“Mbaj fjalën për dorëheqjen”, Gjiknuri mesazh Metës: Vlonjatët dinë të presin, por edhe të të përcjellin!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kandidati për deputet i PS-së në Vlorë, i renditur i shtati në listë, Damian Gjiknuri, i cili ka falënderuar të gjithë strukturën e PS në këtë qark për punën dhe fitoren.

Po ashtu Gjiknuri nuk e ka kursyer edhe një mesazh për Presidentin, Ilir Meta, të cilit i ka kërkuar të mbajë fjalën e dhënë që nëse PS fiton 71 mandate do të dorëhiqej.

Gjiknuri: Jemi afër rezultatit të 2017 që është një rezultat historik. Falë punës së të gjithëve ne arritëm të marrim rezultatin më të thellë në Republikë. Falënderoj edhe forcat e tjera politike në Vlorë që treguan kulturë dhe demokraci. Falënderoj Presidentin që na e energjizoi fushatën dhe me qe ne e mbajtën fjalën tonë të mbajë edhe ai fjalën e tij dhe të dorëhiqet si President. Jemi të kënaqur, por mund të kishim qenë edhe më mirë nisur nga numri i votave të pavlefshme sepse ishte i lartë. Jam i bindur që do të jetë një mësim edhe për herët e tjera se puna në ekip të nderon.

I dha motiv të gjithë qytetarëve vlonjatë që ta kthenin atë në një referendum edhe për Presidentin dhe realisht ai na dha forcë pasi erdhi dhe na akuzoi pa të drejtë. Unë e thash edhe në fushatën përmbyllëse të PS në Vlorë që vlonjatët dinë të presin, por dinë edhe të të përcjellim dhe atë e përcollën.

Kandidatët e PS-së nga Vlora që futën në Kuvend janë: Pranvera Resulaj, Anduel Tahiraj, Vullnet Sinaj, Anila Denaj, Niko Kuri, Ilir Metaj, Damian Gjiknuri dhe kryeministri aktual Edi Rama.

Të fundit

Taulant Balla flet për votat e Greqisë: Numërimi i tyre po pengohet nga humbësit

Balla tha se procesin e numërimit të votave të Greqisë po e pengojnë ata që kanë humbur, duke nënkuptuar...

Përplasja në KZAZ e Kasharit, reagon Policia: U arrestua një 26-vjeçar

Policia ka reaguar zyrtarisht pas incidentit të ndodhur mesditën e sotme në KZAZ 30 në Kashar, ku gjatë procesit të numërimit përfaques të subjekteve...

Kush është i dashuri i Beatriçes së “Shkodra Elektronike”?

Edhe pse Beatriçe e 'Shkodra Elektronike' ka zgjedhur të jetë diskrete për jetën e saj private, mbrëmja e gjysmëfinales së Eurovision-it në Basel solli...

Shuhet pediatri i njohur i QSUT/ Humbi jetën teksa i shërbente fëmijëve të sëmurë

Një lajm i trishtë u mësua ditën e sotme (14 maj). Ndarja nga jeta e pediatrit të njohur tropojan Bashkim Nezaj. Ikja e mjekut nga kjo...

Goditi me grushte sekretarin e KZAZ-së në Kashar, shoqërohet në polici autori (EMRI)

Shoqërohet në polici autori i përplasjes së dhunshme me grushte që u regjistrua sot në ambientet e Qendrës së Numërimit të votave në Kashar,...

Lajme të tjera

Web TV