Italia do të lehtësojë masat antiCovid

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Italia do të fillojë me lehtësimin e kufizimeve anti-COVID duke filluar nga 26 prilli, ka paralajmëruar kryeministri italian, Mario Draghi në një konferencë shtypi të premten.

Sipas CNN, studentët do të ndjekin mësimet në shkollë në të gjitha zonat e verdha dhe portokalli, derisa studentët në zonat e kuqe do të ndjekin pjesërisht mësimet në internet.

Aktivitetet në ambientet e jashtme gjithashtu do të lejohen që të operojnë, sikurse restorantet dhe teatrot.

Italia vazhdon të klasifikojë rajonet brenda një sistemi të koduar me ngjyra, të bardhë, të verdhë, portokalli dhe të kuqe.

Kryeministri italian tha se “qeveria po ndërmerr një rrezik, një rrezik të arsyetuar bazuar në të dhëna”, por premisa e këtij rreziku është që secili aktivitet të respektojë rregullat me kujdes, sikurse distancimin shoqëror dhe vendosjen e maskave.

Ndryshe, numri i përgjithshëm i rasteve në Itali u rrit në 3.8 milionë dhe 116 mijë viktima.

Të fundit

Olsi Bylyku nuk fshihet më, aktori publikon foto me të dashurën

Aktori Olsi Bylyku, pak kohë më parë ka konfirmuar edhe romancën e tij të dashurisë me gazetaren Denada Lura. Së...

Triumf zemre, Vllaznia shkëlqen në Durrës, mund Teutën

Vllaznia triumfon 1-3 ndaj Teutës, në ndeshjen e Superiores, të luajtur në “ Niko Dovana”. Goli shumë i shpejt i shkodranëve me anë të Malës...

“Humbje parash dhe…” 3 shenjat më me pak fat të horoskopit për muajin Shkurt

Tre shenjat më me pak fat të horoskopit për muajin Shkurt, sipas astrologëve. Gaforrja Gaforret mund të luftojnë me dëshirën e tyre për të kaluar kohë...

Hapen aplikimet për provimin e pranimit në shkollën e Magjistraturës, ja kriteret

Janë hapur aplikimet për provimin e pranimit në shkollën e Magjistraturës. Në njoftimin zyrtar, bëhet me dije për të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të...

Protesta në Shkup, kërkohet drejtësi për viktimat e aksidenteve rrugore

Qindra njerëz kanë protestuar të premten pasdite në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, duke kërkuar drejtësi për viktimat e aksidenteve rrugore, dënime më të...

Lajme të tjera

Web TV