Përfundon restaurimi i xhamisë së Et’hem Beut në Tiranë (Foto)

Ka përfunduar restaurimi xhamisë së Et’hem Beut në Tiranë, një nga objektet më të rëndësishme të besimit mysliman, por dhe një monument i rrallë i trashëgimisë sonë kulturore.

Ky objekt u kthye në identitet falë mbështetjes financiare të TİKA Tiranë.

Në vitin 2018, në një marrëveshje bashkëpunimi mes ministrisë së Kulturës, dhe Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, u vendos restaurimi i pesë monumenteve kulturore të besimit islam, mes së cilave edhe kjo xhami.

Xhamia e Haxhi Et’hem Beut, është një xhami e ndërtuar në Shqipëri nga Mulla Beu, nga Petrela, rreth fundit të shekullit të tetëmbëdhjetë.