Të shtëna me armë zjarri dhe viktima raportohen në qytetin e Elbasanit, pas një konflikti dyshohet elektoral.
Mësohet se një person ka humbur jetën ndërsa ka mbetur e plagosur punonjësja e policisë, që ndodhej rastësisht në vendin e ngjarjes. I vrarë ka mbetur shtetasi Pjerin Xhuvani.
Shkak dyshohet se është bërë ndalimi i një automjeti që shpërndante para për vota në lagjen 5 Maji.