“Vulgariteti është në rritje”/ Kryeministri i Pakistanit fajëson veshjet e femrave për shtimin e përdhunimeve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri i Pakistanit, Imran Khan ka shkaktuar polemika së fundmi teksa ka fajësuar veshjet ekspozuese të grave për rritjen e numrit të përdhunimeve.

Kryeministri 68 vjeçar i arsimuar në universitetin britanik të Oxford, ka këshilluar gratë të mbulohen me veshjet e tyre, për të parandaluar tundimin nga meshkujt.

Khan, një nga lojtarët më të mirë të kriketit në botë, tha se rritja e shpejtë shifrave të përdhunimeve në vend është pjesë e pasojave “të një shoqërie ku vulgariteti është në rritje”.

“I gjithë koncepti i ‘purdah’ apo i kujdesit me veshjen, është evitimi i tundimit, pasi jo të gjithë kanë forcën e vullnetit për ta bërë këtë,” tha ai duke përdorur termin vendas që i referohet veshjes modeste dhe ndarjes së përgjithshme mes dy sekseve.

Një peticion publik ka nisur ku komentet e Khan quhen “inkorrekte, të pandjeshme e të rrezikshme”.

Edhe Komisioni i të Drejtave të Njeriut në Pakistan tha se ishte i neveritur nga komentet.

Shumica e Pakistanit jeton sipas kodit shoqëror që dënon sjelljet e grave “që sjellin turp në familje”.

Gjatë intervistës direkte në televizion të dielën, Khan tha gjithashtu se rritja e divorceve në Britani vjen nga kultura e “seksit, drogës dhe rock and roll” edhe pse ai vetë është dy herë i divorcuar dhe kur jetonte në Londër, njihej si ‘playboy’.

Ai njihej që shoqërohej me modele të famshme në kohën e tij si Stephanie Beacham, Goldie Hawn, Kristiane Backer, Susannah Constantine apo Marie Helvin – madje njihej dhe si mik i Princeshë Diana.

Sportisti i kriketit i kthyer në politikan, tha gjithashtu se njohja me femrat ishte një nga ‘kenaqësitë më dekadente të jetës’, që ai vetë kishte shijuar më parë.

Lexo edhe :  VIDEO/ Shpërthen sërish Kilauea, një nga vullkanet më aktivë në botë

Në vitin 1995, ai është martuar me britaniken aristokrate hebreje Jemima Goldsmith me të cilën lindën dy djem para ndarjes në 2004, kjo erdhi prej refuzimit në Pakistan të origjinës hebreje të gruas.

Martesa e dytë e Khan ishte me gazetaren e BBC, Reham Khan dhe zgjati vetëm nëntë muaj në 2015.

Ai është martuar me gruan e tij aktuale, Bushra Wattoo, në një ceremoni konservatore në 2018, dhe ka thënë se nuk e njihte fytyrën e saj deri pas martesës.

Të fundit

Chelsea ngre trofeun e Conference League, londinezët përmbysin Betisin brenda 45-minutave

Chelsea është fituesi i edicionit të katërt të Ligës së Konferencës, në të cilin që në fillimin e turneut...

Mahnitëse! Kur jahti 200 milionë dollarësh të kalon te dera e shtëpisë

Një superjaht luksoz në pronësi të miliarderit amerikan që e shndërroi Starbucks-in në një markë globale është parë duke kaluar nëpër një kanal shumë...

Shqiptarë, kujdes! Vesi jonë i keq në avion tani ndëshkohet me 70 euro

Turqia u ndalon pasagjerëve të ngrihen në këmbë përpara se të fiket shenja e rripit të sigurimit në avion, në të kundërt do të...

100 gramë kokainë dhe shkop bejsbolli në makinë, shqiptarët kapen mat në Itali

Tre të rinj shqiptarë u ndaluan nga karabinierët gjatë një operacioni antidrogë në periferi të qytetit, në Pesaro. Eefektivët ndërhynë në momentin që të dyshuarit...

Përdhunim, trafikim dhe prostitucion, konfirmohen 21 akuzat për vëllezërit Tate

Prokurorët në Mbretërinë e Bashkuar kanë konfirmuar për herë të parë se kanë autorizuar 21 akuza kundër Andrew dhe Tristan Tate, duke përfshirë përdhunim,...

Lajme të tjera

Web TV