Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është duke zhvilluar një takim në njësinë nr 4 në kryeqytet.
Gjatë kalimit në lagjet e zonës, atij i është afruar një zonjë e cila i kërkon një takim pasi ka bashkëshortin e sëmurë.
“Hajde të të puth në ballë,” dëgjohet ajo.
“Jo, jo se do mbajmë distancën,” përgjigjet Basha.
Një tjetër e moshuar i afrohet Bashës: Lulzim e ke emrin, lule bëje Shqipërinë
Basha: Të gjithë njerëzit e dinë fare mirë, që e vetmja mënyrë për të larguar këtë qeveri është të votoni numrin 9, për ndryshim.