Po ju shkatërrojnë të ardhmen! Këto janë 4 sjellje të prindërve që s’duhet t’i përdorin me fëmijët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prindërimi është një detyrë e vështirë. Fëmijët influencohen nga gjithçka që i rrethon: bashkëmoshatarët, mësuesit dhe, pa dyshim, prindërit e tyre, të cilët kanë rolin kryesor në krijimin e së ardhmes.

Asnjë prind nuk është perfekt, megjithatë, toni i zërit me të cilin u flisni fëmijëve, mënyra si i perifrazoni fjalët ose etiketimet që u vendosni fëmijëve mund të kenë pasoja afatgjate të padëshirueshme. Psikologu klinik Ma. Lourdes Carandang shpjegon se ka katër sjellje me të cilat mund të ndikoni negativisht në jetën e fëmijës.

Krahasimi i fëmijëve

Sigurisht që i doni fëmijët në mënyrë të barabartë, megjithatë, nëse njëri prej tyre ka arritur diçka më shumë dhe ju keni tendencën ta prezantoni atë para njerëzve si më të kualifikuar, dhe nuk e bëni këtë me fëmijët e tjerë, atëherë kjo mund të ketë ndikim tek këta të fundit. Për shembull, ju mund të thoni: “Kjo është vajza ime inteligjente Sara. Dhe ky është djali më i vogël, Maks”, gjë që nuk duhet. “Ky është një lloj bullizmi shumë delikat. Është fyese për fëmijët e tjerë. Prandaj prindërit duhet të jenë shumë të kujdesshëm se si sillen me fëmijët.”

Përdorimi i etiketimeve

Nofkat mund të duken të padëmshme, megjithatë ato mund të lënë mbresa në jetën e fëmijës nëse përdoren shumë shpesh. Mënyra se si një prind e quan fëmijën mund të ketë dëmtime serioze në vetëbesimin e tij. Dr. Carandang shpjegon se përdorimi i etiketimeve të ndryshme mund të shkaktojë tek fëmija zhvillimin e ndjenjave fyese ndaj prindërve, aq sa ata fillojnë të besojë se vërtet janë dembelë ose budallenj.

Të japësh shembuj të bullizmit

Fëmijët nuk i kushtojnë vëmendje vetëm asaj që thoni (shumicën e kohës), por edhe sjelljeve tuaja. Kështu, nëse babai i tyre i flet keq nënës, ata fillojnë të mendojnë se është e drejtë që burri ta trajtojë gruan si inferiore – dhe gratë duhet ta pranojnë këtë. Kjo ndodh, sepse fëmijët kanë si model prindërit e tyre.
Favorizimi i një fëmije ndikon në disiplinë
Edhe pse shumë prindër e mohojnë këtë gjë, ka raste kur ato favorizojnë një fëmijë dhe shpesh ato që bëjnë gabime mbeten të ndëshkuar dhe fajin e marrin fëmijët e tjerë. Dr. Carandang sqaron se kur fëmijët argumentojnë, është e rëndësishme të dëgjoni secilin prej tyre në mënyrë objektive, kështu mund të reagoni siç duhet. Nuk duhet të ndëshkohet një fëmijë vetëm se është më i madhi nga të tjerët apo se ka më shumë përgjegjësi. Është shumë e rëndësishme që mos të neglizhoni nevojat e tyre emocionale.

Të fundit

‘Denonco krimin zgjedhor’! SPAK hap faqen online për 11 Majin: Zyrtarët dhe…

Prokuroria e Posaçme hap në faqen e saj zyrtare online (link), ku mund të denoncohen të gjitha krimet elektorale...

“Mbyllja e Tik Tok censurë”, Topalli: Rama në 2021 mbylli dhe kufirin më alibinë e Covid…

Mbyllja e platformës TikToK dy muaj para zgjedhjeve të 11 majit për koordinatoren e PD-së për Diasporën, Jozefina Topalli, tregon frikën e Ramës nga...

“Histerike, ik pir**u!”/ Andi Bushati sherr me Klodiana Lalën, largohet nga studio

Në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, është diskutuar përgjimi i një anëtari të Gjykatës Kushtetuese nga SPAK dhe ka patur një debat të fortë...

Veliaj: Si penetruan në majën e drejtësisë juristë me 5-a?

Kryebashkiaku Erion Veliaj flet ekskluzivisht për Report Tv nga burgu, aty ku ndodhet prej 25 ditësh. Për herë të parë, Veliaj ‘shfaqet’ në televizion falë...

15 Marsi, dita kur ose duhet të mbyllim TikTok-un, ose SPAK-un

Nga Mero Baze 17 vjet më parë, 15 marsi qëlloi e shtunë, njësoj si këtë vit. Ndërsa njerëzit ende nuk ishin nisur nga Tirana për...

Lajme të tjera

Web TV