Pas 23 ditësh, Navalny i jep fund grevës së urisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lideri i opozitës ruse, Aleksei Navalny, njoftoi se do ta përfundojë grevën e tij të urisë. Vendimin e ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në Instagram, ku ka theksuar se shëndeti i tij është i përkeqësuar dhe se po vazhdon të kërkojë që ai të kontrollohet nga mjekët e tij personal.

Më 22 prill, mjekët i thanë atij se duhet ta përfundojë grevën e urisë dhe se nëse ajo vazhdon edhe pak “nuk do të kenë më një pacient për të trajtuar”.

Navalny, 44-vjeçar tha se do të duhen 24 ditë për t’u kthyer gradualisht në një rutinë normale të ngrënies, pasi e filloi grevën e urisë më 31 mars duke kërkuar trajtim shëndetësor nga mjekët jashtë burgut.

Vendimi për të ndërprerë grevën e urisë vjen dy ditë pasi mijëra rusë anembanë Rusisë iu bashkuan protestave duke kërkuar që Navalny të marrë trajtimin e duhur mjekësor.

Më shumë se 1.700 persona u arrestuan gjatë protestave. Organizata Amnesty International ka thënë se kjo paraqet “goditje tronditëse të lirive themelore”. Policia arrestoi të paktën 10 gazetarë në lidhje me mbulimin e protestave, sipas vëzhguesve të lirisë së medias.

Navalny u arrestua më 17 janar pas kthimit të tij në Rusi nga Gjermania, ku ai mori trajtim pas sulmin me agjent helmues në Siberi. Ai ka insistuar që helmimi i tij me një agjent nervor kimik – Noviçok – ishte urdhëruar direkt nga presidenti rus, Vladimir Putin.

Kremlini ka mohuar çdo rol në helmim.

Në shkurt, një gjykatë në Moskë vendosi që ndërsa ishte në Gjermani, Navalny kishte shkelur kushtet e një lirimi me kusht nga një lëndë e vjetër gjyqësore.

Të fundit

Përplasen dy helikopterë, humbin jetën të gjithë personat që ndodheshin në to

Dy helikopterë privatë janë përplasur në Finlandë, duke lënë pas viktima. Të pesë pasagjerët e helikopterëve që u përplasën në...

Greqia padit Adidas për reklamën me Akropolin, shkelje e trashëgimisë kulturore

Autoritetet greke kanë nisur veprime ligjore pasi pamjet e një reklame të re të Adidas, ku Akropoli i shekullit të V p.e.s. shfaqet si...

Shqipëria në finalen e Eurovision/ Votoni ‘Zjerrm’, le ta çojmë atje ku e meriton

Nata finale e Eurovision, ku Shqipëria përfaqësohet me Shkodrën Elektronike dhe hitin ‘Zjerrm’ po përcjell emocione të veçanta në botën mbarëshqiptare. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe...

Opozita kontenstoi votat/ Celibashi nxjerrë blof Berishën: PD nuk ka sjellë asnjë provë

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi deklaroi se Partia Demokratike nuk ka paraqitur asnjë provë për të mbështetur pretendimet e saj mbi manipulimin e votave të ardhura...

Modë, muzikë dhe turizëm/ Vlora çel sezonin turistik me mbrëmje festive

Në një skenë gjigande të ndërtuar në shëtitoren Lungomare, pranë "Ujit të Ftohtë" Vlora çeli zyrtarisht mbrëmjen e sotme sezonin turistik. Çelja e sezonit u...

Lajme të tjera

Web TV