Çmenduri në Stamboll, tre penallti dhe dy autogola nga i njëjti lojtar (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Garë e fortë dhe interesante për titullin kampion në Turqi. Besiktasi kryesues (+5 pikë nga Fenerbahce) barazoi sot 2-2 në shtëpi kundër Ankaragucu, skuadër me të cilën luajnë edhe Endri Çekiçi e Idriz Voca. Sulmuesi nga Pogradeci mungoi për shkak kartonësh, ndërsa mesfushori dardan u fut në fushë pas gjysmë ore lojë.

E veçanta e kësaj ndeshje ishin golat e Besiktasit. Më saktë autogola, të dy me kokë, madje nga i njëjti lojtar! I pafat kroati Ante Kulusic, i cili dërgoi gabimisht topin në portën e tij në minutat (45+4′) dhe (52′). Avantazh i dyfishtë për bardhezinjtë, të cilët kishin humbur një penallti në minutën e pestë.

Gjithsesi, futbolli është i çuditshëm dhe në ndihmë mbrojtësit Kulusic i erdhi shoku i tij i skuadrës, Joseph Paintsil. Arbitri kryesor akordoi edhe dy penallti të tjera, por kësaj radhe për Ankaragucu. Sulmuesi ganez i shndërroi të dyja në gola dhe ndeshja përfundoi pa fitues.

Të fundit

Breshëri mbi shalqinj: Fushat e Hersonit nën sulmet e dronëve rusë

Edhe në tokat bujqësore në Herson të Ukrainës, kërcënimi i luftës ndihet prej afër. Fermerët që korrin shalqinj në tokat...

Rrëzohet avioni në Arizona, nuk ka të mbijetuar

Një avion i vogël transporti mjekësor u rrëzua në rezervatin Navajo në veri të Arizonës, duke shkaktuar vdekjen e katër personave që ndodheshin në...

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 7 gusht 2025, dollari amerikan blihet me 82.6 lekë dhe shitet me 84 lekë. Euro blihet me 96.5 lekë dhe shitet 97.6 lekë. Franga...

Aventura mes autostradës/ Shoferi kapet me 320 km/h, trefishi i shpejtësisë së lejuar

Ngjarja ka bërë bujë në mediat gjermane, edhe pse vendi njihet për dashurinë ndaj makinave të shpejta dhe mungesën e kufijve të përgjithshëm të...

Serbi, regjimi po bie, por nuk dihet kur

Nëntë muaj pas tragjedisë në stacionin hekurudhor në Novi Sad, ku humbën jetën 16 vetë, kriza politike në Serbi është larg fundit. Protestat janë ende duke...

Lajme të tjera

Web TV