U kthye pa zemër/ Autoritet spanjolle nisin hetimin pas letërporosisë nga prokuroria shqiptare për Saimir Sulën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas letër-porosisë së dërguar nga prokuroria shqiptare për rastin e 31-vjeçarit Saimir Sula, i cili u kthye pa zemër nga Spanja, mësohet se autoritetet spanjolle kanë nisur hetimin.

Në letërporosi prokuroria shqiptare ka 10 kërkesa për autoritetet spanjolle, mes të cilëve edhe të gjendet shkaku pse mungon zemra e shtetasit Saimir Sula. Saimir Sula ndërroi jetë në spitalin ‘Hospital Del Mar’ në Barcelonë Spanjë dhe ka ardhur në Tiranë pa zemër. Mungesa e zemrës u konstatua në Tiranë.

Familja e të riut shqiptar që ndërroi jetë në Spanjë u trondite pas ekspertizës së bërë nga Instituti i Mjekësisë Ligjore. Report Tv mësoi se atij i mungonte zemra, e për pasojë Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për “Shit-blerjen e paligjshme të organeve njerëzore”.

E gjitha nisi pas dyshimeve të vetë familjarëve, pasi panë se në trupin e pajetë të djalit të tyre Saimir Sula, kishte një të çarë në pjesën e zemrës. Dyshimet u shtuan edhe më shumë, kur panë se në kartelën mjekësore të hapur nga spitali spanjoll nuk ishte specifikuar një asnjë rresht të saj se të riut 31 vjeç nga Tirana, i mungonte zemra.

Me mbërritjen e trupit në Tiranë, familja ka kërkuar ekzaminimin mjeko-ligjor të trupit, ku u konfirmuan dyshimet e familjarëve se Sulës i mungonte zemra. Ky rast është referuar në Prokurorinë e Tiranës në 27 maj të vitit 2020. Të afërmit dyshojnë gjatë mjekimit në Barcelonë, 33-vjeçarit i është marrë zemra në rrethana dhe arsye ende të paqarta, çka ka bërë Prokurorinë e Tiranës të nisë hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje të rëndë.

 

Të fundit

Ekipet shqiptare në Europë: Egnatia dominon, fiton edhe Drita e Kosovës

Egnatia fitoi sot 1-0 në nisjen e rrugëtimit të saj në UEFA Champions League. Kampionët e Shqipërisë u përballën...

“Arrestuat ketrin, jo klientët e Epstein”/ Elon Musk shpërthen kundër Trump

Elon Musk ka ndezur një valë të re polemikash pas një postimi të ashpër dhe ironik në platformën e tij X (ish-Twitter), ku sulmoi...

Merkato, Igli Tare po ndjek dy emra në kampionatin anglez

Milan synon të përforcohet jo vetëm në mesfushë këtë merkato ku po ndiqen emra si Granit Xhaka, Ardon Jashari, Javi Guerra e ndonjë tjetër,...

“Salianji është kurban i Berishës, ai është i përdorur”

Pas 9 muaj e gjysmë në burgun e Fierit ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i cili u dënua për kallëzim të rremë, si...

Ardian Ismaji ndryshon ekip, zyrtarizohet te Torino!

Futbollisti nga Kosova që luan për kombëtaren e Shqipërisë, Ardian Ismajli është bërë me skuadër të re. Mbrojtësi shqiptar është prezantuar te skuadra e...

Lajme të tjera

Web TV