“Do i pres dorën atij që vjedh vota”/ Rama për deklaratën e Metës: Ky nivel komunikimi kërkon psikiatër!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur sot në mbrëmje deklaratave të forta që ka bërë Ilir Meta lidhur me zgjedhjet e ardhshme të 25 prillit.

“Do i pres dorën atij që blne votën”, ka thënë Meta, ndërsa Rama u shpreh si ky nivel komunikimi ka nevojë për psikiatër.

Argumentit se Meta po mbron vullnetin e popullit për të mos u deformuar vota, kreu i PS tha se Presidenti duhet të qendrojë në zyrë dhe të mos ndërhyjë në atë që bëjnë forcat politike.

Dudushi: Si e shihni këtë betejë tuajën me Ilir Metën?

Rama: Nuk është betejë e imja me Metën, por e Metës me mua dhe PS. Basha futet për të bërë dhëndrrin dhe dy mblesët janë në llogore për të vazhduar me mitralozin dixhital tjetri për të bërë këtë që parë. Presidenti i Replublikës duhet të rrinte në zyrë dhe të mos fliste fare. Nuk ka president Republike që flet kur ka zgjedhje.

Dudushi: Ai ka hall deformimin e vullnetit të njerëzve marrë shkas nga përgjimet e BILD. Ai tha e patë si e inkurajon Rama Damianin kur i thotë “do bëjmë tërmet në Vlorë”.

Rama: Presidenti i Republikës nuk mbron asgjë vetëm të rrijë në zyrë dhe të lërë forcat politike të bëjnë punën. Jemi në një nivel komunikimi që kërkon psikiatër.

Dudushi: Pas 2019 Shqipëria nuk është Republikë normale se ju keni në dorë gjithë pushtetet dhe i vetmi institucion që nuk kontrollohet nga ju është Presidenca.

Rama: Jam absolutisht kundër këtij opinioni sepse ky opinion do mund të kishte legjitimitet nëse ky kontroll do të ishte rezultat i ushtrimit të presionit dhe pushtetit jashtë normave dhe standarteve të kushtetutës. Parlamentin e ka braktisur partia e tij dhe e Saliut. Zgjedhjet vendore ata i braktisën vetë. Anormaliteti u prodhua nga ata në bazë të një skenari destabilizimi sepse nuk e mundim dot me zgjedhje. Jo vetëm që unë nuk kontrolloj dot asgjë, por në Shqipëri ka sot një sistem drejtësie që po reformohet që është jashtë kontrollit të politikës, është SPAK-u që po merr formë që është komplet jashtë kontrollit të qeverisë dhe politikës.

Lexo edhe :  Meta nuk përmbahet: Nuk më kërcet fare, jam i pastër si kristali. Do të jem kryeministër

Është KLP dhe KLGJ që nuk kontrollohen nga ne. Opozita hyri në rrugë qorre për të rrëzuar qeverinë pa zgjedhje. Ambasadorja amerikane është keqpërdorur në mënyrën më brutale duke e kthyer jashtë kontekstit, në një konë propaganda të atyre që duan të kthehen në qeveri. Ambasadorja ka thënë një gjë që e dinë të gjithë, me të cilën jam 100% dakort dhe ka thënë një gjë që është mbështetur edhe nga kleri katolik e musliman, lidhur me shit-blerjen e votës. Përpara pak ditësh, patëm një fakt dhe nuk më rezulton se ai që u arrestua me lekë dhe fletë votimi të ishte me partinë tonë.

Ai ishte me partinë e Ilir Metës dhe nuk e pashë Ilir Metën të marrë shpatën, të nisej për në Pukë dhe t’i priste duart. Unë Damianit i them prapë, tërmet do ta bëjmë Vlorën. Në Dibër janë arrestuar 20 komisionerë, por shumica e tyre ishin të këtyre forcave që bërtasin dhe bëjnë rolin e virgjëreshave që mbrojnë shqiptarët nga prostitucioni elektoral. Shprehja “bërtet hajduti, kapni hajdutin”, i qëndron në sinkron vetëm Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit.

Të fundit

11-vjeçarja nga Lezha përfaqëson për herë të parë Shqipërinë në Sanremo Junior

11-vjeçarja nga Lezha, Kiara Ibraj, është një ndër 24 finalistët e këtij edicioni të Sanremo Junior që mbahet në...

‘Le Figaro’: Shqipëria, plazhet më të bukura të verës, nga Dhërmiu në Gjirin e Gramës

Me 300 ditët e saj me diell në vit, ujërat bruz të detit Jon dhe ishujt e saj shkëmborë, Riviera Shqiptare është shtëpia e...

Asgjë e re nga fronti i Perëndimit për të korruptuarit dhe “non gratat”

Nga Namir Lapardhaja Një ditë pasi Gazment Bardhi foli për rikthimin e Berishës në PD, duke qenë se ai është kryetar i asaj partie, ka...

Komandanti iranian i prerë! Ja çfarë pritet të ndodhë në orët në vijim

Asnjë dëm nuk u shkaktua në sulmin e Izraelit gjatë natës ndaj Iranit. Kështu deklaroi Siavosh Mihandoust, komandanti i ushtrisë iraniane. Ai i tha televizionit...

Sekreti i Victoria Beckham për të qëndruar në formë është uthulla e mollës

Për të qëndruar në formë, Victoria Beckham pi uthull molle çdo mëngjes dhe shkenca konfirmon fuqitë e saj dobësuese. Pas fizikut të Victoria Beckham...

Lajme të tjera

Web TV