Çfarë presim më 25 Prill

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Plator Nesturi

 

Fushata është në fazat e fundit të saj. 25 prilli ka nisur numërimin mbrapsht deri në gongun e votimit dhe televizionet janë përmbytur nga imazhet e mitingjeve në kohë pandemie. Takime nëpër karrige dhe Luli që hipën mbi kofano makinash… Dikur shqiptarët, mblidhnin karrige nëpër komshinj kur dasmën e bënin te oborri i shtëpisë. Sot janë mitingjet që bëhen me karrige. Kohë e çuditshme me një fushatë të çuditshme e plot ngarkesa. Ku palët po shtyjnë njëra-tjetrën me egërsi por ku asnjëherë nuk dihet se si do sillen më pas zgjedhjeve në bazë të rezultatit që do të marrin. Por nuk mbaron me kaq. Ndërsa fushata ka nisur dhe forcat politike kërkojnë votën e shqiptarëve për në 25 prill, duket se pak rëndësi kanë programet apo platformat ekonomike. Rasti i shifrave të fryra të premtimeve të PD, që në llogari të thjeshta kërkojnë buxhetin e 10 viteve bashkë për të realizuar gjysmat e tyre në një mandate, kaluan si normalitet i zakonshëm i  pallavrave të zakonshme elektorale që në fakt qytetari i thjeshtë është mësuar të mos u referohet pavarësisht votës. Përtej këtyre, interesimi mediatik, ndonëse pozicionet janë përcaktuar dhe situata mbetet e nxehtë, është se se si do të jetë konfiguracioni politik pas zgjedhjeve, me kë do bëjë aleancë Rama, a do të ketë ndonjë hall LSI pas 25 prillit apo nëse Basha e ka heq turpin dhe mund të bëjë një tjetër marrëveshje të madhe. Edhe në media, preokupimi kryesor në daljet publike të drejtuesve politikë, është pyetja; me cilin do të bëni aleancë në rast se… Kjo në rast se, që pak lidhje ka me profesionalizmin, padyshim është një kureshti kur në sonsazhet që janë paraqitur, ka një lloj ekuilibri pavarësisht se PS arrin të ruajë kryesimin ndonëse me një diferencë më të reduktuar. Duket se në subkoshiencën tonë ekziston ende ideja vjetër se si në rast fitoreje dhe në humbje, ajo duhet të jetë e plotë dhe e thellë. Pra, të fitosh i bie “ta kesh thyer në mes kundërshtarin” duke harruar se edhe një rezultat i ngushtë quhet fitore. Dhe një humbje e ngushtë është betejë me dinjitet e që duhet respektuar. Ta trajtosh në këtë mënyrë këtë çështje duke si çështje kurioziteti. Por shqiptarët nuk shkojnë në votime për kuriozitet pasi dhe vetë vota e zgjedhjet nuk mund të trajtohen të tilla. Ato janë përgjegjësi pikërisht pse në këtë mënyrë vendosin fatet e vendit dhe ritmin e zhvillimit. Janë përgjegjësi pasi në këtë vend i kemi parë të gjithë, nuk ka emra apo fytyra të reja për të zbuluar, ashtu siç nuk presim të njohim Lulin se çfarë mund të bëjë nëse I japim mandate, kur e dimë se si ka qeverisur Tiranën apo gjysmën e dikastereve Berisha.

Deri tani, sipas mediave po shkojmë të votojmë thjesht për kureshtje. Pasi dhe interesimi por dhe pyetjet që ngrihen prej tyre pikërisht këtu fokusohen; me kë do të bëni aleancë. Idiotizëm absurd. Thua se dhënia e votës së qytetarit të thjeshtë për një palë apo tjetrën, do të varet vetëm pasi ta ketë të qartë se si do të jetë koalicioni i ardhshëm. Nuk paskan më vlerë programet, çështja e taksave, projektet e zhvillimit, të mësojë nëse do ti shtrohet rruga në fshatin e tij apo do të zgjidhe realisht problemin e furnizimit të ujit. Nëse do ketë projekte zonale zhvillimi, biznese e investime të reja, kanalizim apo program mbrojtës për produktet bujqësore që më shpesh i janë kalbur nga mos shitja dot nëpër vite. Nëse janë gjithë këto gjëra për tu realizuar pyetja duhet të jetë se kush mund ta bëjë këtë më mirë dhe më shpejt. Kush punon me një marsh më shumë për të arritur kaq çështje kur nuk kemi kohë për të humbur. Në këtë kontekst duket se qytetari është më i qartë se vetë media. Ndonëse është i bombarduar orë e çast nga deklarata politikanësh, pamje mitingjesh e spote elektorale, analiza pa fund e tjerrje moraliste, në fund të ditës duket e ndan shumë më mirë grurin nga kashta, premtimet boshe nga mundësitë se kush mund të realizohet e nga kush. Oferta elektorale është përballë tij në 24 orë, por gjithkush me mend përzgjedh atë që përbën garanci se bëhet dhe jo aventurizmin fjalaman  që pas 4 vjetësh mund të ketë fryrë faturat e pagesës. Ashtu siç ka dhe shumë të tillë që kjo ofertë as nuk i përmbush dhe refuzon të japë besim me votë. Në sondazhet që bëhen duket se kjo kategori e fundit e qytetarëve do të jetë më e lartë se në dy zgjedhjet e mëparshme. Dhe ky duhet të jetë një preokupim për çka vjen më tej. Jo thjesht në aspektin e thirrjeve moraliste për ti ftuar në votim, por për të nxjerrë arsyet e vërteta të ftohjes së qytetarëve ndaj politikës. Pasi kjo ftohje është për të gjithë koloritin partiak nga ku elektorati i heshtur nuk sheh ndryshim të theksuar. Aq më shumë nga ata që synojnë të ndryshojnë raportet e pushtetit. Gjithsesi, gjasat duken të përcaktuara dhe kjo për faktin se çdo gjë duket e kalcifikuar, sidomos tek opozita. Këto zgjedhje, me gjithë tensionin që po paraqesin, duket se ruajnë balancat dhe fitorja do të mbetet thjesht fitore. As e madhe dhe as e bujshme, thjesht vazhdimësi. Më shumë se kaq nuk mund të pritet nga 25 prilli. Në këtë realitet jetojmë dhe me kaq duket se gjithsecili merr çka i takon për çfarë ka gabuar në këto katër vite. Thjesht palët duhet ta pranojnë këtë fakt me qetësi. Në fund të fundit është vota ajo që vendos për gjithsecilin.

Të fundit

Balla uron 34-vjetorin e themelimit të PS: Mirënjohje për kontribuesit ndër vite

Në 34-vjetorin e themelimit të Partisë Socialiste, ministri i Shtetit dhe Drejtuesi Politik i PS për Diasporën, Taulant Balla,...

Çfarë ndikon në dashurinë tonë për matematikën?

Matematika është një nga ato lëndë shkollore që ose e do ose e urren: ndërsa rritesh, ke tendencë ta pëlqesh gjithnjë e më pak, por sistemi...

Afera “Partizanin”/ Berisha dhe 4 të pandehurit e tjerë dalin para gjykatës më 30 qershor

Gjykata e Posaçme ka caktuar datën 30 qershor, ora 10:00, për zhvillimin e seancës së parë në themel lidhur me çështjen e privatizimit të...

Protestat në Los Angeles/ Emigrantë me fëmijë të vegjël u mbajtën pa ujë e ushqim

Teksa agjentët federalë nxituan të arrestonin emigrantët në të gjithë Los Angeles, ata i mbyllën të ndaluarit, përfshirë familjet me fëmijë të vegjël, në një bodrum...

Udhëtimi i Vespuçit, si një Bildungsroman

Një dokumentar me katër episode në Rai rrëfen historinë Nga Francesca Pierleoni Të hysh "në zorrët e kësaj anijeje me vela, e cila është kthyer në...

Lajme të tjera

Web TV