Të maskuar si shpërndarës picash/ Hajdutët shqiptarë sulmojnë çiftin, i shkuan tek dera dhe… (Foto)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje
Anton Kolndrea, Kristian Gjoka dhe Eduart Pjetër Gjoka janë tre picierët e rremë që u identifikuan nga prokuroria mbas një sërë veprimesh hetimore kryesisht kqyrje të kamerave të sigurisë.

Këto janë fotografitë e tre hajdutëve të maskuar si shpërndarës picash, të siguruara nga gazetarja Anila Hoxha. Njëri prej tyre me kasketë në kokë dhe me picë pikante ndiqet nga dy bashkëpunëtorët e tij që mbajnë thika në duar dhe që janë gati për të vjedhur në derën që do tu hapet.

Anton Kolndrea, Kristian Gjoka dhe Eduart Pjetër Gjoka janë tre picierët e rremë që u identifikuan nga prokuroria mbas një sërë veprimesh hetimore kryesisht kqyrje të kamerave të sigurisë. Ata u dorëzuan gjatë ditës në gjykatë si të akuzuar për grabitje me dhunë të mbetur në tentativë. Ata sulmuan një çift thotë prokuroria i cili u hapi derën dhe ata ju ofruan picë pikante.

Prokuroria i thotë gjykatës në mbyllje të hetimeve se pikërisht kjo shenjë gishti e mbetur në kutinë e picës solli identifikimin e njërit prej hajdutëve, i quajtur Kristjan Gjoka dhe që mban këtë kasketë motorri në kokë.

Të tjerët të maskuar me kapele kanë tentuar të shtyjnë të zotin e shtëpisë kur ai ka hapur derën dhe iu ka thënë se nuk kishte porositur picë. Alibia e të dyshuarit se kishte shkuar si picier , pasi ishte konflikuar me denoncuesin për një parakalim të gabuar.

Kjo dëshmi bie poshtë thotë në dosje prokurorja Mariola Mërtiri që shton se tre picierët u përleshën me thikë në ambjentet e brendshme duke tentuar të hyjnë me dhunë në banesë.

Marrë nga Top Channel

Të fundit

Trump shton presioni: Putin, afati yt është më 8 gusht

Donald Trump ka rritur presionin ndaj Rusisë dhe presidentit Vladimir Putin. Gjatë kthimit për në Uashington nga vizita 5...

“Serbia të njohë Kosovën!” Dy kongresistet i shkruajnë Trump: Zgjidhe!

Dy kongresiste amerikane, Claudia Tenney dhe Chrissy Houlahan u kanë dërguar një letër presidentit amerikan, ku propozojnë njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë. Siç bënte...

Britania paralajmëroi njohjen e shtetit palestinez, reagon Izraeli

Izraeli ka kritikuar planet e Britanisë për të njohur shtetin palestinez në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në muajin shtator. Sipas mediave të huaja,...

Darwin Nunez po vjen në Serie A! Zbardhen tratativat

Objektivi i madh i Juventusit për sulmin është padyshim rikthimi i Randal Kolo Muani. Bardhezinjtë po punojnë për një transferim përfundimtar të sulmuesit francez....

671 mijë euro për deputetët në Kosovë edhe pse kanë zero punë!

Deputetët e Kuvendit të Kosovës tentuan pa sukses 54 herë të mbyllin seancën konstituive. Pavarësisht seancave çdo 48 orë dhe ndonjëherë më shpesh, puna...

Lajme të tjera

Web TV