Lë pas edhe Ramën, Taulant Balla më i votuari në Shqipëri/ Basha humb PD-në, ja kush janë dy demokratët me më shumë vota

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Numërimi paraprak i votave për kandidatët për deputetë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit ka rezultuar jo pak surprizues.

Deri në orën 19:30, kandidati më i votuar në rang kombëtar rezulton të jetë Taulant Balla I Partisë Socialiste, i cili ka marrë 16,085 vota. Edhe pse kryetari i partisë më të madhe në vend, kryeministri Edi Rama renditet i treti, me diferencë 5 mijë vota më pak se Balla. Bledi Çuçi renditet i dyti më i votuari në rang kombëtar.

Në 20 vendet e para, 14 janë kandidatë të PS.

Lulzim Basha nuk figuron fare në listën e më të votuarve. Kandidatët më të votuar në PD janë Flamur Hoxha me 9,159 vota dhe Ervin Salianji me 8,549 vota.

Kryetari i PD renditet i 32-ti me  5,042 vota, ndërsa të djathtët duket se kanë injoruar komplet Sali Berishën i cili renditet 88-ti.

Monika Kryemadhi e LSI renditet e 129-ta, me vetëm 645 vota.

Lista me 20 më të votuarit

1. TAULANT BALLA PS 16,085
2. BLEDAR ÇUÇI PS 11,814
3. EDI RAMA PS 11,385
4. NIKO PELESHI PS 11,231
5. SAIMIR HASALLA PS 10,684
6. BLENDI KLOSI PS 9,375
7. AURORA MARA PS 9,316
8. FLAMUR HOXHA PD-AN 9,159
9. ERION BRAÇE PS 8,643
10. ERVIN SALIANJI PD-AN 8,576
11. BLEDJON NALLBATI PD-AN 7,237
12. DASHNOR SULA PD-AN 7,126
13. BELINDA BALLUKU PS 7,058
14. PAULIN STERKAJ PS 6,554
15. ANILA DENAJ PS 6,320
16. TOM DOSHI PSD 6,279
17. DAMIAN GJIKNURI PS 5,993
18. ZEF HILA PD-AN 5,877
19. LUAN DUZHA PS 5,746
20. VULLNET SINAJ PS 5,737

Të fundit

Monedhat e huaja në rënie/ Kursi i këmbimit, 21 shkurt 2025

Sot, më datë 21 shkurt 2025, në tregun valutor, euro blihet me 98.7 lekë dhe shitet me 99.4 lekë. Dollari...

Integrimi/ Strategjitë që do mundësojnë hyrjen në BE, kostoja llogaritet 7.6 mld euro

Rreth 7,6 miliardë euro llogaritet totali i kostos për financimin e zbatimit të strategjive deri në 2028 që do të kontribuojnë në anëtarësimin e...

Gazetarja zbulon planin e SPAK për zgjedhje/Do infiltrohen njerëz në shtabet elektorale

Prokuroria e Posaçme ka hartuar një strategji të re për monitorimin e zgjedhjeve, e cila synon të evidentojë shkeljet dhe të garantojë një proces...

Revista britanike: Shqipëria mes destinacioneve kryesore turistike në 2025

Pallate të lashta, dete me ujëra të pastra kristal dhe plazhe të pazbuluara – ekspertët tanë të udhëtimeve ju rekomandojnë destinacionet më të mira...

Lajme të tjera

Web TV