Globalizmi “pa” Kinën: Industria europiane, humbësja e madhe

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Almario Uka

 

Pandemia e Covid-19 solli shumë pasiguri, vuajtje, përçarje dhe tensione të larta gjeopolitike. Viti i kaluar u shoqërua me një përshpejtim të këtyre përçarjeve dhe shtyu ekonomitë e mëdha drejt shkëputjes së rrjedhave tregtare dhe mënyrave tjera të shkëmbimit. Si rrjedhojë, administrata Trump shpalli kompanitë kineze, të cilat kanë nevojë për të marrë inpute dhe të shesin outpute në tregun amerikan, si “non grata” për shumë investitorë global. Gjithashtu, konflikti midis Kinës dhe Australisë avancoi më tej me bllokadën kineze ndaj importeve të qymyrit australian, i cili si pasojë solli ndërprerje të energjisë në zona të ndryshme të Kinës. Kina ndërmori masa për zgjerimin e procesit të rishikimit të investimeve të huja për qëllime të sigurisë kombëtare, duke bërë që, “Marrëveshja Gjithëpërfshirëse për Investime” e firmosur midis BE-së dhe Kinës, të mbulohet nga skepticizmi.

Pavarësisht tregut global dhe kufizimeve tregtare, Kina ka ndryshuar qasjen e saj ndaj institucioneve globale si OBEZH-i dhe OBT-ja, duke kërkuar më shumë ndërvarësi nga ekonomia botërore dhe duke u sjellë në mënyrë më të kufizuar dhe shumë strategjike. Kompanitë kineze do të ndjekin një proçes përzgjedhës të bashkimit me kompanitë e huaja në sektorë të transportit si, hekurudhat, apo atë financiarë. Ndërsa, do të jenë më të rezervuara në sektorë, ku kompanitë shtetërore kineze janë më konkurrueset. Prandaj, administrata Trump mund të ketë dhënë shkëndijën, por “kriza e ndërvarësisë” që Kina ka krijuar, është fuçia e barutit, e gatshme për të shpërthyer.

Sistemi i globalizmit me Kinën ka nevojë të rinovohet. Në Dhjetor 2020, Forumi Ekonomik Kombëtar i Kinës, konkludoi në dy prioritete strategjike për 2021: i) të ndërtojë bazë të fortë shkencore dhe teknologjike sipas parimit “modeli i ri i një sistemi tërësor kombëtar”; dhe ii) autonomi dhe kontroll më të madh mbi zinxhirin industrial të prodhimit. Këto dy kushte, do të përcaktojnë hapjen apo bashkimin e mëtejshëm të tregut të kompanive kineze me ato të huaja.

Në këtë analizë, strukturohet ndikimi i këtyre përçarjeve që do të hasin kompanitë europiane në Kinë. Këto pasoja i emërtojmë si, “ndarje” dhe klasifikohen në katër kategori të ndryshme me nëntë nënshtresa: a) Ndarja makro- politike dhe financiare; b) ndarja tregtare- zinxhiri i prodhimit dhe inputet kritike; c) ndarja innovative- kërkimi dhe zhvillimi (R&D) dhe standardet; dhe d) ndarja dixhitale- menaxhimi i të dhënave, pajisjet e networkut dhe shërbimet e telekomunikacionit. Në bazë të nivelit të shqetësimit që situata aktuale i’u sjell kompanive të lartpërmendura, shtresat e mësipërme ndahen në tre kategori.

Në kategorinë e parë, shqetësimi është më i moderuar. Kjo qasje përbëhet nga vendimarrja politike dhe sektorët financiarë. Në nivelin makro, ndarja është më e lehtë për t’u menaxhuar sepse me vendim politik dhe vullnet të gjerë, SHBA dhe Kina, mund të përmirësojnë klimën e biznesit. Financiarisht është pak më e komplikuar, por ka një zgjidhje. Kina është shumë e varur nga dollari amerikan pasi ajo është monedha kryesore në tregtinë globale. Kina po provon të bëjë monedhën e saj lokale, Yuan, një monedhë globale. Kjo e ndihmon të krijojë kanale të reja investimi brenda tregut të saj kapital dhe të heqë mbivarësinë që ka ndaj dollarit amerikan. Nëse Kina e bën këtë, ky është një lajm i keq për industrinë amerikane dhe Perëndimin, në vetvete.

E dyta, janë shqetësimet me rritje të shpejtë që lidhen me standardet dhe të dhënat. Standardizimi i “trupave” drejtues për shumë kompani shumëkombëshe është një kusht i vendosur, i rregulluar dhe i menaxhuar nga organizatat ndërkombëtare. Kompanitë europiane, tashmë, përballen me një paketë të vendosjes së standardeve nga qeveria kineze, të cilat në rast zbatimi i bën ato jo-funksionale në tregun global. Nga ana tjetër, transferimi i të dhënave brenda kompanive që operojnë në Kinë dhe gjysmës tjetër të tyre në botë, bëhet më i pamundur, pasi këto vende, kanë ngritur barriera për transferimin e këtyre të dhënave.

Lexo edhe :  Relax me borxh, kredia pushuese që mund të të ndjekë gjithë vitin

Në kategorinë e tretë, që përbën një shqetësim shumë të madh, janë ndërhyrja tek inputet kritike. Nga kjo pikë, administrata Trump filloi gjithçka. Ato iu vendosën tarifa dhe kërcënuan të gjitha kompanitë kineze, që importonin inpute nga SHBA-të, si për shembull, semikondaktorët, software apo rare earths, dhe që sillnin më pas outpute për tregun amerikan. Kjo shpjegon luftën teknologjike midis Kinës dhe SHBA-së. Për Dhomën Europiane të Tregtisë në Kinë, këto divergjenca në rritje të ekosistemit teknologjik ngjajnë me moçalet. SHBA-të po lëvizin drejt një politike, ku kompanitë kineze nuk mund të bëhen pjesë e zinxhirit të prodhimit, i cili i shërben amerikanëve. Ndërsa Kina, po sponsorizon kompanitë e saj shtetërore, që të dominojnë një ekosistem të sigurtë në vetvete të teknologjisë vendase, të integruar në të gjithë tregun.

Një përgjigje ndaj këtij moçali teknologjik, do të nxiste kompanitë europiane të zgjidhnin midis tregjeve dhe të ndiqnin njërën nga dy strategjitë. Njëra, janë “sistemet dyanëshe”: një zinxhir prodhimi dhe sistem R&D për t’i shërbyer ekskluzivisht Kinës, dhe një për pjesën tjetër të botës. Dhe tjetra, është “arkitekturë fleksible”: çdo gjë do të shërbehej në mënyrë të njëjtë, pavarësisht nëse tregjet janë të dyja të zhvilluara ose jo, dhe pjesët e tjera do të zhvilloheshin ndarazi për të dy tregjet, me aftësinë për të qenë të shkëmbyeshme. Të dyja opsionet janë të kushtueshme. Rruga e ndarjes shkakton dëme të mëtejshme në inovacion, efiçiencë, kursim, dhe ekonominë e shkallës.

Për qeveritë, e gjitha sillet rreth menaxhimit të kryqëzimeve të modeleve ekonomike pjesërisht të papajtueshme, dhe strategjive konfliktuale gjeoekonomike, në mënyrë që të pengohet përçarja e globalizmit me Kinën. Ato kanë nevojë të vlerësojnë kostot dhe ndikimet sesi qeveritë i cilësojnë trendet ndarëse; kanë nevojë të mirëmbajnë kornizat e shumëfishta dhe multilaterale, për të korrigjuar botët e ndryshme dixhitale dhe teknologjitë e reja dhe ato në zhvillim; dhe kanë nevojë të sigurojnë që kufizimet mbi investimet e huaja, janë në masë proporcionale me rreziqet e sigurisë dhe privatësisë, që po vijnë.

Për kompanitë europiane, shtrëngimi nga poshtë është gjithashtu i domosdoshëm. Ato kanë nevojë të ngrejnë një taskforcë të korporatës në qendrat e tyre; kanë nevojë të ndërmarrin të gjitha masat aktuale dhe potenciale që do të ndikojnë kompanitë e tyre; dhe kanë nevojë të përfshijnë në strategjinë e zhvillimit të korporatës, kostot dhe përfitimet e “sistemeve dyanëshe” apo “arkitekturës fleksible”, për menaxhimin e këtij moçali teknologjik.

Në përfundim, masat përçarëse të vendosura nga administrata Trump, apo terreni kërkues i Kinës për ndërvarësi të menaxhuar strategjikisht, nuk janë arsye që justifikojnë probleme të cilat globalizmi me Kinën po përjeton. Disa përgjegjësi të përbashkëta nga bizneset dhe qeveritë duhet të ndërmerren, për ta bërë këtë globalizëm të arnuar, të funksionojë për qytetarët e tij.

Të fundit

Trump donte të anulonte kontratat qeveritare me Musk. Pse ndryshoi plani?

Për qeverinë amerikane, ndarja me Elon Musk është më e lehtë të thuhet sesa të bëhet. Pasi Elon Musk kritikoi...

Kosova cakton 1 muaj paraburgim për zyrtarin e qeverisë serbe

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji zëvendësdrejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Igor Popoviq. Ai dyshohet...

A ka filluar revolucioni në PD? Flaka e parë u ndez…

YLLI PATA - Deklarata e kryetarit të bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja, përbën një zhvillim serioz politik. Kryebashkiaku, është një prej figurave të pakta të...

Aeroportet e Moskës mbyllen pas sulmeve me dronë në Ukrainë

Një sulm i vazhdueshëm me dronë ukrainas ndaj Rusisë shkaktoi mbylljen e përkohshme të aeroporteve kryesore të Moskës dhe anulimin e të paktën 140...

Akuza tjetër e Endri Shabanit: Lapaj bëri listat në 12 të natës

Endri Shabani, kryetari i Nismës Thurje, tregoi në A2 CNN, se çfarë ndodhi me Dash Sulën. “Ligji i jep të drejtën kreut të koalicionit që...

Lajme të tjera

Web TV