Nuk ka gjasa të jetë një lajm i mirë për një lojtar që ka kontribuar prej vitesh në klubin e Galatasarayt. Po flasim për holandezin Ryan Donk që me historinë e fundit ka turbulluar jo pak ambjentin e klubit turk.
Në gazetën turke “Milliyet” është publikuar një intervistë me presidentin, Mustafa Cengiz.
Ky i fundit sulmoi një prej lojtarëve të ekipit, Ryan Donk. “Futbollistët nuk po stërviten siç duhet. Po stërviten vetëm në mbrëmje. Jemi lodhur me orgjtë e Ryan Donk dhe festat që organizon në mbrëmje. Po e kalojnë shfaqjen e tyre diku tjetër”.
Galatasaray aktualisht ndodhet në vendin e tretë në kuotën e 62 pikëve,kur kanë mbetur edhe 8 javë kampionat, skuadra ndodhet 8 pikë larg nga vendi i parë që mbahet nga Besiktas.