Sondazh në 3 pas mesnate/ Rama poston videon e humoristëve shkodranë: E dona, e dona një vajzë (Video)

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar një video humoristike për një mesazh për të votuar kandidaten e PS në Shkodër, Edona Bilalin.

Në video shfaqen dy aktorë humori shkodranë, Zyliha Miloti dhe Besnik Çinari, njëri me flamurin e PD e tjetrin të PS, dhe një telefonatë i zgjon në orën 3 të mëngjesit për sondazh.

Burri nuk i jep përgjigje pasi thotë se nuk i tregon as gruas së tij për kë voton. Në humor çinari thekson se e kena shtatë djem dhe se e dojnë një vajzë. Më pas çifti thotë se do një vajzë, dhe emrin t’ia vendos e dona, si Edona Bilali e PS.