Nesër rifillon fluturimi i parë me Anglinë, ja çfarë kushtesh duhet të plotësoni

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas një periudhe të gjatë pezullimi për shkak të shfaqjes së variantit britanik të ri të koronavirusit, nesër rifillon fluturimi i parë me Anglinë.

TIA ndërkohë ka njoftuar disa pika që pasagjerët duhet t’i kenë parasysh, ndërsa kujtojmë se vendimi për rinisjen e fluturimeve me Britaninë e Madhe u mor dy ditë më parë nga Komiteti i Ekspertëve.

Njoftimi

Në vëmendje të pasagjerëve që udhëtojnë për në Angli

Nesër rifillon fluturimi i parë me Anglinë dhe do ju luteshim që të keni parasysh këto hapa përpara udhëtimit dhe dokumentet që duhet t’i paraqisni bashkë me pranimin e biletës në aeroport. Kërkohet me rigorozitet:

1. Të jeni 3 orë përpara udhëtimit në aeroport, për shkak të listës së gjatë të kontrollit të dokumentave që kërkohen nga shteti britanik dhe kompania ajrore.

2. Tamponi PCR i 72 orëve të fundit

3. Blerja a paketës së karantinës, e cila parashikon hotelin e karantines, transportin e karantinës dhe provën e udhëtimit se ju keni bërë pagesën për kryerjen e testit COVID, ditën 2 dhe 8 që keni mbërritur në Angli. Pasi keni kryer këtë hap, ju jepet një kod dhe ky kod përfshihet në formularin PFL që duhet ta keni në check-in me detyrim, të plotësuar. Blerja e paketës së karantinës kryhen sipas linkut:
https://quarantinehotelbookings.ctmportal.co.uk/

4. PFL (Formulari Passenger Locator Form) duhet të jetë i plotësuar me kujdes.
https://provide-journey-contact-details.homeoffice.gov.uk…

5. Për të gjithë ata që vijnë nga Anglia, karantina në Shqipëri nuk është më detyrim, si edhe për ata që aktualisht ndodhen në Shqipëri.

Të fundit

Lufta Iran-Izrael, Vuçiç nuk mban krah: I kemi miq të dy

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka deklaruar se mendon që Shtetet e Bashkuara mund të jenë duke u përgatitur...

Izrael-Iran/ Ish-kreu i Inteligjencës: Kam frikë nga një luftë e gjatë

Sipas sondazheve të fundit dhe editorialeve të gazetave kryesore, gjithçka po shkon shumë mirë në Izrael. Fushata kundër Iranit po i pret kokën udhëheqësve...

Edward Snowden – Historia e njeriut që tronditi botën e survejimit

Karriera e hershme Edward Joseph Snowden lindi më 21 qershor 1983 në Elizabeth City, North Carolina, SHBA. Ai u rrit në një familje me lidhje...

Çfarë është impianti bërthamor në Fordow, vetëm një bombë amerikane mund ta shkatërrojë

Goditja e Izraelit në vendin kryesor të pasurimit të uraniumit të Iranit në Natanz të premten shkatërroi pjesën mbitokësore të impiantit dhe besohet se...

Pakistani nominon Donald Trump për Çmimin Nobel për Paqen

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, është nominuar për Çmimin Nobel për Paqen të këtij viti nga Pakistani, për “ndërhyrjen e tij vendimtare diplomatike” në...

Lajme të tjera

Web TV