Ka nisur seanca për 34-vjeçarin Rudolf Nikolli. Siç shihet nga pamjet, Nikolla është në kafazin e hekurt të sallës së gjyqit, ndërsa qëndron në dukje i qetë.
34-vjeçari nga Burreli, u arrestua për sulmin në xhaminë, “Dine Hoxha”, ku mbeten të plagosur me thikë 5 besimtarë.
Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhin në Xhaminë “Dine Hoxha” te Rruga e Kavajës në Tiranë.
Fillimisht ai goditi me thikë një besimtar që ishte në picerinë aty pranë dhe më pas u fut brenda duke plagosur katër të tjerë.
Besimtarët e tjerë ndërhynë duke arritur të ia hiqnin thikën nga dora duke e nxjerrë jashtë dhe më pas u neutralizua po nga besimtarët deri sa aty mbërrit policia.
Të plagosur nga kjo ngjarje mbetën Donald Koçi, 35 vjeç, Saba Peposhi, 22 vjeç, Maringlen Konja, 24 vjeç, Kleon Jupaj, 26 vjeç dhe Amri Tolaj, 23 vjeç,