Rama, Veliaj dhe Ahmetaj inspektojnë kantierin për lagjen ‘5 Maji’: Gati në pranverën e 2022 për të prekurit nga tërmeti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar punimet në lagjen ‘5 maji’ në Tiranë, ku do të jetë një lagje kryesisht për banorët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Kjo lagje që do të marrë formën e saj brenda pranverës së 2022, do të jetë një nga më modernet duke u kthyer në një tjetër pol të rëndësishëm në Tiranë, si dhe do të përfshijë 5 objekte publike, mes tyre dhe një ministri, ajo e Financave ose e Bujqësisë do të vendoset me godinë në këtë zonë.

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga kryebashkiaku Erion Valiaj dhe Ministri Arben Ahmetaj, tha se në këtë lagje të re do të strehohen 11 mijë banorë në 3500 apartamente.

Gjithashtu në të do të jenë 5 objekte publike ndër të cilat edhe godina e përbashkët e tatime-doganave, 3 objekte arsimore, një shkollë profesionale, si edhe qendra franceze e edukimit të Teknologjisë Digjitale për rininë “ECOLE 42”, që do të ngrihet me mbështetjen e Presidentit Macron

Ministri Ahmetaj tha se 1000 apartamente janë për banorët e prekur nga tërmeti që do të riakolohen nga zona të ndryshme të Tiranës, ndërsa një nga ministritë ajo e Financave ose e Bujqësisë do të vendoset me godinë në këtë zonë.

“Janë ngritur tre kantiere që kanë nisur punën dhe do të jenë rreth 1000 apartamente për familjet e dëmtuara nga tërmeti që do të rialokohen nga zona të ndryshme të Tiranës, dhe një nga ministritë, ajo e Financave ose e Bujqësisë dhe godina e tatime-doganave”, tha Ahmetaj.

Lagjja e re është projektuar nga arkitekti italian Stefano Boeri, për të qenë një tjetër pol i Kryeqytetit.

Të fundit

Haki Çako: Mbi 90% e zjarreve ndodhin nga dora e njeriut

Kreu i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako ishte i ftuar në Ditarin e mbrëmjes me Loneta Prognin...

Brenda rezidencës mahnitëse ku gjithçka është prej ari (VIDEO)

Priyam Saraswat vizitoi së fundmi një rezidencë mahnitëse në Indore të Indisë, ku gjithçka, nga mobiljet te prizat elektrike, është prej ari. Videoja magjepsëse, që...

Keqtrajtuan një person gjatë detyrës, arrestohen tre efektivët e policisë

Tre efektivë policie kanë rënë në pranga në Pejë të Kosovës pasi akuzohen se gjatë arrestimit të një personi, e kanë keqtrajtuar këtë të...

Evropa “digjet” nga i nxehti, Moska regjistron 30 qershorin më të ftohtë në histori

Në të gjithë historinë e vëzhgimeve meteorologjike, në Moskë u regjistrua 30 qershori më i ftohtë deri më tani, tha eksperti kryesor i Qendrës...

Pas më shumë se tre vitesh luftë, Ukraina tani është vendi më i minuar në botë

Pas më shumë se tre vitesh luftë me Rusinë, Ukraina tani është vendi më i minuar në botë. Euronews raportoi më parë se do të...

Lajme të tjera

Web TV