7500 policë për zgjedhjet/ Në ditën e votimit vëmendje te zonat e nxehta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Siguria dhe rendi në zgjedhjet e 25 prillit do të garantohet nga policia e shtetit, e cila tashmë ka një plan konkret sesi do të menaxhohet procesi.. Janë mbi 7500 efektive policie të cilët do të angazhohen për mbarëvajtjen e zgjedhjeve.

Drejtori i Rendit Publik, Ylli Vasili, tregon se cilat kanë qenë hapat e ndjekur që prej dhjetorit të vitit 2020, nga policia.

Vasili: Hapi i parë ka qenë trajnimi në terren. Hapi i dytë është i mbarëvajtja e fushatës zgjedhore. Faza e tretë është garantimi i rendit gjatë votimit dhe faza e katërt do të jetë garantimi i sigurisë gjatë procesit të numërimit të votave.

Përsa i përket zonave të nxehta, Vasili tha se nuk ka qarqe prioritare, por janë marrë të gjitha masat dhe janë garantuar mjetet që procesi të mos ketë

probleme.
Vasili: Duke pasur parasysh edhe zgjedhjet e kaluara, aty ku mendohet, megjithëse ne nuk kemi ndonjë informacion të tillë, janë marrë të gjitha masat, kemi fokusuar të gjithë vëmendjen, për të shmangur ndonjë incident të mundshëm, dhe autoritetet do të ndërhyjnë në bazë të akteve ligjore në fuqi.

Ndërkaq, është hartuar një plan bashkëveprimi me Gardën e Republikës, për të garantuar sigurinë e figurave të larta politike, gjatë takimeve që ata po zhvillojnë. Policia e Shtetit, bashkëpunim do të ketë edhe me Ministrinë e Mbrojtjes, për të ruajtur objektet e rëndësisë së veçantë, gjatë kohës që uniformat blu do të jenë me detyrën e mbarëvajtjes së procesit zgjedhor./Tch

Të fundit

Elon Musk ngre padi ndaj Apple dhe OpenAI: Po pengojnë konkurencën

Dy kompanitë e Elon Musk, startup-i xAI dhe platforma e rrjeteve sociale X kanë ngritur një padi kundër Apple...

Media italiane: Shqipëria, një mit që duhet rrëzuar

Bukuritë e vendit tonë kanë tërhequr shumë të huaj për të vizituar Shqipërinë ndërsa edhe mediat e huaja i kanë kthyer sytë drejt nesh....

Trump paralajmëron: Nëse Rusia nuk pranon paqen, do ketë pasoja serioze

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se mund të ketë pasoja shumë serioze për Rusinë nëse kjo e fundit nuk e ndal luftën...

E mitura shqiptare u mbyt në pishinë! Lirohen prindërit dhe gjyshi

Autoritetet greke kanë vendosur të lirojnë me kusht prindërit dhe gjyshin e vajzës së mitur shqiptare, e cila humbi tragjikisht jetën pak ditë më...

Mero Baze: E vetmja mënyrë që Lapaj të fitonte, ishte të mos e bënte atë betejë

Adriatik Lapaj humbi sot të drejtën për të marrë mandatin në Kuvend, duke paguar shtrenjtë një manovër formale me listën e mbyllur, të mbushur...

Lajme të tjera

Web TV