“Forca”/ Rama falenderon patronazhistët: Derë më derë për 12-tën e yjeve të flamurit evropian

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka falënderuar patronazhistët dhe i ka inkurajuar që të vijojnë derë më derë. Sipas kreut të Partisë Socialiste, çdo trokitje e tyre për 12-tën e pavarësisë, e të lindjes së Partisë Socialiste është një trokitje në derën e së ardhmes.

Po ashtu, Rama shprehet se sot do të mbajë një takim elektoral në sheshin “Skënderbej” ndërsa shton se edhe sikur gurë të bien do t’i tregojnë gjithë vendit “forcën e karakterit e të pasionit tonë për Shqipërinë”

POSTIMI

“12
Faleminderit patronazhistëve tanë dhe forca, derë më derë, çdo trokitje e juaja për 12-ën e pavarësisë, 12-ën e lindjes së Partisë Socialiste, 12-ën e yjeve të flamurit të Europës, 12-ën e aritmetikës korrekte (4×3=12?) është një trokitje në derën e të ardhmes?
Asnjë frikë, asnjë ngurrim, asnjë luhatje prej atyre që kanë kapur alltiet e marrëzisë që të ndalin të pandalshmen, ngjitjen e Shqipërisë në majën ku Zoti i deshi shqiptarët kur e bekoi këtë vend të vogël me dy dete, plot lumenj e liqene, maja me dëborë e fusha me diell gjatë krejt vitit?
Përpara me të gjithë forcën e dashurisë për gjyshet e gjyshërit, prindërit e fëmijët dhe për këtë vend ku duhet të lemë gjurmën e krenarisë sonë për emrin shqiptar??
Shihemi sonte, në orën 6, tek sheshi i Skënderbeut, këtu në Tiranë dhe jo shi, po gurë të bien nga qielli, t’i tregojmë mbarë Shqipërisë forcën e karakterit e të pasionit tonë për Shqipërinë”

Të fundit

Alarm për serbët, ushtarët kroatë janë në kufirin e Kosovës

Serbia është alarmuar pas lëvizjeve të fundit të KFOR në kufi me Shqipërinë. Misioni i KFOR-it i NATO-s, i...

Korçë, përkeqësohet situata me zjarret në fshatin Dishnicë

Përkeqësohet situata me vatrën e zjarrit në fshatin Dishnicë të Bashkisë së Korçës, vatër e cila është zgjeruar akoma dhe më tej, duke hyrë...

Macron: Franca do të njohë shtetin e Palestinës

Franca do ta njohë zyrtarisht Shtetin e Palestinës. Lajmin e ka dhënë Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, duke shtuar se njoftimin zyrtar do ta japë...

Qipro, dy persona humbin jetën, gjenden të djegur brenda automjetit të shkrumbuar

Dy persona kanë humbur jetën brenda një automjeti të shkrumbuar nga zjarri i fuqishëm që ka përfshirë rajonin jugor të Qipros. Mediat e huaja raportojnë...

Kryebashkiaku i Shijakut: Kemi 160 vende të lira pune, paga 1 milionë lekë

“Bashkia Shijak, në bashkëpunim me Zyrën e Punës, ka hapur 160 vende të reja pune për muajin Korrik” – njofton kryebashkiaku i Shijakut Elton...

Lajme të tjera

Web TV