Gjesti i turpshëm para grave dhe vajzave, ja si justifikohet Lulzim Basha

Bëri ‘xhiron’ dje në rrjetet sociale një video e kreut të PD-së, Lulzim Bashës, teksa bënte një gjest aspak të hijshëm, në sy të qindra grave dhe vajzave që ishin të pranishme në miting.

Ndërkohë, sot Basha u justifikua duke thënë, në mënyrë jo të drejtpërdrejtë, se po fuste këmishën në pantallona.

Ndërsa tha se kryeministri Edi Rama është kthyer në satelitin e tij, Basha shtoi se ai merret edhe me “si e fus unë këmishën në pantallona”.

“Merret me fjalimet e mia, merret me veshjen time, si e fus unë këmishën në pantallona, merret me  flokët vetëm që të mos i kthejë përgjigje pyetjes: çfarë ke bërë për shqiptarët”, tha Basha në Open.