Nis sot vaksinimi i personave mbi 60 vjeç me sëmundje kronike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndërsa vaksinimi masiv vijon me ritme mjaft të shpejta, ditën e sotme nis edhe vaksinimi i personave 60-vjeç me sëmundje kronike, që vijon paralelisht edhe me vaksinimin e atyre mbi 65-vjeç.

Një ditë më parë, Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu apeloi për të gjithë personat mbi 60 vjeç që të regjistrohen pranë mjekut të familjes për ditën dhe orën e vaksinimit.

Po sot do të fillojë edhe shpërndarja e 100 mijë vaksinave të Sinovac, ndërsa pritet të mbërrijnë edhe 7020 doza të vaksinës Pfizer.

Që prej fillimit të vaksinimit antiCOVID janë kryer në total 256,848 vaksinime, prej të cilëve 182,669 vaksinime për të moshuarit. Procesi i vaksinimit ka përfunduar për bluzat e bardha dhe arsimtarët në shkollat publike, ndërsa vijon për të moshuarit, arsimtarët në shkollat private, stomatologët, farmacistët,  punonjësit e rendit dhe punonjës të medias.

Vaksinimi masiv në vend ka nisur që prej 28 marsit, ndërsa në vend po përdoren katër lloje vaksinash, Pfizer, AstraZenca, SputnikV dhe Sinovac.

Barometri global e renditi Shqipërinë në vendin e parë për ritmin e vaksinimit në 7 ditët e fundit, duke lënë pas edhe Serbinë në rajon, por edhe vende të Bashkimit Evropian, të cilat e nisën më herët vaksinimin.

Të fundit

Ekipet shqiptare në Europë: Egnatia dominon, fiton edhe Drita e Kosovës

Egnatia fitoi sot 1-0 në nisjen e rrugëtimit të saj në UEFA Champions League. Kampionët e Shqipërisë u përballën...

“Arrestuat ketrin, jo klientët e Epstein”/ Elon Musk shpërthen kundër Trump

Elon Musk ka ndezur një valë të re polemikash pas një postimi të ashpër dhe ironik në platformën e tij X (ish-Twitter), ku sulmoi...

Merkato, Igli Tare po ndjek dy emra në kampionatin anglez

Milan synon të përforcohet jo vetëm në mesfushë këtë merkato ku po ndiqen emra si Granit Xhaka, Ardon Jashari, Javi Guerra e ndonjë tjetër,...

“Salianji është kurban i Berishës, ai është i përdorur”

Pas 9 muaj e gjysmë në burgun e Fierit ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i cili u dënua për kallëzim të rremë, si...

Ardian Ismaji ndryshon ekip, zyrtarizohet te Torino!

Futbollisti nga Kosova që luan për kombëtaren e Shqipërisë, Ardian Ismajli është bërë me skuadër të re. Mbrojtësi shqiptar është prezantuar te skuadra e...

Lajme të tjera

Web TV