Humbëm!/ Nga Sebi Alla

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Sebi Alla

Klithje gëzimi, mërzi hidhërimi. Njëri ngre dolli fitoreje me pije të shtrenjtë, tjetri i pezmët nga zymtësia e humbjes kapërdin pështymën në fytin e tharë. Të ndarë gati në gjysëm, ca të vërenjtur, e ca fytyrë qeshur. Por të gjithë humbën, edhe ata që gëzojnë fitoren. Humbëm jetë në Elbasan, familja do e qajë, do e vuaj mungesën e tij dhe do i shfaqet kujtimi i hidhur sa herë sheh një kuti votimi. Humbëm edhe një ish-oficer elitë që hoqi uniformën e “njeriut të ligjit” dhe veshi kostumin e burgut me mantelin e “kriminelit”. Ai dergjet në qeli duke lënë jashtë po brenda “burgut të mendjes” katër fëmijë të mitur që do presin gjatë, shumë gjatë pa babain e tyre. Të gjithë për vota, të gjithë për qëllimin pushtet. Humbëm një president, e humbëm përfundimisht, por fatkeqësisht do e kemi “përjetësisht”, të paktën deri në korrikun e një viti më pas. Na ftoi që në vend të votës të shkundnim nëpër duar sëpata, por të mprehura mirë për të prerë jo dru, por duar njerëzish. Ai humbi moralisht dhe përfundimisht postin, por jo vulën e institucionit që e mban ngjeshur pas xhepit, sepse i jep pushtet. Humbëm edhe një kandidat për deputet nga radhët e partisë së presidentit “duarprerës”, që i dha votuesit të tij 100 dollarë, jo se ishte aq xhymert që “ndihmon të varfrit”, por kishte fort bosh portofolin e mendjes.

Humbëm një lider opozite, edhe pse ai fitoi vetëm vetëm veten, nën ekstazën e rreme të rritjes në vrapim, por jo të ngjitjes në podium si i pari. Humbëm edhe kryeministrin që mban medaljen e tretë të artë në qafë, por i rëndon shumë dhe do i duhet të ulë kokën, atë krye që kurrë se ka ulur. Humbi vetë Rama se përballë do ketë rivalë gjithnjë humbës, duke e lenë kryeministrin me dilemën: “Jam unë i fortë, apo është kundërshtari i dobët?” Kjo pikëpyetje për të ka një përgjigje, që ai nuk do donte kurrë ta pranonte, edhe pse është aq e pastër si vetë drita: “kundërshtari është fort i dobët”.

Po “fituesi” pa asnjë fitore a ka humbur?

Lexo edhe :  Rilindja Urbane 2 në Pogradec: kthim në normalitet apo pranim i anormalitetit?

Basha u rrit krahasuar me humbjen e rëndë të vitit 2017, por ai nuk rikuperoi dot aq sa të merrte pushtetin, dhe fitoi vetëm humbjen e tij. Kaq nuk mjafton dhe sot dikush duhet të mbajë përgjegjësi morale por edhe institucionale. Basha duhet ta bëjë këtë, jo duke u dorëhequr si humbës dhe të qëndrojë në garë brenda partisë për të festuar fitoren e tij para rivalëve demokrat, që sado të fortë të jenë, do mposhten po aq lehtë. Basha duhet ta kuptojë se kundërshtar politik ka Ramën dhe jo rivalët brenda partisë, pasi qëllimi nuk janë çelësat e një zyre partie, por përgjegjësia e pushtetit ekzekutiv, që kurrë nuk e fitoi.

Humbën edhe ambasadorët e huaj. Ata që futen seli më seli e skutë më skutë për të mbajtur stabilokraci, por si “humbës” të mëdhenj nuk sollën me vete demokracinë. Humbi edhe Kim. Vijnë si fitimtarë dhe vizionarë dhe ikin si humbës, pa e kuptuar, me dekada pa e kuptuar… Nuk bëri më shumë se dy paraardhësit e fundit Arvizu dhe Lu, madje bëri identik si ata. Kim ngjiti të njëjtat shkallë nga kishte kaluar Arvizu në vitin 2011 dhe u fut në të njëjtën palestër shkolle që mban emrin e heroit Vasil Shanto, duke “shantazhuar” numëruesit që të vijojnë numërimin e votave. Humbi Kim edhe si Lu, që tha se tashmë “peshqit e mëdhenj” të korrupsionit dhe krimit të organizuar do të ndëshkoheshin nga drejtësia e re, por as “sardele” të kequshqyera nuk po shohim në qeli. Ata humbën, por kryehumbësit jemi ne votuesit e thjesht, që me militantizëm zjarr në kokë, apo të ftohtë në mendje, shkuam para kutisë së votimit për të kërkuar vijimësinë e pushtetit apo për ta ndryshuar atë. Humbëm sot, por do humbasim edhe në vijim, sepse ata që “humbën” po bëjnë përgjegjës fqinjin që votoi ndryshe duke ia kthyer me hakërrim: “mirë ta bën pushteti, a e votove, vuaj tani aty dhe mos u anko”. Dhe kjo është humbje e madhe, të paktën e drejta për t’u ankuar nuk duhet ndëshkuar kaq ligsht.

Kush fitoi?

 

Të fundit

Gjergj Luca ironizon “Thurjen”: Mbahu Shaban, qëndro burrë!

Biznesmeni i njohur Gjergj Luca ka komentuar përmes një postimi në rrjete sociale përplasjen mes Adriatik Lapajt të "Shqipëria...

Egnatia fiton pastër ndaj kampionëve të Bjellorusisë, kualifikimi vuloset në Rrogozhinë

Egnatia ka mposhtur Dinamo Minsk me rezultatin 0 me 2 në transfertën e Hungarisë. Sfida e parë e vlefshme për turin e dytë të...

Ngjarja e Fierit, gazetarja zbulon detajet: Ishte masakruar në pjesët intime!

Anesti Rama 56 vjeç u vra në mënyrë makabër nga vajza e tij Emanilda Rama 26 vjeç në Fier. Burime bëjnë me dije se...

Përmbysje e madhe në “Loro Boriçi”, Vllaznia triumfon në ndeshjen e parë ndaj Vikingur

Vllaznia fiton 2-1 ndaj Vikingur Reykjavik në Shkodër, në ndeshjen e parë të turit të dytë të Conference League. Ndeshja u zhbllokua shumë shpejt, që...

A do të kandidojë për Bashkinë e Tiranës? Kjo është përgjigjja e Arlind Qorit

Kreu i i “Lëvizjes Bashkë”, Arlind Qori, ka përsëritur distancimin e tij politik nga dy partitë e mëdha, PS dhe PD, duke theksuar se...

Lajme të tjera

Web TV