga pasojat e turizmit masiv...

Lajme të tjera

Web TV