Horoskopi ditor, 16 prill 2021

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dashi

Do të merrni disa informacione interesante sa i përket profesionit. Një rritje në detyrë ose një shpërblim financiar mund t’ua bëjnë ditën më të bukur. Gëzojuni suksesit që e keni arritur me shumë sakrifica.

 

Demi

Hidhini me kujdes hapat tuaj në këtë ditë. Vetëm kështu do të arrini që të shmangni ndonjë dështim. Niseni mëngjesin tuaj me energji, pozitivitet dhe dëshirë për sukses dhe do të shikoni se do të shpërbleheni.

 

Binjakët

Motori juaj është ndezur dhe është gati për nisje. Asgjë nuk mund t’ju ndalojë që të arrini destinacionin tuaj. Ajo që nevojitet nga ju është pak më shumë kurajë. Mos kini frikë të thoni mendimet tuaja edhe nëse nuk gjeni mbështetje.

 

Gaforrja

Nëse toni i jetës tuaj sociale duket pak monoton, përpiquni të mendoni për disa ide të reja! Dilni nga rutina juaj dhe shkoni diku ku nuk keni qenë kurrë më parë. Do të shikoni se shumë gjëra do të ndryshojnë në jetën tuaj.

 

Luani

Ka shumë energji të paqëndrueshme rreth jush, dhe kjo mund të shkaktojë disa vonesa në planifikime. Lajm i mirë është se çfarëdo vonese ndodh tani është për mirë! Pra, nëse ia lejoni vetes që shkoni me rrjedhën, do t’i hapni vetes shumë mundësi të reja.

 

Virgjëresha

Lajm i mirë është se karriera juaj është gati për të marrë një kthesë shumë emocionuese lajmi i keq është se mund të kërkojë edhe më shumë kohë. Ju keni dëshmuar me fakte se jeni të aftë për përgjegjësitë që ju janë dhënë në të kaluarën.

 

Lexo edhe :  Zbulohet qyteti i lashtë 3000 vjeçar në Peru, identifikohen rreth 18 struktura banimi

Peshorja

Kur ishte hera e fundit që u ulët dhe patët një reflektim të gjatë me veten tuaj? Duke pasur një bisedë të brendshme do t’ju bëjë shumë të mirë tani, kjo do t’ju ndihmojë të kuptoni disa gjëra që kanë qenë të vështira për ju veçanërisht në dashuri.

 

Akrepi

Sot, djalli nuk do të fshihet vetëm në detaje, por edhe në dokumente. Mbaje këtë në mend kur të firmosësh çdo lloj kontrate. Për fat të mirë, ju keni vëmendje të shkëlqyer sa i përket detajeve. Një lexim i dytë duhet të zbulojë të gjitha gabimet.

 

Shigjetari

Një gjë është e sigurt sot se nuk do të jeni të mërzitur! Por kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht se dita jote do të jetë e mbushur me aktivitete zbavitëse, me projekte tërheqëse ose me aventura interesante. Në dashuri keni nevojë për më shumë nxitje.

 

Bricjapi

Energjia juaj është jashtëzakonisht e fortë sot dhe vëmendja është në nivelin e duhur. Shfrytëzojeni këtë moment për të realizuar disa projekte që i keni në zemër, por nuk keni pasur mundësi për t’i konkretizuar.

 

Ujori

Mos u habitni nëse, mendja juaj është fokusuar në gjëra që të tjerëve nuk ju duken interesante. Eshtë me rëndësi që të bëni gjëra, të cilat ju sjellin kënaqësi dhe ju plotësojnë profesionalisht. Në dashuri jo gjithçka po ecën me ritmet e duhura.

 

Peshqit

Sot nuk favorizoheni për të nënshkruar kontrata ndaj shtyjeni për një moment tjetër. Sa i përket çështjeve të dashurisë kërkohet më shumë angazhim nga ana juaj. Në punë mund të përballeni me disa pengesa.

Të fundit

VIDEO/ Prezantim me shqiponjë dhe flamur, ish-sulmuesi i Partizanit firmos në Spanjë

Agim Zeka ka firmosur në Spanjë. Ish-sulmuesi i Partizanit është futbollisti më i ri i Real Murcias. Zeka është...

Momentet e fundit të 35-vjeçarit përpara se të “thithej” nga turbina e aeroplanit (Video)

Një ngjarje tragjike ka nodhur në një nga aeroportet e Italisë. Siç shihet edhe në video Andrea Russo 35 vjeç gjeti vdekjen në pistën e aeroportit...

Endri Shabani kërkesë KQZ për të “djegur” Adriatik Lapajn

Në emër të Partisë Nisma Thurje dhe Koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet, Endri Shabani i është drejtuar KQZ me disa kërkesa. Konkretisht ai i kërkon KQZ...

E qëllimshme apo aksidentale?/ Motorët e Air India me 270 viktima u fikën nga pilotët

Hetimi për rrëzimin e avionit të Air India, i cili vrau 270 persona muajin e kaluar, po përqendrohet në veprimet e pilotëve të avionit....

A do prishet Muri i Berlinit në Tiranë

Nga Ben Blushi Sikur të isha një guidë turistike do i tregoja turistëve një mur që ndan dy rrugë në mes të Tiranës, siç ndante...

Lajme të tjera

Web TV