Meta nuk jep dorëheqjen: Fajin për humbjen e LSI e ka Monika, ja kur do të rikthehem në parti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti Ilir Meta ka pranuar ndjesën e kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi në lidhje me djegien e mandateve të deputetëve dhe të mos marrjes pjesë në zgjedhjet lokale të dy viteve më parë nga ana e opozitës.

“Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta falënderon Kryetaren e LSI, znj.Monika Kryemadhi për reflektimin e saj lidhur me lënien e mandateve dhe bojkotin e zgjedhjeve vendore, që e mbifuqizuan pushtetin e Kryeministrit dhe i lehtësuan bërjen e shumë ligjeve korruptive me porosi dhe në interes vetëm të oligarkëve dhe blerjes së zgjedhjeve. Presidenti Meta vlerëson fushatën e ndershme dhe model të LSI dhe sidomos rreth 110 mijë qytetarët, të cilët i rezistuan presionit të mafies, bandave, diskriminimit mediatik, survejimit dhe presioneve policore”, reagoi Meta nëpërmjet zëdhënësit të tij, Tedi Blushi.

Më pas, Meta ka dhënë edhe një sinjal që nuk do t’i njohë zgjedhjet, pasi thekson se në këto zgjedhje votat u tjetërsuan.

“Presidenti Meta shpreh keqardhjen për tjetërsimin masiv të votave, por kjo ishte e pritshme, për më tepër, që nuk u morën masat e duhura për parandalimin e këtij krimi të rëndë zgjedhor.
Presidenti Meta në respekt të sakrificave për demokracinë, që ka bërë LSI, i njofton të gjithë anëtarët dhe simpatizantët e saj se më 24 korrik 2022 do të rikthehet për të marrë kartën e anëtarësisë së LSI dhe do t’u bashkohet përpjekjeve të të rinjve dhe të rejave për Shqipërinë e Shqiptarëve”, thuhet në statusin e Tedi Blushit, zëdhënësit të Presidentit.

Më herët në konferencën për mediat, Kryemadhi duke mos pranuar dhënien e dorëheqjes, deklaroi se nuk e kishte dëgjuar presidentin për mos dorëzimin e mandateve të deputetëve të Parlamentit.

“Kjo gjë dhe koha, dhe ky rezultat tregoi që shqetësimi i Presidentit të Republikës ishte i drejtë, për këtë situatë në të cilën ne gjendemi sot. Prandaj, dua që edhe në emër të LSI, edhe timin personal, ti kërkoj falje për këtë çast, për këtë veprim dhe për këtë qëndrim, i cili nuk solli gjë tjetër veçse 70 për qind të ndryshimit që donin shqiptarët, 70 për qind të shqiptarëve që donin ndryshimin, nuk solli gjë tjetër, por solli vetëm rrëmbimin dhe fitoren e zgjedhjeve nga bandat kriminale dhe nga oligarkët”, deklaroi Kryemadhi.

Të fundit

Shitjet e Tesla-s bien globalisht, por kërkesat rriten në Ukrainë

Ndërsa shitjet globale të Tesla-s kanë pësuar një rënie të ndjeshme gjatë tremujorit të parë të vitit 2025, marka...

Stresi për Jozin: Ka qenë bari delesh, është marrë me lopë

Stresi, ka qenë një mbështetës i hershëm i Gjestin në edicionin e katërt të Big Brother VIP Albania. Së fundmi ai ka komentuar situatën...

Alban Skënderaj feston ditëlindjen, Miriam Cani e uron me fjalë të ndjera

Këngëtari i dashur për publikun shqiptar, Alban Skënderaj, feston sot ditëlindjen dhe nuk kishte si të mungonte një urim i veçantë nga partnerja e...

17 vjeçari në Gjirokastër ishte trajtuar nga psikologia e shkollës, nis hetimi

17-vjeçari Veip Peçi, është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në fshatin Valare në Gjirokastër ditën e sotme. I mituri dyshohet se është vetëvarur...

Turizmi i “uritur” për punëtorë, operatorët: Kemi rritur pagat por kemi sërish vende bosh

Në prag të nisjes së sezonit të plazhit, bizneset turistike po përpiqen të plotësojnë vendet e lira të punës. “Ka nevojë për menaxherë, kamerierë dhe...

Lajme të tjera

Web TV