E rëndë/ Aksident në Divjakë, ndërron jetë 19-vjeçarja (Emri)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një aksident me vdekje ka ndodhur ditën e sotme në Divjakë. Një 19-vjeçare ka ndërruar jetë pasi automjetit tip ‘’Audi’’ duke shkuar për në plazh ka dalë nga rruag.

Viktima është identifikuar si Elsa Meci, trupi i së cilës është bllokuar në automjet dhe pritet të nxirret nga forcat zjarrfikëse. Mësohet se ajo ishte e fejuara e njërit prej të plagosurve.

Personat e plagosur janë identifikuar si Vilson Hoxha nga Elbasani dhe Daniel Doda nga Vlora, 23 vjeç.

Mësohet se viktima është e fejuara e drejtuesit të mjetit.

 

 

NJOFTIMI NGA POLICIA

Divjakë

Informacion paraprak

Sot rreth orës 10:25, në rrugës nga Divjaka për në plazh, automjeti tip “Audi“, me drejtues shtetasin V. H., 25 vjeç, banues në Divjakë, ka dalë nga rruga, ku për pasojë ka ndërruar jetë pasagjerja në mjet, shtetasja E. M., 19 vjeçe, banuese në Zharrnec, si edhe janë dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri ende i paidentifikuar, të cilët ndodhen në spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Të fundit

Gjermania kufizon ligjin për bashkimet familjare, a e pësojnë shqiptarët?

Pas Greqisë e cila ka përgatitur një projektligj që do të përfshijë dënime më të ashpra për azilkërkuesit, edhe...

Trump: Për dy javë kuptojmë nëse Putini po tallet me ne

"Brenda dy javësh do ta dimë nëse Putini po tallet me ne apo jo". Kështu ka deklaruar presidenti amerikan Donald Trump, duke u zotuar...

“Duan t’i zhdukin shqiptarët nga këtu! Nuk pranohet asnjë polic shqiptar”

Shqiptarët në Luginë të Preshevës po përjashtohen nga institucionet shtetërore serbe. Asnjë prej tyre nuk është pranuar në konkursin e fundit të Policisë. Në...

Çmenduria për finalen e Champions League, 40,000 tifozë të Interit pa bileta

Një eksod i vërtetë nga Lombardia drejt Bavarisë pritet në prag të finales midis PSG-së dhe Interit. Dhe nuk ka rëndësi nëse biletat nuk janë...

“Vjosa Osmani nën kërcënime serioze, shërbimet ruse dhe serbe…”

Eksperti i sigurisë nga Kosova, Kol Krasniqi, ka reaguar në lidhje me kërcënimet e fundit të bëra ndaj Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa...

Lajme të tjera

Web TV