Doni t’i harroni kujtimet e këqija? Këto 4 teknika do t’ju ndihmojnë shumë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shumica prej nesh kanë mendime në kokë që nuk i largojnë dot nga mendja sado që përpiqen. Si t’ia bëni në këtë rast? Në fakt edhe në këtë shekull që po jetojmë, ka ende shumë gjëra që shkencëtarët nuk mund t’i shpjegojnë dot rreth mendjes njerëzore. Nuk ka një ilaç që mund të na shpëtojë nga mendimet e këqija, ose nuk ka një strategji harruese që funksionon 100 për qind të kohës. Mirëpo, gjithsesi ne do t’ju tregojmë disa teknika se si të harroni mendimet që jua trazojnë mendjen:

Ndalojeni veten në mënyrë të përsëritur së menduari për të

Nëse doni të mbani mend numërin e telefonit të nënës suaj, me siguri do ta përsërisni pa pushim derisa ta fiksoni. Teknika për të harruar gjërat funksionon saktësisht anasjelltas: sa herë që kujtesa ju vjen në mendje, hidheni larg. Ju gjithashtu mund ta detyroni veten të mendoni për diçka tjetër. Nëse e bëni shpesh këtë gjë, ky kujtim me siguri do të zhduket.

Ndryshoni kontekstin

Teksa mendoni për kujtimin tuaj më të keq, me siguri ju vijnë në mendje shumë detaje: ku ndodhi, si ndodhi, çfarë kishit veshur, me kë ishit: pra në thelb, konteksti i situatës. Studiuesit kanë zbuluar se çdo kujtim është i lidhur me kontekstin e eksperiencës dhe ai na ndihmon ta kujtojmë atë. Prandaj, nëse doni ta harroni atë, konteksti duhet të ndryshohet. Mundohuni të shtoni disa detaje të reja të diskutueshme, që nuk kanë ndodhur në të vërtetë dhe ndërrojeni situatën në kushte të ndryshme. Në fund ju do ta ngatërroni mendjen aq shumë, sa kujtimi do të dalë nga koka juaj.

Mendoni në aspektin pozitiv

Lexo edhe :  Shkencëtarët nisin epokën e re/ ADN-ja njerëzore po krijohet në laborator

Sa herë mendoni një kujtim negativ, përpiquni të mendoni diçka pozitive, pra një kujtim të bukur për ta zëvendësuar.

Ndryshoni perspektivën

Ndonjëherë ne mendojmë më shumë seç duhet dhe shqetësohemi për diçka që nuk duhet. Emocionet tona janë ato që nuk na lënë të harrojmë, kështu që çelësi është të ndalojmë së qenuri emocionalë në lidhje me një situatë të caktuar. Analizoni kujtesën tuaj dhe përpiquni të mendoni për këtë nga një këndvështrim tjetër. Ndoshta asgjë e keqe nuk ka ndodhur vërtet dhe çdo gjë është thjesht në mendjen tuaj. Nëse nuk mund ta bindni veten, kërkoni mendimin e dikujt tjetër dhe tregojini për këtë kujtim. Ndoshta reagimi i personit tjetër do t’ju bëjë t’i mendoni gjërat ndryshe dhe kështu ai kujtim do të zbehet.

Të fundit

Turqia nën ‘pushtetin’ e flakëve, mbi 50 mijë të evakuuar

Turqia po përballet me një valë të fuqishme zjarresh që kanë përfshirë zonat bregdetare dhe të brendshme, duke detyruar...

Foto familjare nga samiti BE – Ballkani Perëndimor, Rama krah Kurtit dhe Mickoskit

Sot u mbajt dita e dytë e takimit BE – Ballkani Perëndimor në Shkup për Planin e Rritjes. Pas përfundimit të takimit liderët që morën pjesë në...

Trafikoi 1 ton drogë, arrestohet në Francë ish-truproja e Saimir Tahirit

Ish-truproja e Saimir Tahirit, Paul Deda, është arrestuar në Francë, pasi akuzohet nga drejtësia shqiptare si anëtar i një organizate kriminale që ka trafikuar...

Kush e shpiku ruletën ruse?

Jo ushtria ruse, siç besojnë shumë. Ruleta ruse është një shpikje letrare e shekullit të 19-të, e ringjallur në një roman zviceran të vitit...

Pritja mori fund! Pensionet me Italinë njihen nga sot

Nga sot hyn në fuqi marrëveshja historike e pensioneve mes Shqipërisë dhe Italisë. Qindra mijëra emigrantë shqiptarë mund të përfitojnë vitet e punës të mbledhura...

Lajme të tjera

Web TV