Fushata ka hyrë në shtratin e vet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Plator Nesturi

Pas disa incidenteve të ditëve të para, si ato që ndodhën në Elbasan, Fier e gjetkë, duket se fushata është shtrirë në shtratin e vet. Natyrisht ka replika, akuza të ndryshme apo dhe skërmitje dhëmbësh në distancë, por gjithësesi këto mbeten brenda normës së një fushatëe elektorale ku nuk mund të mungojnë pasionet nga preferencat partiake. Duket se ajo çfarë afruan ditët e para dhe që trembën me një perspektivë plot frikë për të ardhmen e fushatës, nuk ishin veç shpërthim pasionesh, ose dhe një matje forcash për të parë reagimin e kundërshtarëve e për ti humbur qetësinë.

E rëndësishme që drejtuesit politikë nuk e shtynë më tej gjuhën e urrejtjes që mund të nxisnin drejt akteve të tjera të përplasjes. Dhe prognoza e ditëve në vijim premton se zgjedhjet do të jenë të qeta dhe pa eksese. Natyrisht nuk mungon mobilizimi i dyanshëm ku palët janë të tendosura në arritjen e objektivave që kanë. PS në arritjen e mandatit të tretë duke ruajtur predominancën poltike, ndërsa PD me aleatët për të ngrituar shifrat pas disa humbjesh rradhasi e për të mundësuar ndryshimin e pushtetit. Nëse ka një tension në ajër, kjo ndodh pikërisht se të dyja palët nuk e ndjejnë veten të dobët. Shifrat e sondazheve e theksojnë këtë. PS ndihet ende kontrolluese e situatës dhe me mbështetje kostante ndonëse ka 8 vite në pushtet, ashtu siç edhe PD ndjen që ka një fryrje të velave në shifrat e votave mbështetëse krahasuar me zgjedhjet e kaluara.

Gjithsesi në planet e saj për fitore PD e di që është e ndërvarur dhe nga rezultati i aleatëve të saj e veçanërisht nga LSI. Në të gjitha rastet, edhe pse LSI po i zhgënjen në parashikim, me rritjen e PD, kemi një rikthim në dominancën e dy partive të mëdha dhe ku politika shqiptare do te jetë sërish një tango ku të tretët po shkojnë drejt skualifikimit. Ndoshta është pikërisht ky fakt, që dhe fushata tashmë është vendosur larg ekseseve. Përgjegjësia e të qenit i madh në shifra, të shtyn drejt rrugës që të punosh për rritjen e tyre nëpërmjet punës në elektorat. Zakonisht kur je i dobët kërkon të marrësh vëmendje nëpërmjet veprimeve të pashpresa e mistrecllëqeve të çastit. Për këtë ndoshta i duhet njohur meritë Bashës që nuk ka rënë nën yshtjen e ndonjë aleati të vogël që i kërkon të futet në aventurë tensioni. Gabim që thjesht do ta barazonte PD me ndonjë të vogël në peshë dhe që do të ish një përsëritje e gabimeve të dikurshme të braktisjes së parlamentit dhe lëshimit të zgjedhjeve vendore.

Lexo edhe :  Giro d’Italia vjen në Shqipëri, Tirana në kolaps rrugor

 

 

Të fundit

Përfundon numërimi në qarkun e parë, ja si u ndanë mandatet

Ka përfunduar numërimi i votave për subjektet politike në të gjithë qarkun e Kukësit për 139 qendrat e votimit. Pasi...

“Kemi një mekanizëm primitiv”, Celibashi: Duhet votim dhe numërim elektronik

Komisioneri Shtetëror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi, tha se brenda fundit të javës do të kemi rezultatin paraprak të zgjedhjeve të 11 majit. Vonesa, sipas tij,...

Flamur Noka: Administrata publike u lëshua si zagarë kundër popullit

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, përmes një statusi të publikuar në rrjete sociale dukshëm po tregon që është dorëzuar duke gjetur si shkak...

Ylli Pata: Pse Berisha po i shmanget greminës që mund ta rrëzojë përfundimisht?!

Edi Rama, përpra zgjedhjeve solli një historik të Sali Berishës në të gjitha votimet ku ai kishte humbur. Të cilat jo vetëm nuk i...

Egnatia shkruan historinë, mposht Vllazninë 4-0 dhe ngre titullin e dytë

Egnatia e Rrogozhinës është kampione e Kategorisë Superiore për të dytin vit radhazi. Skuadra e Edlir Tetovës triumfoi bindshëm 4-0 në finale ndaj Vllaznisë në...

Lajme të tjera

Web TV