Pezullimi i fluturimeve/ Veliaj: Dje Shqipëria u pushtua nga disa ‘gjakprishur’, si Sali Berisha dhe Ilir Meta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në një takim me banorë të zonave rurale të Tiranës, Petrelës, Baldushkut, Krrabës dhe Bërzhitës, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj nënvizoi se Partia Socialiste e përdor politikën për mirë dhe jo për keq, siç bëjnë kundërshtarët.

Duke iu referuar situatës së krijuar në aeroportin e Rinasit, ku prej ditës së djeshme janë pezulluar fluturimet si pasojë e braktisjes së detyrës nga kontrollorët, me pretendimin se janë të stresuar, Veliaj tha se “dje Shqipëria nuk u pushtua nga fashistët, por nga disa shqiptarë ‘gjakprishur’, si Sali Berisha dhe Ilir Meta”.

“Dje ishte 7 Prilli! 7 Prilli 1939, për të gjithë ne që kemi mësuar librat e historisë, ka qenë dita kur Shqipëria u pushtua nga regjimi fashist dhe hyri në histori si një ditë famëkeqe. Po 7 Prilli i djeshëm, gjithashtu, do të hyjë në histori si një ditë famëkeqe. Si dita kur u pushtua Shqipëria, por jo nga fashistët, jo nga nazistët, jo nga armiqtë e huaj, jo nga pushtues që vinin nga përtej detit ose përtej kufirit, por nga ca shqiptarë gjakprishur. Dje ishte 7 Prilli kur ish-presidenti Saliu, presidenti aktual Ilir Meta pushtuan Shqipërinë, duke bllokuar aeroportin e Rinasit. Një shembull ku politika u përdor për të bërë keq”, theksoi Veliaj.

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Tiranën, Erion Veliaj tha se është për të ardhur keq dhe ironizoi arsyen e punonjësve të Rinasit, të cilët u ankuan dhe u stresuan sepse rroga e tyre në kohë pandemie nga 5 milionë u bë 2 milionë e gjysmë në muaj. “Por stresi i vërtetë” – sqaron Veliaj – “ka kapur Saliun dhe Metën, sepse e dinë që pas 2 javësh nuk do kenë më punë në Shqipëri”.

Lexo edhe :  Erion Braçe: Ja pse bëra "fushatë" për Jorida Tabakun

“Marrin një rrogë që është 10-fishi i rrogës mesatare të Shqipërisë, përfshi këtu edhe pagesën për palestër, për dentist, për spital privat dhe për udhëtime pa limit me avion, dhe këta i kapi stresi. Nuk ka asnjë njeri ta besojë që këta i kapi stresi. Kapi stresi Ilir Metën dhe Sali Berishën, sepse e dinë që pas dy javësh nuk do kenë më punë me Shqipërinë. Nuk do kenë më në dorë të na pengojnë, nuk do kenë më në dorë të na bllokojnë, nuk do kenë më në dorë të na sabotojnë, nuk do kenë më në dorë të na ndalin. Ky është stresi! Ky është stresi i vërtetë”, u shpreh ai.

Dhe për të dy këta, për Metën dhe Berishën, kryebashkiaku thotë se ka vetëm një përgjigje.
“Sot për Ilir Metën dhe Sali Berishën kemi një përgjigje. Mos na e merrni qytetarinë për dobësi. Mos na e merrni edukatën për dobësi. Mos na e merrni mirësjelljen për dobësi. Mos na e merrni njerëzillëkun për dobësi. Sepse ne nuk jemi të dobët, ne do t’ju tregojmë vendin në datë 25 Prill, me votë, dhe në të gjitha proceset ligjore, me Prokurori dhe me Gjykatë për atë që është tradhtia e 7 prillit të dytë. Tradhtia e 7 prillit të dytë”, përfundoi Veliaj.

Të fundit

Për herë të parë, Serbia në stërvitje të përbashkët me Kinën

Serbia dhe Kina pritet të zhvillojnë stërvitje të përbashkët ushtarake për herë të parë në fund të këtij muaji,...

“Krim i dyfishtë”, Bushati shpërthen ndaj Ramës për Thethin

Analisti Andi Bushati u shpreh kritik ndaj qëndrimeve të kryeministrit Edi Rama lidhur me ndërtimet në Theth. I ftuar në një emision televiziv, Bushati tha...

Bamir Topi: Përplasja ime me Berishën nis pas Gërdecit dhe kulmon në 21 Janar!

Ish-presidenti Bamir Topi, në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV iu rikthye përpasjeve të ashpra madje edhe publike me kryeministrin Sali Berisha në vitet...

Shpërbërja e Inkuizicionit Spanjoll më 1834, fundi i një epoke terrori fetar

Më 15 korrik 1834, Inkuizicioni Spanjoll, një nga institucionet më famëkeqe të historisë europiane, u shpërbë zyrtarisht, duke i dhënë fund një periudhe prej...

Horoskopi ditor, 15 Korrik 2025

Dashi Marrëdhënia me atë qe keni ne krah do jete shume e paqëndrueshme gjate kësaj dite. Nuk do jeni shume ne humor dhe here pas...

Lajme të tjera

Web TV