U rrëmbye me dhunë nga ish-i dashuri në Tiranë/ Rrëfehet gazetarja: Më kërcënoi dhe më futi duart në fyt

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kashar, ku një gazetare ka rënë pre e dhunës fizike dhe psikologjike nga ish i dashuri i saj, i cili e ka marrë forcërisht në makinën e tij dhe e ka goditur.

Gazetarja, nënë e një fëmije, teksa ka bërë kallëzim ka treguar se që nga muaji janar i 2021, dhuna ndaj saj nga ish-partneri ka qenë e vazhdueshme.

40-vjeçarja ka rrëfyer para efektivëve se ish- i dashuri, ka shkuar poshtë shtëpisë së saj në mëngjes me një makinë “Toyota Corilla”, dhe më pas e ka ndjekur. Ai i ka kërkuar që të qendrojë me të, ndërkohë që ajo nuk ka pranuar, dhe ka vazhduar rrugën derisa ka mbërritur në vendin e saj të punës.

Më tej ajo rrëfen se ai e ka pritur në ambientet e jashtme të punës dhe në momentin kur ka dalë nga zyrat, e ka kapur për krahu duke detyruar me anë të presionit dhe kërcënimeve që të futej në makinë. Kjo e fundit ka kërkuar që ai ta linte të qetë.

Gazetarja më tej treguar se ish-partneri e ka marrë zvarrë duke e hipur në makinë dhe në një moment i ka futur edhe duart në fyt. Në këtë moment gazetarja i ka kërkuar banorëve të zonës ndihmë, por ai e ka goditur sërish dhe e ka kërcënuar me jetën e fëmijës së saj.

Teksa kanë qenë në një makinë, gazetarja ka vënë re një makinë policie dhe aty ka manovruar, duke e kapur vetë timonin. Ajo ka treguar se pasi e arrestuan, policia i ka këshilluar që të bënë denoncim në komisariat, ndërkohë që ka pranuar se edhe më herët 35-vjeçari e ka dhunuar.

Të fundit

Udhëzuesi i BE: Krijoni një plan për luftëra, pandemi dhe kriza energjetike

Bashkimi Evropian po hyn në një epokë të re të përgatitjes për kriza, duke njoftuar për herë të parë...

PSG kryevepër, fiton 4-0 me Real Madridin, në finale e pret Chelsea

PSG fitoi 4-0 ndaj Real Madrid në gjysmëfinalen e Botërorit të klubeve në SHBA. Në finale e pret Chelsea, në një stadium ku do...

Vdekja e të riut në Lipjan, një muaj paraburgim për 5 policët

Gjykata Themelore e Prishtinës, dega në Lipjan, ka vendosur masën e paraburgimit prej një muaji ndaj rreshterit Ibrahim Nela dhe efektivëve policorë Albian Retkoceri,...

Fier, dhunoi për vdekje 80-vjeçarin pasi nuk i dha birra, dënohet me 12 vite burg

Me 12 vite burg është dënuar Ilir Nukaj, pasi dhunoi për vdekje 80-vjeçarin Namik Rustemi në tetor të vitit 2024 në Fier, sepse...

Aksident në Urën e Dajlanit, makina përplaset me mjetin e parkuar

Një aksident ndodhi mbrëmjen e së mërkurës Urën e Dajlanit, pranë stacionit të trenit, në Durrës. Një automjet në lëvizje u përplas me një tjetër...

Lajme të tjera

Web TV