Kapitalizmi klimatik dhe paradoksi i rritjes ekonomike të gjelbër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Florjan Bombaj

“Kapitalizmi vdiq. Rroftë kapitalizmi”. Që kapitalizmi të rigjenerohet, sistemi duhet të evoluojë për të qenë i drejtë, gjithëpërfshirës dhe i qëndrueshëm. A mundet kapitalizmi t’i përgjigjet në mënyrë efektive ndryshimit të klimës? Kjo është pyetja me rëndësi kritike, e shtruar nga Peter Newell dhe Matthew Paterson në librin e tyre “Kapitalizmi Klimatik” botuar në vitin 2010. “Kapitalizmi Klimatik” shqyrton nëse ai mund t’i mbijetojë sfidës së adresimit të ngrohjes globale të shkaktuar nga emetimet e gazeve serë si dhe a mund të zhvillojë tregu dhe kapitali privat mekanizma të rinj të qeverisjes, të tilla si tregtia e karbonit dhe teknologji të reja me karbon të ulët që do të dekarbonizojnë ekonominë duke siguruar rritje dhe punësim të plotë? Siç rrëfejnë autorët, këto janë pyetje komplekse dhe ambicioze.

Duke pasur parasysh shkallën e transformimeve të kërkuara në të gjithë ekonominë dhe mungesën e një zgjidhjeje të thjeshtë, inovacionet kryesore institucionale janë të nevojshme. Por kapitalizmi nuk do të zhduket në heshtje. Në të vërtetë, sistemi historikisht ka demonstruar qëndrueshmëri, fleksibilitet dhe pragmatizëm të jashtëzakonshëm në përgjigjen ndaj sfidave të së kaluarës, nga luftërat në “Depresionin e Madh”. Ndikimet dhe përgjigjet ndaj ndryshimeve klimatike do të kenë efekte të ndryshme ndërmjet sektorëve ekonomikë kështu që çështja ngre pyetje gjeo-strategjike dhe socio-ekonomike.

Sipas revistës së njohur “Forbes”, në artikullin e saj botuar në 20 prill 2020, ne jemi në një periudhë të rëndësishme të ndryshimeve globale mjedisore. Veprimi për të shmangur ndryshimet klimatike është bërë gjithmonë dhe më urgjent. Gjeneza është dështimi i politikës klimatike për të prodhuar ulje të emetimeve në përputhje me premtimet e dhëna. Mekanizmat e tregut siç janë taksat e karbonit, masat e efiçiencës së energjisë dhe inovacioni teknologjik janë përgjigjet kryesore politike ndaj ndryshimeve klimatike.

Rryma modeste të financave klimatike kanë filluar të rrjedhin dhe në dekadën e fundit aktorët publikë dhe privatë kanë krijuar një arkitekturë komplekse të tregjeve transnacionalë të tregtimit të karbonit (Daniel Miller, 2012). A do të kontribuojnë këto reforma aktuale dhe potenciale të tregut në atë që Peter Newell dhe Matthew Paterson e quajtën “Kapitalizëm Klimatik”, një situatë ku akumulimi i kapitalit bëhet në përputhje me zhvillimin ekonomik me emetime të ulëta të karbonit? Procesi i kontestimit të realitetit, kuptimit dhe reagimit të duhur ndaj ndryshimit të klimës ka mprehur dallimet ideologjike midis vendimmarrësve, të cilët kanë kërkuar të mobilizojnë çështjen (ose ta mohojnë atë) për të çuar më tej agjendat e tyre.

Disa ambientalistë e shohin ndryshimin e klimës si mishërim të një kontradikte të qenësishme midis kapitalizmit dhe qëndrueshmërisë mjedisore, dhe si rrjedhojë si një krizë që mund të katalizojë një riorientim të thellë të ekonomisë dominante drejt proceseve më egalitare, pjesëmarrëse dhe lokale.

Në librin e tyre “Ndryshimi i klimës, kapitalizmi dhe korporatat: proceset e vetë-shkatërrimit krijues” botuar në vitin 2015, autorët Christopher Wright dhe Daniel Nyberg rrëfejnë se qëndrimet e korporatave ndaj ndryshimit klimatik janë rrëfenja ose mite të cilat, në mënyrë që të mbrojnë veprimtaritë shkatërruese të tyre nga sfidat e ekonomisë së qëndrueshme, kërkojnë të formojnë një kontekst më të gjerë socio-politik në të cilin ato veprojnë.

Në këtë mënyrë ato sigurohen që ideologjia e zgjerimit të tregut dhe rritjes ekonomike të njihet si zgjidhja e saktë dhe e vetme për të gjitha problemet e njerëzimit, përfshirë ndryshimin e klimës. Por çfarë janë kuintesencialisht ndryshimet klimatike dhe a nxjerrin ato në dritë aspekte plotësuese të debateve mbi perspektivat për një ekonomi të gjelbër kapitaliste?!

 

Ndryshimet klimatike. Planeti ynë ndotet gjithnjë e më shumë nga aktivitetet njerëzore (industria, transporti, bujqësia, etj). Ndryshimi i klimës është një nga pasojat e kësaj ndotjeje. Ky ndryshim rezulton në një rritje të temperaturës në sipërfaqen e Tokës, por edhe në intensifikimin e katastrofave natyrore dhe madhësinë e tyre (përmbytjet, ciklonet, thatësira, etj). Aktivitetet njerëzore, dhe në veçanti emetimet e gazeve serë, janë një nga shkaqet kryesore të ndryshimit aktual të klimës.

Termi “ndryshim i klimës” u përdor për herë të parë nga një grup ekspertësh mbi ndryshimin e klimës (Intergovernmental Panel on Climate Change – IPCC) të cilët kanë punuar së bashku që nga viti 1988. Efektet e ndryshimit të klimës janë të shumëfishta. Pasojat e shqetësimeve të tilla janë në të njëjtën kohë mjedisore, sociale dhe ekonomike. Sfida e sotme është reagimi emergjent ndërsa projektohemi drejt së ardhmes. Ndryshimi i klimës nuk është një fenomen i ri. Sidoqoftë, ndryshimet aktuale të klimës nuk janë normale pasi ato janë shumë të shpejta dhe frekuente.

Përveç faktorëve natyrorë të ndryshimit të klimës, të tilla si shpërthimet vullkanike dhe rrymat oqeanike, aktiviteti njerëzor është kryesisht përgjegjës për modifikimin e klimës së Tokës. Rritja e temperaturave deri në vitin 2100 do të ketë pasoja për ndryshimin e klimës në të gjitha kontinentet. Përmbytjet, ciklonet dhe mungesat e ujit, për shembull, do të jenë më të shpeshta.

Për të mos degraduar më tej planetin, qeveritë e shumë vendeve u takuan në Francë në fund të vitit 2015 për të kërkuar zgjidhje së bashku. Kjo njihet si COP21, “Konferenca e Palëve” e cila zhvillohet çdo vit. Në vitin 2015, ishte hera e 21-të që qeveritë takoheshin, prandaj dhe emri morri emrin “COP21”.

Përfaqësuesit vendit tonë dhe të 194 shteteve të tjerë u takuan në Paris për të diskutuar dhe gjetur një marrëveshje për të kufizuar ngrohjen globale. Shumë shoqata dhe njerëz që shqetësohen për fatin e planetit ishin të pranishëm. Objektivi i këtyre shteteve është të ndryshojnë aktivitetet e tyre në mënyrë që të arrijnë të kufizojnë rritjen e temperaturës në 2 gradë, ndërsa prodhojnë më pak gazra serë.

Një objektiv i dytë është kufizimi i emetimeve të përgjithshme të karbonit në atmosferë në 800 gigatonë, ndërsa shkencëtarët vlerësojnë se aktivitetet njerëzore tashmë kanë emetuar rreth 530. Për të arritur në realizimin e këtyre objektivave, është e nevojshme të ndalet përdorimi i energjive që lëshojnë gazra serë (qymyr ose naftë) dhe zëvendësimi i tyre me energji që nuk i lëshojnë ato (siç janë energjitë e rinovueshme: era ose energjia diellore).

Ky takim ndërkombëtar ishte veçanërisht i rëndësishëm pasi që shtetet kishin diskutuar tashmë midis tyre për disa vjet pa arritur sukses në arritjen e një marrëveshjeje. Sidoqoftë, për të marrë një vendim përfundimtar, të gjithë duhej të pajtoheshin. Më në fund, një vendim i përbashkët për të luftuar kundër ndryshimit të klimës u arrit nga të 195 shtetet në 12 Dhjetor 2015 dhe kjo u quajt “Marrëveshja e Parisit”.

 

Ngrohja globale dhe ndryshimi i klimës kanë dhe do të kenë implikime thelbësore për ekosistemet, ekonomitë dhe, në përgjithësi, kushtet e jetesës. Pasojat shkojnë nga ngritja e niveleve të detit, të cilat kërcënojnë zonat bregdetare, tek ndryshimet në modelet e reshjeve dhe sistemet hidrologjike, të cilat ndikojnë në furnizimin me ujë, mungesat e rendimenteve të të korrave nga thatësira dhe nxehtësia në një rritje të numrit të ngjarjeve ekstreme dhe katastrofike të motit, të tilla si si faza të nxehtësisë ekstreme, stuhive ose përmbytjeve nga reshjet ekstreme. Ndikimi i njeriut është për shkak të emetimit të gazrave serë.

Emetimet e dioksidit të karbonit CO2 janë nxitësi i vetëm më i rëndësishëm për ngrohjen globale, dhe përdorimi i burimeve fosile burimi më i rëndësishëm i CO2. Rritja e përqendrimeve të CO2 në atmosferë kontribuoi më së shumti në efektin e ngrohjes antropogjene  nga viti 1750 deri në vitin 2010 sipas IPCC (2015). Ndërsa lufta kundër ndryshimit të klimës është sot një objektiv i ndarë nga shumica e Shteteve, diskutimet mbi mjetet politike, njerëzore dhe financiare për t’u vendosur për ta arritur atë po përparojnë me vështirësi.

Ndërsa shumë ekonomistë kanë mbështetur vizionin e një modeli me karbon të ulët, pyetja e vendimmarrësve për të luftuar ndryshimin e klimës, përmes kufizimit të rritjes dhe zhvillimit, vazhdon. Për më tepër, kjo “ekonomi e gjelbër” kritikohet gjerësisht nga nxitësit e rritjes ekonomike. Prandaj duhet të qartësohet, qoftë edhe shkurtimisht, marrëdhënia midis ndryshimit të klimës dhe rritjes ekonomike duke rishikuar disa ide kryesore dhe rolin e parametrit ekonomik në pozicionimin e shteteve në negociata.

Vendosja e rritjes ekonomike të gjelbër do të nënkuptojë rritjen e PBB-së dhe, në të njëjtën kohë, uljen e emetimeve të CO2 në mënyrë që të mos kalojë dy gradë. Por a ekziston realisht nje paradoks midis ndryshimeve klimatike dhe rritjes ekonomike të gjelbër?

 

Paradoksi i rritjes ekonomike të gjelbër. Sipas Bernard Perret (2010), koncepti i rritjes ekonomike të gjelbër përfshin dy dimensione. Së pari, një dimension rregullator, i perceptuar në një farë mënyre negativ, sepse thekson kufizimin mjedisor përmes një reduktimi të emetimeve të gazrave serë ose një ruajtjeje edhe më të mirë të burimeve. Dimensioni i dytë është ekonomik dhe lidhet mbi aftësitë konkurruese dhe investuese të lidhura me eko-aktivitetet (aktivitete ekologjike).

Termi rritje e gjelbër paraqet lidhjen midis këtyre dy dimensioneve me kalimin e kohës, me një pyetje kuintesenciale: si të kapërcejmë rreziqet që lidhen me kufizimet rregullatore duke krijuar mundësi të reja ekonomike? Koncepti në vetvete sugjeron një përgjigje pozitive përmes postulatit “lëreni kufizimin të bëhet një mundësi”. Kjo përfshin kërkimin për zgjidhje të reja teknike, optimizimin e procesit të prodhimit, por gjithashtu kombinon përfitimet mjedisore dhe ekonomike, duke ofruar zgjidhje për problemet ekologjike, të cilat bëjnë të mundur ruajtjen e nivelit të aktivitetit ekonomik.

Sidoqoftë ekzistojnë paradokse dhe efekte perverse, siç është “Paradoksi Jevons” i cili u formulua fillimisht nga ekonomisti britanik William Stanley Jevons (1835-1882) në librin e tij mbi çështjen e qymyrit në 1865. Vëzhgimi i tij i hershëm, pasojat e të cilit janë thelbësore edhe sot mund të përmblidhet si vijon: “Ndërsa përmirësimet teknologjike rrisin efikasitetin me të cilin përdoret një burim, konsumi i përgjithshëm i këtij burimi vërehet se rritet.

Në terma të thjeshtë: sa më shumë që një energji të përvetësohet (pra të liberalizohet), aq më shumë rritet konsumi i saj sepse disponueshmëria e saj është më e madhe”. Ideja e tij tregoi se futja e teknologjive më efikase, duke lejuar teorikisht kursimin e energjisë, rrit në mënyrë paradoksale konsumin e përgjithshëm të energjisë së konsumuar. Ky është pra paradoksi: “me anë të rritjes së prodhimit, një efekt pozitiv i gjeneruar nga inovacioni i vërtetë mund të anulohet nga sasia”.

Në atë kohë, motori me avull i James Watt (1736-1819), një përparim teknologjik i kohës, nuk uli konsumin e përgjithshëm të qymyrit. Megjithatë, falë këtij përparimi teknologjik, shumë më pak qymyr ishte i nevojshëm për të prodhuar më shumë energji. Ky vëzhgim më pas u vërtetua disa herë në historinë e teknologjisë moderne. Morali i fabulës: “Një risi në nivelin individual nuk gjeneron domosdoshmërisht një eksternalitet negativ në një shkallë masive”.

 

Pasi paradoksi është asimiluar, është legjitime të vihen në dyshim rreziqet e shikimit të tij të aplikuar në teknologjitë që pretendojnë të krijojnë një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm. Megjithëse jemi akoma larg, përgjithësimi i energjive të rinovueshme (të cilat kurrë nuk mund të jenë plotësisht të pastra) mund të japë shpejt mundësinë e përdorimit të bollëkut të tyre si pretekst për të përjetësuar “vrullin produktivist” në një kontekst ku është pikërisht rritja e qëndrueshme dhe konsumi i cili gjeneron devijimet mjedisore që ne njohim. Prandaj ekziston një rrezik real që njerëzimi do t’i dorëzohet oportunizmit që del nga përpjekjet e efikasitetit dhe inovacionit.

Megjithëse energjia diellore është disa mijëra herë më e madhe sesa nevojat për energji të njerëzimit, duhet të mbahet mend se ekziston gjithmonë një ndërveprim midis prodhimit të energjisë dhe shfrytëzimit të burimeve, cilatdo qofshin  ato. Si i tillë, zhvillimi i qëndrueshëm nuk mund të pretendojë të jetë efektiv në planin afatgjatë pa një logjikë kolektive të kundërshtimit të rritjes dhe më përgjithësisht ndaj institucioneve që e inkurajojnë atë. Miti i rritjes së pafund në një planet të fundëm tani duket i kuptuar mirë nga të gjithë nëse duhet të besojmë fjalimet e shkëlqyera të dëgjuara në konferencat kryesore të klimës.

Argumenti i fortë i kësaj teze është se një pjesë e konsiderueshme e rritjes aktuale bazohet në proceset ekstraktiviste. Përveç lëndëve djegëse fosile – naftë, qymyr, gaz – pjesa e shfrytëzueshme e burimeve minerare është e kufizuar fizikisht. Metalet më të konsumuar kanë tendencë të bëhen të pakta më shpejt sesa mendohej më parë. Edhe burimet e rinovueshme kushtëzohen nga kufij të caktuar.

Lexo edhe :  Gratë apo burrat, cilët bëjnë gjumë më të mirë

Për shembull, nëse është vërtet e mundur – dhe jetike – të mirëmbahet një pyll në mënyrë të qëndrueshme, nuk ka hapësirë të mjaftueshme të lirë në tokë për të mbështetur kërkesën globale për dru, e cila është shumë e madhe. Mjaftojnë vetëm këto arsye për të qëndruar të kujdesshëm kur kompanitë ose shtetet flasin për rritjen e gjelbër në mënyrë që të përjetësojnë një model të shoqërisë kuintesencialisht të vjetëruar.

Ky fenomen ekonomik nuk i bën të gjitha inovacionet ekologjike negative. Është thjesht e nevojshme të vëzhgohen këto risi përmes filtrit të një rreziku të natyrshëm në kapitalizmin produktivist. Duke pasur njohuri për këtë efekt reagimi të përshkruar nga “Paradoksi Jevons”, duket se është e arsyeshme të kthehemi në një tranzicion të gjelbër që konsideron të gjithë elementët në lojë, të tashmen dhe të ardhmen, në mënyrë që të mos jetë një pretekst i ri për rritjen e sferës së mallrave të konsumit tonë.

Mbajtja e ritmit të rritjes ekonomike globale – madje edhe në mënyrë të qëndrueshme – duke targetuar ngrohjen globale në dy gradë është e pamundur dhe njerëzimi do të kalojë nëpër një fazë kalimtare të zvogëlimit të prodhimit global, në atë që njihet si “Civilizimi Ekologjik” (David Korten, 2021).

Kjo duket se është filozofia e kapitalizmit të ri, ajo e promovimit dhe krijimit të një sistemi të ri global të qeverisjes mjedisore dhe zhvillimit të qëndrueshëm për të gjithë planetin. Por a është i gjithë njerëzimi gati për këtë objektiv? Igne Natura Renovatur Integra

Politikat dhe strategjite e zhvillimit ekonomik te Kosovës (mundesit dhe veshtirësite) në vijim…

Jakup Bellaqa

 

Zhvillimi ekonomik mvaret nga politikat dhe strategjie te cilat i ndjek (formulon) shoqëria shteti dhe komuniteti i biznesit, si dhe  mundesit dhe veshtirësit ekonomike qe ka Kosova, dhe në këtë faze gjithashtu nga ndikimi i Covidit-19 në ekonomi, dhe mundsitë për rimekembje dhe transformim ekonomik, si dhe politikat  dhe strategjite e zhvillimit ekonomik të Kosovës, në ketë fazë jan dhe shrohen pyetja baz se me çfarë lloj krize po ballafaqohemi, sa është e thellë kriza në Kosovë, si do te jetë e ardhmja, në baz te hulumtimeve të besueshmeme nga institucionet financiare nderkombetare si ( FMN, BB, BERZH-i,) dhe institucioneve vendore si (BQK,ASK,OEK,etj.) tergojnë ndikimin shumë negative të pandemisë COVID-19, në ekonominë e Kosovës.

Masat e marrura gjatë vitit te kaluar kan rezultuar në rënie mesatare të aktivitetit ekonomik prej -5.6 përqind në vitin e kaluar 2020, ku komponentat e investimeve dhe eksporteve neto janë zvogluar me -6.5 përkatsisht -6.4 përqindë, ndesa aktiviteti ekonomik u mbeshtet nga kontributi pozitiv i konsumit me 7.4 përqindë, sipas ASK-së, rënien më të lartë e shënuan sektori i hotelrisë dhe resturanteve (-30.7 përqind), transporti dhe magazinimi (-30.2 përqind), ndërtimtaria (-28.6 përqind), aktiviteteve administrative dhe mbështetëse (-12.4 përqind) tregtia (-8.9 përqind), ndersa sektori qe ka pasur rritje kanë qenë sektori i shëndetsisë dhe punës sociale (12.7 përqind) pastaj furnizimet me energji elektrike dhe gaz (12.2 përqind), pastaj industria përpunuese (12.0 përqind), informimit dhe komunikimit (10.5 përqind) si dhe industria nxjerrse (4.4 përqind), etj.

Vlen te theksojm se  konsumi shënoi rritje të ngadalsuar prej 02. Përqind, ndersa shporta e konsumatorit kosovar është me pjesmarrje shumë të lartë të produkteve me lëvizje sezonale të Çmimeve të importit, të cilat në vitin paraprak shënuan rënie -2.3 përqind (2.2 rritje në vitin 2019). Me rënie ishte ishinë edhe Çmimet e importit prej -0.8 përqind pra prodhimi.

Duhet theksuar se një komponent shum e rendesishmë për një shoqeri dhe shtet është edhe sektori fiskal, ku ne vitin paraprak te hyrat buxhetore arritën vleren neto prej 1.7 miliardë euro, që paraqet një rënie vjetore prej 8.8 përqind, ndersa shpenzimet buxhetore shënuan një rritje vjetore prej 6.5 përqind dhe arriten vlerën prej 2.2 milardë euro.

Nuk duhet lanur pa përmendur sektorin financiar ku ne vitin e kaluar u rritë për 236.8 milonë euro, ku kryesishtë ka ndikuar aktiviteti i sektorit bankarë dhe sektorit të sigurimeve ku reflektohet kryesysh në aktivitetin në dispozita, si rrjedhojë ka qenë posaqerishtë transferimi i mjeteve nga sektori pensional (10 përqinshit) në llogari te qytetarve dhe rritjes së nivelit të depozitave prej korporatave jofinanciare.

Në këtë kuader të sektorit bankar, paraja e gatshme dhe bilanci me BQK-në shënoi rritje më të lartë, pasuar nga aktiviteti kreditues dhe investimet në letra me vlerë. Meqense në kuader te detyrimeve, depozitat, si burim kryesor i financimit të aktivitetit bankar, shënuan rritjen më të theksuar në këtë kategori, ku me rritje u karakterizuan edhe kategoria e burimeve vetanake nga fitimi i mbajtur dhe i realizuar, vlen te theksohet me rendesi se sektori bankarë ruajti nivelin e lartë të kapitalit, pastaj tregueseve të likujditetit dhe cilsive të larta të portofolit kreditore.

Shtrohet pyetja baz se cilat kanë qenë politikat e deritashme të institucioneve të Republikës së Kosovës, në menaxhimin e pasojave ekonomike të shkaktuar nga pandemia, Qeveria e Kosovës fillimishtë ka miratuar një pako emergjente, në vlerë prej 179 milonë euro, ku kostoja e masave emergjente të Qeverisë është rrethë 2.5 përqind e GDP-së, dhe keto masa fokusin e kanë në transferin për ndermarrjet e vogla dhe te mesme, si dhe ndermarrjet me te goditura nga sektoret të ndryeshme ku përfshihetë avancimet të skemat sociale duke ju shtuar pagesa shtesë për një muaj; buxhet shtesë për Ministrinë e Shëndetsisë, shtyrje te deklarimeve dhe te pagesave të tatimve, përshirë tatimin në të ardhurat personale dhe tatimin në vlerën e shtuar.

Në këtë koh apo fazë Banka Qendrore e Kosovës ka marr vendim për suspendimin e pagesave te kredisë fillimishtë deri me 30 Prill 2020, me mundesi vazhdimi edhe për muaj te tjerë si masë lehtsuese për bizneset, ndersa komuniteti i biznesit ka vlersuar si te pamjaftueshme marrjen e masave ku ne baz te hulumtimeve apo anketave hulumtuese diku rrethë vetem 6%, e të anketuarve vlersojnë se masat kanë lehtsuar, krahasuar me pjesen tjeter ku keto masa nuk kan ndikuar në lehtsimin e vështirsive te tyre.

Gjatë muajit Korrik (2020) Qeveria ka miratuar Programin e Rimëkëmbjes Ekonomike, ku ka ndarë mjetë diku rreth 365 milonë euro, për të përkrahur bizneset në krijimin dhe ruajtjen e vendeve të punës, si dhe për të stimuluar kërkesën agregate. Programi i Rimëkembjesë Ekonomike, përfishinë masa për lehtsimin e qasjes në financa për bizneset, subvencionimin të shtesë për bujqit, lehtsira të ndryshme tatiomore, subvenconim të pagave për punetoret, si dhe mundesin që qytetaret të terheqin 10% të kontributeve të tyre të akumuluar në Trustin e Kursimeve Pensonale të Kosovës.

Ndersa si konkluzion dhe si mas rekomonduese se si mund dhe duhet të rimëkëmbet dhe të transformohet ekonomia e Kosovës, në këtë rast dhe në këtë fazë Kosova ka shansin e ri unik për të bëre ndryshimet e nevojshme dhe te domosdoshme, ku do te duhej te përgaditej një Pako për Rimëkembje Ekonomike ku do te duhej bazuar në disa shtylla të rëndesishme: (1) Pakti Kombetar për Transformim Ekonomik, ku do te duhej përfishire të gjithë hisedaret vëndimarrës  në nivel vendi, sektorin privat dhe sektorin financiar, ku si synim duhet te jetë përcaktimi i prioriteteve afatgjate, afatmesme dhe afatshklurte për zhvillimin ekonomik të vendit, ku do te zhvillohej përmes politikave, instrumenteve dhe masave që e vendosin sektorin privat në pozicionin e merituar në gjenerator të rritjes ekonomike.

Të gjitha prioritetet, politikat instrumentet dhe masat duhet të plotsojnë tri kriteret bazë, të jenë në harmoni të plotë me rregullat e ekonomies së tregut, dhe te bazohen në të dhënat dhe analizat  cost-benefit, si dhe te jenë te buxhetuera ku ketu do te duhej përfshirë edhe identifikimin e burimeve të financimit, ku rol të rendesishëm dhe qendrore luaj institucionet financiare nderkombetare dhe komuniteti i donatoreve, vlen te theksohet dhe nënkuptohet se transformimi ekonomik duhet te jetë modeli i ri zhvillimor i bazuar në nje strategji që mundsonë një largim gradual të varsisë nga burimet jostabile të rritjes dhe zhvillimit ekonomik te Kosovës, ku ketu përfshihen patjeter investimet publike dhe remitencat nga diaspora.

Modeli i zhvillimit ekonomik duhet te fokusohet apo te koncentrohet në sektoret që kanë aftësi konkuruese, me potenciale të larta për eksport dhe integrim në zingjirin furnizues, për forcim te ketyre sektoreve duhet te nxiten investime te jashme konkuruese.

Në planin afatshkurter dhe afatmesme politikat e Rimëkëmbjes Ekonomike nga Qeveria aktuale, duhet te orientohen në sigurimin e parakushteve dhe kushteve për bizneset dhe konsumatoret dhe në qarkullim te panderprerë të paras në treg, për te arritur këtë qellim sipas mendimit tim dhe sipas këndveshtrimit tim profesional kisha sugjeruar qe ti merr keto veprime institucionale ku do ti fokusoja si në vijim;1) Invesimet në sistemin shëndetsorë për të adresuar shëndetin e qytetarve dhe për ta mbajtur virusin nën kontroll;2) Fokusimi në dixhitalizimin të adminstrates publike  dhe reduktimit te byrokracisë, pastaj në këtë rrafsh kompanit të financohen për dixhitalizim të proceseve të tyre biznesore përmesë tregtisë elektronike;3) Do te duhej te ketë program te përkrahjes të integrimit të kompanive kosovare në zingjiret global të furnizimit;4) Program te veqant financiar  për përkrahjen dhe financimin dhe promovimin e e sektorit të turizmit dhe të gastronomisë, dy nderë sektoret ma te goditur nga pandemia;5) Krijim te lehtsirave tatiomore dhe ligjore për sektorin e ndertimit, sektor që mund të përfishihet nga kriza, në muajt në vijim, si pasojë e problemeve në cash-fllov-n e kompanive aktive në këtë sektor, përfshirë ulja e taksave për ndertim dhe krijimin e bazës ligjore për regjistrim të përkohshëm  kadastral të objekteve në ndërtim;6) Stimulim të kërkesesë agregate përmesë stimulimit të blerjeve në perudha të caktuera ( për shembull 0% të TVSH për blerjen gjatë fundjavës). 7) Krijim të instrumenteve financiare, për finacim të tranzicionit në energji, drejt zgjedhjeve me të qëndrueshme dhe me efiÇente të furnizimit me energji, për bizneset dhe ekonomitë familjare.

Rimekëmbja dhe transformimi ekonomik do të varen edhe nga faktoret e tjerë apo një numer i madhë i faktorëve, qe mund te jen edhe kohzgjatja e pandemisë dhe ndikimi i saj në jetën e konsumatoreve dhe ndikimin e drejtëpërdrejtë te biznesitë, por edhe nga aftesia e bizneseve për tu përshatur kushteve dhe rrethanave te krijuar dhe te trashiguar nga viti paraprakë si dhe për tu përshtatur me “normalitetin e ri” Qeveria besoj dhe do te duhet te jetë proaktive në sigurimin dhe mbeshtetjen adekuate dhe te domosdoshme për qytetaret dhe bizneset, por edhe te jetë fleksibile në ketë fazë te veshtire socio ekonomike në te cilen gjenden “ konsumatori dhe bizneset” për tu dalur në ndihme dhe për tu përshtatur me Çdo rrethanë të re që mund të krijohet në ketë kohe dhe në të ardhmen.

Sepse “dhimbja ekonomike” me siguri do te kalon në disa valë, sepse në këtë vale te një numer i puntoreve mund te mbesin pa punë apo te rrezikojn ti humbin vendet e punës,  ku do te jenë në panik, jo veq nga pandemia por edhe ma shumë nga ankthi për te ardhmen e tyre ekonomike dhe sociale. Qeveria prioritet mbi prioritetë duhet të zvoglojnë mundsitë e bankrotimit të individeve dhe ndermarrjeve, të sigurojnë që njerzitë do të vazhdojnë të shpenzojnë, edhe nëse nuk janë duke punuar dhe të rrisin investimet publike dhe investimet shëndetsore.

Prandaj, na duhet të avancojmë instrumentet ekzistuese të sistemit finaciar, për të rritur kapitalin në treg, përmes krijimit të fondeve investive, të cilat mund të ndikojnë të rrisinë mjete nga qytetarët, bizneset, diaspora, industucionet financiare, etj.

Të fundit

Crystal Palace turpëron Manchester United në “Selhurst Park”, Ten Hag drejt shkarkimit

Manchester United turpërohet nga Crystal Palace në javën e 36-të të Premier League-s. “Djajtë e Kuq”, të cilët udhëtonin...

Napoli humbet “rrugën” e fitores, Udinese merr një pikë të artë në fundin e sfidës

Napoli nuk di më si të fitojë. Në ndeshjen që mbylli javën e 35-të të Serisë A, skuadra e drejtuar nga Calzona nuk shkoi...

Flet fqinji i babit të Alma Arrazit: I kishte kërkuar ndihmë të atit pak ditë më parë

Azem Bushati babai i Alma Arrazit, 39-vjeçares e cila u vetëmbyt në lumin Buna së bashku me tre fëmijët e saj të mitur, banon...

“Vajza e brishtë e martuar me të fortin e lagjes”, gazetari i njohur zbulon detajet

Gazetari Ferdinant Xhaferri ka treguar në një emision televiziv shkaqet e mundshme të ngjarjes tragjike të ndodhur tre ditë më parë në Shkodër, ku...

Tragjedia në lumin Buna/ Reagon Fevziu: Fëmijës nuk ka të drejtë t’ja marrë jetën askush

Qyteti mikpritës e bujar i Shkodrës u zgjua nën kujën e lotëve, ku një nënë e re i dha fund jetës së saj dhe...

Lajme të tjera

Web TV