Nisin fluturimet/ Turqit “zhbllokojnë” Rinasin, pranga tre kontrollorëve shqiptarë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aeroporti i Rinasit u zbllokua përkohësisht dje duke u kryer disa fluturime emergjente, pas mbërritjes së specialistëve turq. Policia arreston tre kontrollorë shqiptarë të cilët dyshohet se ishin organizatorë të grevës që shkakoi kaos dhe ndërpreu çdo fluturim në aeroportin e vetëm ndërkombëtar në vend.

Nga Fernada Cenko

Kaosi në Rinas merr një zgjidhje të përkohëshme, por jo ende të plotë. Aeroportit “Nëna Tereza” është marrë në administrim nga kontrollorët turq, të cilët kanë kryer udhëtimin Turqi-Mali i Zi dhe më pas nga Podgorica në Rinas me rrugë tokësorembërritja e tyre ishte emergjente pas grevës që shpallën 65 kontrollorët shqiptarë për shkak të uljes së pagës dhe pretendimeve për stres në punë.

Ministria e Infrastrukturës njoftoi dje se do të udhëtojnë vetëm rastet e emergjencës, ndërsa u bë e mundur ardhja e vaksinave, të cilat ditën e mërkurë nuk u ulën në Rinës për shkak të grevës. Po ashtu ministria njoftoi se sot do rikthehen edhe fluturimet e të gjitha linjave. “Greva” e kontrollorëve shkaktoi një “blackout” të fluturimeve duke lënë avionë në ajër dhe qytetarë duke pritur të niseshin për në destinacion.

Arrestimi i kontrollorëve

Kreu i Sindikatës së Pavarur të Kontrollit të Trafikut Ajror Armando Fezga, përgjegjësja e turnit Flora Ndreca dhe Muhin Mezini janë tre kontrollorët e arrestuar nga policia me akuzën e shpërdorimit të detyrës për bllokimin e aeroportit të Rinasit ditën e mërkurë. Për tre punonjësit e mësipërm, provë është konsideruar biseda me njëri-tjetrin në ‘WhatsApp’, ku flitet për organizim të grevës dhe për braktisjen e vendit të punës, që çoi në mbylljen e aeroportit. Avokati i kontrollorëve, Rezart Kthupi në një komunikim për mediat tha se tre kontrollorët akuzohen për “shpërdorim detyre” dhe se njëri prej tyre nuk është në kushte të mira shëndetësore. “Sapo kanë përfunduar procedurat për ndalimin e tre kontrollorëve, akuza është shpërdorim detyre në bashkëpunim, kjo është sa i takon pjesës informative. Zoti Fezga sapo ka kaluar Covidin, nuk është në kushtet më të mira, për të përballuar ndalimin prej 48 orësh në paraburgim”, tha avokati.

Lexo edhe :  PS ndez ‘motorët’ e fushatës, mbahet takimi me gratë dhe vajzat! I pranishëm edhe Rama

Sipas tij, akuza nuk qëndron sepse është ngritur në bazë të komunikimit në grup. “Është një akuzë që nuk mund t’ju komunikohet atyre, sepse nuk janë funksionarë publikë. Personat e ndaluar e kanë kundërshtuar ndalimin e tyre, nuk e di nëse një person mund të ndalohet për komunikime në WhatsApp. Pra është një akuzë që është ngritur në bazë të komunikimit në grup”, tha avokati. Sipas bisedave të kryera në aplikacionin “WhatsApp”, Armando Fezga ka rezervuar në një hotel afër aeroportit 25 dhoma dyshe për stafin e kontrollorëve. Muhir Muzini me detyrë mbikëqyrës i kontrollorëve, evidentohet duke orientuar punonjësit e tjerë për mënyrën e përpilimit të formularit të paaftësisë së përkohshme të punës. Burime nga Policia e Tiranës thanë se mbi 20 kontrollorë të tjerë u shoqëruan gjatë natës, por janë lënë të lirë mëngjesin e së enjtes, ndërsa Armando Fezgës, Flora Ndrecës dhe Muhin Mezinit u është komunikuar zyrtarisht urdhër-ndalimin. Gjatë marrjes në pyetje, kontrollorët e shoqëruar kanë mohuar se janë përfshirë në organizimin e një greve, por secili prej tyre ka thënë se e ka pasur të pamundur të shkojë në punë për shkak të stresit dhe për shkak të situatës së krijuar.

Të fundit

Gazetarja ‘godet’ politikën: I bëjnë fushatat për ‘like’, jo për vota

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, komentoi fushatat elektorale për zgjedhjet e 11 majit. Ajo i komentoi këto fushata nga...

Zgjedhjet 2025/ Celibashi: 5 vjet burg kush shet apo blen votën

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka lëshuar një paralajmërim të qartë për të gjithë qytetarët në prag të zgjedhjeve të 11...

LaCivita futet në “aksion”, krahason Berishën me Trumpin

Shefi i fushatës së PD, amerikani Chris LaCivita, thotë se Edi Rama po vepron me kundërshtarin si Joe Biden me Donald Trumpit, përmes drejtësisë...

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Dite përgjithësisht e qetë kjo e sotmja për të dashuruarit. Duhet thënë se do i jepni me shume rëndësi komunikimit dhe do i zgjidhni...

Lajme të tjera

Web TV