Shokon Xhelal Mziu: Kemi ngritur grupet tona dhe çdo person i dyshimtë do ta pësojë njëlloj si ai i Elbasanit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje e rëndë tronditi Elbasanin dy ditë më parë (21 prill 2021) ku mbeti i vrarë me armë zjarri Pjerin Xhuvani. Xhuvani u qëllua me armë zjarri nga Arbër Paplekaj, pjesë e strukturave për mbrojtjen e votës të ngritura nga Partia Demokratike.

Në fjalën e tij, në përmbyllje të fushatës elektorale në Dibër, kandidati për deputet i PD-së i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që çdo person të dyshimtë ta raportojnë te grupet e posaçme që PD ka ngritur për mbrojtjen e votës dhe do ta pësojnë njëlloj si ai në Elbasan.

Xhelal Mziu: Kemi ngritur grupet e gatshme nga sot dhe në vazhdim, çdo person i dyshimtë që lëviz në lagjet tuaja mjafton një telefonatë dhe do ta pësojë njëlloj si ai i Elbasanit.

Ditën e djeshme në Maqellarë simpatizantë të PD-së ndaluan një tjetër mjet, për të cilin thonin se i përkiste eksponentëve socialistë me pretendimin se po shpërndanin para për blerjen e votës.

Po ashtu Mziu i bëri thirrje të gjithë qytetarëve dibranë që në 25 prill të mbrojnë votën me gjak dhe nëse është e nevojshme të dalin me sopata, me drunj për ta mbrojtur atë.

Xhelal Mziu: I bëj thirrje çdo qytetari të Dibrës të dalë dhe ta mbrojë me gjak, me sopata, me drunj apo çfarë të dalë para kushdo që do përdorë voton e një qytetari. Jam i sigurtë që jo vetëm demokratët , por edhe socialistët janë bashkuar në këtë betejë.

Ngjarja në Elbasan

Për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan janë shoqëruar mbi 10 persona. Ndërkohë në kërkim është shpallur Klement Xhaferri. Xhaferri është një emër i njohur për policinë e Elbasanit dhe kryeqytetit, ka qenë i hetuar edhe nga prokuroria për një përplasje të ndodhur në Elbasan në 2017 kur pati të shoqëruar dhe ndaluar ku u rrezikua edhe jeta e një punonjësi të policisë në tregun agro-ushqimor në Elbasan.

Lexo edhe :  Shndërrimi i Kullës Veneciane në Durrës/ Rama: Rrugëtim përmes thesareve të trashëgueshme

Ai u qëllua nga Arbër Papleka, një ish-efektiv policie. Ndërkohë PD dhe PS kanë hedhur akuza ndaj njëra-tjetrës për ngjarjen. Të plagosur mbetën edhe 4 persona, një prej të cilëve dhëndri i viktimës, si dhe një efektive policie, Xhensila Sota.

Të fundit

Në Bibliotekën Kombëtare të Francës gjenden katër libra me arsenik në kopertina

Katër libra janë hequr nga Biblioteka Kombëtare e Francës për shkak të shqetësimeve se kopertina e tyre ishte e...

Gjermania plan për të mbështetur ushtarët amerikanë në frontin lindor të NATO-s

Ushtria gjermane po përgatit një plan afatgjatë për të ofruar mbështetje logjistike për trupat amerikane që do të shkojnë për të luftuar në frontin...

Një personazh i ri futet surprizë në shtëpinë e BBVip, banorët mbesin pa fjalë

Vëllai i Madh u ka dhënë sot banorëve të “Big Brother VIP3” një sfidë të re. Ata do të ndahen në çifte dhe pasi...

Qyteti që u shpall “xhevahiri i fshehur” i Europës për vitin 2024

I vendosur midis Benidorm dhe Alicante, qyteti i Villajoyosa në Spanjë ka ndërtesa shumëngjyrëshe dhe një plazh të bukur me palma. Shumë destinacione të njohura...

Skema e re/ Ndryshojnë sahatët për furrat e bukës

Duke nisur nga data 1 maj do të hyjë në fuqi skema e re e tarifikimit të energjisë elektrike për furrat e bukës, që...

Lajme të tjera

Web TV